LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për gazetën Tema/ Mero Baze i përgjigjet Metës: Pronar ilegal shtypi

22 Shkurt 2021, 09:45, Politikë CNA
Akuzat për gazetën Tema/ Mero Baze i përgjigjet Metës:

Gazetari Mero Baze i është përgjigjur sulmeve të presidentit Ilir Meta ndaj gazetës tema.

Nëpërmjet nëj postimi në rrjetet sociale, Baze shkruan se Meta e nisi si betejë politike kundër Edi Ramës dhe po e përfundon si rival i gazetës Tema meqë është pronar ilegal shtypi.

Përsa i perket referendumit të 25 prillit që përmendi Meta, Baze thotqë se referendumin e kanë çdo ditë duke kujuar lexuesit që I klikojnë ccdo ditë.

“Ilir Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve ta kthejnë 25 prillin në referendum kundër gazetës Tema. Me sa duket e nisi si betejë politike kundër Edi Ramës dhe po e përfundon si rival i gazetës Tema meqë është pronar ilegal shtypi.
Ilir! Nuk ta ka fajin gazeta Tema që investon në media të dështuara dhe shpif në emër të parlamentit evropian. Ai raport që shtrembëron ti e vlerëson gazetën Tema si median më të madhe investigative në vend ndersa Tv Syrin ku hedh paratë dhe pronen tende, si prodhues të lajmeve të rreme.
Por meqë jemi tek referendumi, në fakt referendum e kemi çdo ditë se janë 1 milionë lexues që na klikojnë. Nuk di sa votues do të ngelen deri më 25 prill, por 1 milion shuplaka nga Tema do ti kesh”, shkruan Baze./CNA.al

?Referendumi i 25 prillit do të përmbysë klikën oligarkike?/ Meta kundër Gazetës Tema

Lajmet e fundit nga