LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i trefishtë në Tiranë/ Plagoset një person

22 Shkurt 2021, 16:34, Aktualitet CNA
Aksident i trefishtë në Tiranë/ Plagoset një person

Një aksident ku janë përfshirë tre makina ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur pasagjeri i njërit prej mjeteve.

I plagosuri me iniciale S.V, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

?Më datë 22.02.2021, në rrugën ?Dervish Hima?, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri i njërit prej mjeteve shtetasi S.V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga