Connect with Us

Zbulohet e vërteta/ Vjollca Hoxha në Përputhen?!

Life Style

Zbulohet e vërteta/ Vjollca Hoxha në Përputhen?!

Publikuar

-

Zbulohet e vërteta/ Vjollca Hoxha në Përputhen?

Përputhen është një program televiziv që në qendër të tij ka dashurinë. Në këtë emision që ka startuar rreth një viti më parë, një grup djemsh dhe vajzash shfaqen në publik për të gjetur dashurinë. Ka pasur shumë debate për gjuhën, dhunën dhe përplasjet por emisioni gëzon audiencë të madhe.

Nga një sezon i parë i suksesshëm, Përputhen erdhi me një sezon të  dytë që theu rekorde shikueshmërie, duke u kthyer në një nga më të komentuarit.

Autore e këtij programi është Olsa Muhameti, prezantuese Bora Zemani dhe opinionist Arjan Konomi.

Në këtë emision transmetohen takimet dhe njohjet mes vazjave dhe djemve,

Formulari i aplikimit Perputhen 40+
Formulari i aplikimit Perputhen 40+

të cilat ndonjëherë shkaktojnë debate shumë të forta deri në sherre banale.

Duke qenë se shikueshmëria ishte shumë e madhe, Përputhen vijoi me një transmetim edhe ditën e Dielë, “Përputhen Prime”, ku diskutohen të gjitha ngjarjet e javës duke qenë se gjatë javës, një orë transmetim ishte e pamjaftueshme.

Përputhen plus 40

Por pak kohë më parë, pas suksesit të sezonit të dytë, u dha lajmi se do të ketë një sezon të tretë, “Përputhen 40+”,  me të njëjtën autore, Olsa Muhametin dhe të njëjtën prezantuese Bora Zemanin. Por këtë herë pjesëmarrësit kanë disa kritere: Duhet të jenë mbi moshën 40 vjeç, të jenë të divorcuar, beqarë ose të ve.

Aplikimi është shumë i thjeshtë, ku përmban gjeneralitetet, profesionin, dhe statusin aktual të pjesëmarrësit.

 

Thuhet se në këtë program kanë aplikuar shumë burra dhe gra që janë në kërkim të dashurisë dhe duan që pjesën tjetër të jetës të kenë një partner në krah. Dashuria duket se nuk njëh moshë.

Vjollca Hoxha në garë?

Një informacion ndoshta provokues, për shkak të qëndrimeve kritike të CNA.al ndaj Top Channel pas zbulimit të ortakërisë me pronarët e inceneratorëve në Shqipëri, ka mbërritur pranë redaksisë tonë. Vjollca Hoxha do të ishte në garë tek Përputhen plus 40.

Por pa saktësuar se bëhej fjalë për Vjollcën e Topit dhe ortaken e Ben Blushit dhe inceneratorëve apo ndonjë Vjollca Hoxha tjetër.

Në fakt Vjollca Hoxha, një nga aksioneret e Top Channel dhe Top Media është mbi 40 vjeç, e ve dhe plotëson kriteret për të qenë pjesë e një formati shumë të ndjek

Vjollca Hoxha
Vjollca Hoxha

ur televiziv. Pa llogaritur më pas audiencën që do sillte vetë ajo në ekran për vetë kuriozitetin që do ngjallte.

A do marrë pjesë duke qenë se është e ve dhe mbi 40 vjeç?

Në lidhje me këtë ditën e djeshme CNA.al ka kontaktuar me autoren e programit Olsa Muhametin, kjo edhe për shkak që të sqaronim çdo thashethem dhe abuzim të mundshëm.

Stafi i CNA.al pas një bisede me autoren i dërgoi edhe pyetjet që fillimisht ajo i mirpriti por pasi i’a çuam me Wp nuk ju përgjigj?!

3 pyetjet e drejtuara drejt saj ishin:

Sa është numri i personave që kanë aplikuar për Përputhen 40+?

Pra një shifër për rekordet që priten edhe për shkak të reklamës të madhe në Top Channel.

Kur do të bëhen publike emra?

Një kuriozitet të madh kanë emrat që do marrin pjesë dhe duke parë informacionin dhe faktin se Vjollca Hoxha i plotësonte kriteret e pyetëm direkt A ka aplikuar Vjollca Hoxha?

Pyetjet per autoren Olsa Muhameti
Pyetjet per autoren Olsa Muhameti

Këto pyetje  nuk morën përgjigje nga autorja e programit, e cila mund të sqaronte gjithçka. A kishte aplikuese Vjollca Hoxha, në rast se po, a ishte kjo aksioneria e Top Channel, në të kundërt mund ta mohonte këtë informacion dhe të jepte disa detaje për emisionin e shumë pëlqyer, fundja reklamë falas e kishte në audiencën tonë.

Gjithsesi i urojmë suksese emisionit dhe shpresojmë mos të ketë asnjë keq kuptim për aksioneren e Top Channel me ndonjë Vjollca tjetër beqare, të ve apo të divorcuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fashion

Java e modës në Milano/ Pak nga koleksioni i Giorgio Armanit

Publikuar

-

Nga

Java e modës në Milano/ Pak nga koleksioni i Giorgio Armanit

Giorgio Armani është magjepsur nga psikologjia e veshjes. Ai gjithmonë ka hetuar nuancat dhe pasazhet, me shumë natyrshmëri.

Gruaja e butë dhe romantike. Koleksioni kushtuar grave gjithmonë ruan shijen për linearitet dhe ashpërsi të butë, e cila rrit feminitetin.

Për ditët e ardhshme, ajo është e pasuruar me prekje të butë dhe romantike: goditje me ngjyrat me ngjyra të ujit, jeshile me reflektime bruz, vjollcë të zbehtë dhe rozë të butë.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Ka shumë dhunë dhe rrugë”/ Ana e Përputhen tregon pak nga jeta e saj: Do qanit nëse…

Publikuar

-

Nga

“Ka shumë dhunë dhe rrugë”/ Ana e Përputhen tregon pak nga jeta e saj: Do qanit nëse…

Ish konkurrentja e Përputhen Ana Lleshi ka zbuluar shumë pak detaje nga jeta e saj. Ajo është përfolur shumë në media dhe është shprehur se ka kaluar një fëmijëri shumë  vështirë dhe për këtë ka treguar sot në rubrikën “Në trotuar”.

“I kuptoj, ndoshta pasi edhe vetë kam një të kaluar jo shumë të bukur. Por jam shumë krenare për të shkuarën dhe gocën që jam sot. Kam histori që me të vërtetë trondit, nëse do e thosha pa censurë. E kam përqafuar atë të shkuar, dhe kam nisur të ec para. Nuk e kam thënë ende se ndoshta nuk kam gjetur momentin dhe vendin e duhur. Por me siguri që një ditë do ta bëj, por deri tani nuk jam ndjerë rehat.

Nëse ende nuk ua kam besuar as miqve të mi, se e dinë shumë pak njerëz, nuk e kam bërë pasi dua që të njihnin Anën që është sot, nuk kam dashur të më shohin për gjynah. Por të më shohin kështu si jam unë tani, me të mirat dhe të këqijat e mia. Nëse nuk më keni qejf, duhet të keni një arsye, por jo kot. Nuk dua që këto njerëz që nuk më duan, të më kenë qejf për shkak të historisë sime. Ka shumë dhunë dhe rrugë, por jo prostitucion”, shprehet ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Life Style

“Bëri gati arkivolin tim”/ Vajza rrëfen historinë tronditëse

Publikuar

-

Nga

“Bëri gati arkivolin tim”/ Vajza rrëfen historinë tronditëse

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Ketjana ka rrëfyer historinë e saj tronditëse.

7 vite më parë ajo ka bërë një aksident dhe doktori nuk i ka dhënë shpresë për të jetuar. Pas 3 muajsh qëndrimi në koma, babi i saj me fjalën e doktorit që ajo nuk do të kthehet më, kishte përgatitur shtëpinë, madje edhe arkivolin.

Teksa kthehej në spital, babai ka marrë lajmin se Ketjana është zgjuar dhe e ka thirrur babain  e saj.

Imazhi i parë që kam parë ka qenë mami im. Familja ime ndërkohë që kam kaluar 3 muaj  në koma e kanë gdhirë në spital së bashku me shumë njerëz të mitë të afërt.

Pasi u zgjova nga koma mea vion privat me dërguan në Milano. Nuk lëvizja dot këmbën dhe dorën e djathtë.

Prindërit e mi kanë marrë kredi që unë jam sot këtu. Unë eci me kokën ulur në Krujë pasi çdo qytetar në Krujë ka kontribuuar në shëndetin tim. Mami im punon në Itali, ruan dy të moshuar për të larë borxhet e mia.

Kam ardhur këtu ti përulem ti puth duart gjësë më të shtrenjtë që vuajtur ka sakrifikuar për mua, babit tim”, ka treguar Ketjana./ CNA.al

LEXO TE PLOTE