LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për privatizimin e Kompleksit Partizani/ Malltezi hedh në gjyq për shpifje Carlo Bolinon

22 Shkurt 2021, 18:44, Politikë CNA
Akuzat për privatizimin e Kompleksit Partizani/ Malltezi hedh në gjyq

Media e Carlo Bolinos ka paralajmëruar se do të publikojë një investigim për privatizimin e Kompleksit Partizani, ku pretendon se është përfshirë familja Berisha.

Sipas Report Tv, dhëndrri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka financuar kulla me vlerë miliona euro.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar vetë Malltezi, i cili ngre akuzat se pas kësaj fshihet kryeministri Edi Rama. Ai thotë se me Bolinon do të shkojë në gjyq për shpifje.

?Mashtruesi eshte i njejti Rama. Shpifesit i ndryshon sipas interesit: ne 2006 perdori Brace te thote se kemi 1 milion USD (gazeta ZP, 11 Nentor 2006). Ne 2021 po perdor baba Carlon te shpife se kinse kisha vec 39.000 euro. Mashtrues Rama zgjidh a kisha 1 milion USD apo 39,000 euro? Apo shpif, shpif se dicka do te mbetet mjafton mos kerkojne llogari per grabitjen e tokes publike dhe private caktuar per gjimnaz.

Gjyq per shpifje ndaj nje italiani grabitesit te pronave publike e private mes tiranes per sherbime lepirese. A kemi ndonje pergjigje per pallatin 5 katesh ne paje? Se para 8 vitesh i premtove qytetareve se do e kishin nje pergjigje por aha nuk degjove me nga ai vesh e? Do shporrim hajdutet me 25 Prill dhe do i kthejme Tiranes gjimnazin qe mos bejne mesim me turne?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga