Connect with Us

Stuhia dimërore në SHBA/ Vazhdojnë problemet në Teksas

Bota

Stuhia dimërore në SHBA/ Vazhdojnë problemet në Teksas

Publikuar

-

Stuhia dimërore në SHBA/ Vazhdojnë problemet në Teksas

Teksasi po përballet me temperaturat më të ulëta të regjistruara në 30 vitet e fundit. Miliona banorëve të Teksasit u është rikthyer furnizimi me energji por tani ata po përballen me një sfidë të re: mungesa e ujit të pijshëm dhe të sigurt.

I ftohti ekstrem që u shoqërua me rreshja të mëdha bore vazhdon të shkaktojë probleme në shtetin e Teksasit duke lënë miliona qytetarë në mungesë të ujit të pijshëm.

Ky shtet që normalisht njihet për thatësi dhe temperatura të larta kohëve të fundit është goditur nga temperatura shumë të ulëta e të papara që shkaktuan ngrica dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Megjithëse në shumë vende, furnizimi me energji është rikthyer dhe bora ka filluar të shkrihet, shteti vazhdon të përballet me sdida të reja.

Më shumë se 300 mijë banorë kryesisht në Teksas, Luiziana dhe Misisipi edhe të shtunën ishin pa furnizim me energji dhe ngrohje ndërsa pa furnizim me ujë vazhdojnë të jenë rreth 14,3 milionë banorë.

Sequoia Phillips, nënë e vetme e dy fëmijëve thotë se ndodhet në një situatë të rënduar.

Nga mesi i javës ajo u kthye në shtëpinë e saj, nga e cila u largua pas ndërprerjes me energji elektrike dhe ngrohje.

“Tani, nuk di nga t’ia filloj. Unë kam një familje dhe duhet të shpëtoj atë që mundem. Por çfarë të paketoj, çfarë të shpëtoj?”, thotë ajo.

LEXO EDHE:  Vijon numërimi i votave në SHBA/ Trump kryeson në shtetet “e nxehta”

Ajo thotë se dëmet e shkaktuara e ka të pamundur t’i riparojë me të ardhurat që ka.

“Ndërsa po qëndroja përjashta shihja shtëpinë të shkatërrohej. Kjo është dhoma e djalit të vogël, E kam pastruar. Ai ka njp vrimë të madhe në të. Tavani është shembur duke rënë mbi dollapin e tij”, thotë zonja Phillips.

Zonja Philips është një nga shumë banorë të Teksasit që kërkojnë ndihmë.

Presidenti Joe Biden ka shpallur gjendjen e katastrofës natyrore në Teksas, duke urdhëruar agjencitë federale të ndihmojnë në përpjekjet e rimëkëmbjes.

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave është duke ofruar ndihma për 77 komuna për të ndihmuar me fonde për strehimin, riparimin dhe mbulimin e dëmeve në shtëpi që nuk kishin sigurim.

Në të gjithë vendin, të paktën 70 persona humbën jetën për shkak të motit të ftohtë. Rreth gjysma e këtyre vdekjeve ndodhën në Teksas./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta Izrael-Palestinë/ “Shi” raketash dhe sulme vdekjeprurëse

Publikuar

-

Nga

Lufta Izrael-Palestinë

Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Palestinës vijon ndërsa deri tani konflikti u ka marrë jetën 56 personave prej së hënës dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Izraeli njoftoi të mërkurën se vrau 16 anëtarë të krahut të armatosur Hamas në Gazë gjatë një bombardimi. Hamasi konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të udhëheqësve të tjerë.

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh tha se përballja me armikun është pa afat. Në Izrael, zyrtarët thanë se janë vrarë gjashtë persona.

Luftimet midis Izraelit dhe Hamasit janë më të ashprat që nga 2014 dhe po rritet shqetësimi se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

LEXO EDHE:  Në krye të PD-së në SHBA një i dënuar ?!/ Lekgega tregon të vërtetën

LEXO EDHE:  Zyrtarët e SHBA: Prodhimi i vaksinës, në proces

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë të ulin tensionet mes sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit me raketa dhe inkursioneve ajrore izraelite si kundërpërgjigje ndaj tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli vret komandantin e Hamasit, përshkallëzohet dhuna

Publikuar

-

Nga

Dhuna vjen pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor, që është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë. Protesta të dhunshme ka pasur edhe në Bregun Perëndimor, si dhe në qytete të tjera izraelite me popullsi të madhe arabe. “[Situata] po përshkallëzohet drejt një lufte në shkallë të plotë”, tha të mërkurën i dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por shtoi se populli palestinez gjithashtu ka të drejtë në siguri.

Izraeli tha të mërkurën se ka vrarë 16 pjesëtarë të Hamasit në Gaza.

Luftimet midis forcave izraelite dhe grupit militant u përshkallëzuan qysh më 10 maj.

Që nga ajo ditë, së paku 56 palestinezë janë vrarë në Gaza – në mesin e tyre 14 fëmijë, thanë autoritetet shëndetësore.

Së paku gjashtë njerëz janë vrarë në Izrael, thanë zyrtarët shëndetësorë atje.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se komandanti i brigadës për qytetin e Gazës është në mesin e pjesëtarëve të vrarë të Hamasit.

“Ky është vetëm fillimi. Ne do t’i godasim ata ashtu siç nuk mund as të ëndërrojnë”, tha ai.

Menjëherë pas njoftimit, Hamasi sulmoi me raketa qytetin izraelit të Ashodit, ndërsa mediat izraelite thanë se ushtria po përgatitet për sulme të reja në zonën e Tel Avivit.

Hamasi, i cili kontrollon Gazën, konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të “udhëheqësve të tjerë”.

LEXO EDHE:  “Heronj që po udhëheqin luftën kundër COVID-19”/ Ambasadorja e SHBA falënderim të veçantë për mjekët

LEXO EDHE:  Zyrtarët e SHBA: Prodhimi i vaksinës, në proces

“Përballja me armikun është e hapur”, tha lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh.
Dhuna vjen pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor, që është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë.

Protesta të dhunshme ka pasur edhe në Bregun Perëndimor, si dhe në qytete të tjera izraelite me popullsi të madhe arabe.

“[Situata] po përshkallëzohet drejt një lufte në shkallë të plotë”, tha të mërkurën i dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por shtoi se populli palestinez gjithashtu ka të drejtë në siguri./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Konflikti Izrael-Palestinë ngre alarmin në Europë

Publikuar

-

Nga

Konflikti Izrael-Palestinë ngre alarmin në Europë

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar alarm në Europë.

Ushtria Izraelite ka nisur qindra sulme ajrore në Rripin e Gazës që nga dita e hënë, ndërsa palestinezët kanë lëshuar më shumë se 1,000 raketa.

Dhjetëra palestinezë kanë humbur jetën, përfshirë edhe 14 fëmijë, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimeve intensive.

Ndërkohë nga vende të ndryshme kanë ardhur reagime për tensionet midis Izraelit dhe Palestinës.

Disa nga reagimet:

“Përplasjet e vazhdueshme dhe rritja e numrit të personave të vrarë dhe të plagosurve është një shqetësim serioz”, është shprehur Kremlini në një deklaratë zyrtare .

Ndërkohë zëvendës ministri i Jashtëm rus Sergei Vershinin, i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë aktivitetet në territoret palestineze, ndërsa shtoi po ashtu se Moska ka bërë thirrje që të respektohet “status quao-ja” e vendeve të shenjta të Jeruzalemit, shkruajnë mediat e huaja.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

“Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e shqetësuar nga dhuna dhe humbja e jetëve të civilëve. Ne duhet të shohim në mënyrë urgjente një ulje të tensioneve mes vendeve”, ka shkruar Johnson në rrjetin social “Twitter”.

Nga ana tjetër presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u bëri thirrje izraelitëve dhe Palestinëve që të ndalojnë luftimet për të shmangur viktimat.

LEXO EDHE:  Topalli ironizon Bashën/ Sulmon faqen e SHBA dhe të ambasadorëve kur nuk shkojnë mirë punët e karriges

LEXO EDHE:  Në krye të PD-së në SHBA një i dënuar ?!/ Lekgega tregon të vërtetën

“Jam shumë i shqetësuar nga dhuna dhe humbja e jetëve që po raportohet. Prioritet duhet të jetë de-përshkallëzimi dhe parandalimi i humbje së jetëve të pafajshme nga të dyja palët”, ka thënë Michel.

“Shpreh shumë shqetësim për përshkallëzimin e dhunës në Bregun Lindor, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor si edhe në Gaza”, është shprehur Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare me qendër në Hagë.

Gjatë këtij konflikti avionët izraelitë kanë shkaktuar dëmtime të rënda në Gaza. Një thirrje për ndërprerje të sulmeve ka ardhur nga Gjermania.

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert tha se qeveria gjermane dënon sulmet e njëpasnjëshme, kundër qyteteve izraelite, duke u shprehur se këto sulme nuk mund të justifikohen.

“Izraeli ka të drejtën të vetëmbrohet kundrejt këtyre sulmeve”, ka thënë ai.

Sakaq ministri i Jashtëm italian pas bisedimeve me homologun e tij gjerman deklaroi se dhuna mes Izraelit dhe Palestinës duhet të marrë fund menjëherë.

“Ne i kërkojmë të gjitha palëve të marrin menjëherë masa që synojnë de-përshkallëzimin,” tha Ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio./CNA.al

LEXO TE PLOTE