Italia zgjat kufizimet në udhëtim
Qeveria italiane ka zgjatur ndalesën për udhëtimet jo të dom...
Në Shtetet e Bashkuara dy ekspertë me përvojë të politikës së jashtme dhe të Ballkanit, thanë për Zërin e Amerikës se zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme për të ardhmen e tyre dhe të rajonit. Komentet e tyre vijnë pasi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha pas fitores së partisë së tij, se bisedimet me Serbinë nuk do të ishin përparësi në një qeveri të drejtuar prej tij, krahasuar me problemet e brendshme.
Ish-ambasadori Frank Wisner dhe studiuesi i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, Charles Kupchan thonë koleges sonë Keida Kostreci, se angazhimi për zgjidhjen e kësaj çështjeje, do të jetë pjesë e rigjallërimit të rolit të administratës së Presidentit Biden në Ballkan.
Pas zgjedhjeve në Kosovë, si BE-ja edhe Uashingtoni kanë theksuar rëndësinë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin.
?Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë që synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, e cila duhet të përqendrohet në njohjen reciproke,? tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Kurti tha se nuk i nënçmon bisedimet me Serbinë ?
??por edhe nuk mund të them që do të jetë në top dy prioritetet sepse po dalim nga një fitore gjigante e lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën qytetarët na votuan për atë që u duhet atyre më së shumti?, tha zoti Kurti duke iu referuar situatës së brendshme në vend.
Ish-i dërguari i posaçëm për bisedimet për statusin mes Kosovës dhe Serbisë, Frank Wisner i tha në një intervistë Zërit të Amerikës se ky qëndrim është i kuptueshëm.
?Nëse Kosova nuk është në gjendje të merret me problemet e saj, të ndërtojë shtetin e vet, të realizojë ëndrrën që donin kosovarët kur morën pavarësinë mbi një dekadë më parë, atëherë çfarë shansi ka Kosova të bëjë paqe përreth saj dhe me Serbinë??
Megjithatë ai thotë se shpreson që të dyja përpjekjet të bëhen paralelisht. Ish-ambasadori Wisner thotë se Uashingtoni do të donte të shihte përparim në bisedime.
?Marrëdhënia midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, midis Prishtinës dhe Uashingtonit do të jetë më e fortë nëse Kosova është e angazhuar dhe energjike për t?u marrë me çështjet e brendshme që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe zhvillimin ekonomik dhe në të njëjtën kohë të ndërmarrë hapa atje ku ekzistojnë mundësitë për të krijuar një mjedis më të sigurt ndërkombëtar dhe rajonal?, thotë ai.
Drejtori i Studimeve për Evropën në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, Kupchan i tha në një intervistë Zërit të Amerikës, se është e rëndësishme që të mos ndërpritet procesi.
?Që të vazhdojë dialogun me Beogradin pjesërisht për të zgjeruar përparimin që arriti administrata e ish-Presidentit Trump?.
Zoti Kupchan, thotë se vetëm marrëveshjet ekonomike nuk të çojnë larg.
?Ato nuk janë të mjaftueshme për të krijuar një marrëdhënie të fortë politike. Kështu që ka ende shumë punë e vështirë për të bërë. Dhe unë mendoj se kjo është arsyeja që administrata e zotit Biden komunikoi që herët, për t’u përçuar udhëheqësve të dy vendeve mesazhin për të vazhduar përpara?, thotë eksperti.
Ai u referohet mesazheve që i ka dërguar Presidenti Biden si Serbisë, edhe Kosovës ku e vë theksin se parimi mbi të cilin duhet të ngrihen bisedimet, duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Angazhimi i vetë zotit Biden, mund të jetë nxitja më e fortë për të mos shtyrë bisedimet.
Nga ana tjetër, Presidenti Aleksandar Vuçiç, ka thënë se qëndrimi serb për të mos njohur Kosovën nuk ka ndryshuar. Zoti Wisner thotë se është e qartë për Serbinë se çfarë do Perëndimi.
?Unë besoj se Beogradi dhe udhëheqja politike në Serbi e kuptojnë mirë atë që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa presin dhe urojnë që të bëjë Beogradi nëse do që të ketë një partneritet të zhvilluar plotësisht dhe të fortë me Evropën dhe me Shtetet e Bashkuara?.
Zoti Kupchan thotë se zoti Vuçiç dhe zoti Kurti, mund t?i mbajnë këto qëndrime të ashpra sepse ato funksionojnë politikisht, por shton se ai beson se do të ketë presion nga nga Evropa dhe nga Uashingtoni për të ecur përpara.
?Mendoj se si Kurti edhe Vuçiç duhet të jenë të përgatitur që Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre evropianë t?u thonë se është koha të rikthehen (në negociata) dhe të bëjnë përparim në marrëdhëniet politike?, thotë ai.
Ambasador Wisner bie dakord:
?Të jeni të sigurt se Shtetet e Bashkuara do të argumentojnë në Bruksel, do të argumentojnë në Prishtinë dhe në Beograd se mosmarrëveshjet e së kaluarës duhen kapërcyer në bazë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë për sovranitetin e tjetrit, integritetit territorial. Ne shpresojmë që rezultati të jetë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje dhe që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të bashkëjetojë në paqe me Kosovën?, thotë ai.
Një nga arsyet që mund të jetë një moment inkurajues për zgjidhjen e problemeve të mbetura në Ballkan, është theksi që zoti Biden i ka vënë aleancave tradicionale.
?Presidenti i ri amerikan do të jetë i angazhuar në sigurinë evropiane, dhe në veçanti në Ballkan, ndryshe nga Presidenti Trump dhe unë mendoj se ky është përgjithësisht një lajm i mirë. Mendoj se ai do të bashkëpunojë më ngushtë me Bashkimin Evropian. Mendoj se do të shohim koordinim mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për të avancuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës?, thotë zoti Kupchan.
Marrëdhënia tradicionale e Shteteve të Bashkuara me Evropën, thotë ambasadori Wisner, është themeluar mbi parimin se Evropa do të jetë e bashkuar, e lirë dhe e sigurt dhe se ato çështje që ndajnë Evropën nga brenda do të adresohen dhe do të zgjidhen.
?Ndër ato çështje është padyshim Ballkani Perëndimor dhe Kosova dhe Serbia, të cilat janë ndër palët kryesorë me mosmarrëveshje. Derisa të zgjidhen ato mosmarrëveshje, ëndrra e politikës amerikane për një Evropë të bashkuar të lirë dhe të sigurt, nuk mund të realizohet?.
Një nga arsyet që analistët radhisin si nevojë për më shumë angazhim perëndimor në Ballkan, janë përpjekjet e Rusisë dhe Kinës për ndikim në atë rajon. Por ata vënë gjithashtu në dukje se Presidenti Biden përballet me sfida të mëdha brenda vendit.
?Duhet të kemi një politikë të brendshme të fortë, në mënyrë që të kemi një politikë të jashtme të qëndrueshme dhe efikase në Ballkan dhe më gjerë?, thotë zoti Kupchan./ VOA
Qeveria italiane ka zgjatur ndalesën për udhëtimet jo të dom...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, kreu ekzekuti...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), njofton ...
Një ngjarje e rëndë raportohet ditën e sotme, ku ambasadori ...
Pas vendimit të disa landeve që të rihapin në fillim të javë...
Shqipëria dhe Bashkimi Europian prej gati një viti po zbatoj...
Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rihapin shkollat publike ...
Ndërkohë që administrata e Presidentit Biden punon për të pë...
Teksasi po përballet me temperaturat më të ulëta të regjistr...
Turma të mëdha njerëzish janë parë në kryeqytetin e Mianmari...
Kandidati i Presidentit Biden për detyrën e prokurorit të pë...
Stuhi të mëdha dimërore, i ftohti ekstrem dhe ndërprerja e e...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka regji...
Vaksina antiCovid-19 e bërë nga Pfizer dhe BioNTech është ja...
Europa ka nevojë për vaksinime më të shpejta dhe më shumë st...
Një gjykatë në Moskë refuzoi të shtunën apelimin e liderit t...
Partia VMRO-DPMNE ka nisur të shtunën mbledhjen e nënshkrime...
Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur gjendje të katastr...
Sabinella Ayazbaeva i ka pesë fëmijë të vegjël. Ajo vijon ku...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka regji...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...