Connect with Us

Si të kundërshtohen lajmet e rreme dhe teoricienët e konspiracionit në një kohë pandemie

Blog

Si të kundërshtohen lajmet e rreme dhe teoricienët e konspiracionit në një kohë pandemie

Publikuar

-

Si të kundërshtohen lajmet e rreme dhe teoricienët e konspiracionit në një kohë pandemie

Nga Dorcha Lee “Brussels Times”

Diku në Afrikë ekziston një fis i largët dhe i izoluar, që mblidhet një herë në muaj për të shfryrë zemërimin ndaj Hënës së plotë. Gratë tundin grushtet ndaj saj,ndërsa burrat gjuajnë me shigjeta në drejtim të diskut të madh prej argjendi me që duket sikur ka një fytyrë njerëzore.

Synimi është të paralajmërojnë Hënën, të cilën ata e konsiderojnë si një qenie të ndjeshme dhe kërcënuese, që të mos guxojë të zbresë në Tokë. Fisi në fjalë beson se rituali i tyre mujor e ka shpëtuar botën nga katastrofa. A e besoni ju këtë histori?

Si do t’i qëndronte ajo kontrollit të fakteve? Dhe ky kontroll faktesh, bëhet duke përdorur praktikat më të mira gazetareske. Ai nuk është shumë larg metodologjisë së përdorur nga ushtria për t`a shndërruar informacionin në një informacion të inteligjencës ushtarake.

Pyetja e parë që duhet të bëhet, është ajo në lidhje me burimin e informacionit, dhe cila është ‘agjencia’ që po e raporton historinë. Besueshmëria ime si “agjenci”që e rrëfen historinë mund të duket “ok” në fillim të kësaj analize.

Rekordi im mbi historitë e tjera supozohet se është i besueshëm, ndërsa unë nuk kam asnjë përvojë personale që mbështet të vërtetën e vetë historisë. Po në lidhje me burimin tim? Problemi është se nuk mund t`a kujtoj se ku e kam lexuar historinë, në ndonjë artikull apo diku tjetër, shumë vite më parë.

Pyetja e dytë që duhet të shtrohet, ka të bëjë me vetë historinë. A është ajo e besueshme? Paqartësia e historisë, e minon besueshmërinë e saj. Afrika është një vend vërtet i madh. Mund të ketë shumë fise të izoluara, por pa informacione më të sakta mbi vendndodhjen e këtij fisi është e pamundur të kontrollohet fakti.

Gjithsesi, nëse në vend të Afrikës, unë do të sugjeroja që rituali të zhvillohej në Kilkenni të Irlandës, kontrollori i fakteve do të ishte në gjendje të vërtetonte të vërtetën ose trillimin e historisë. Fiset e njohura të izoluara dhe të largëta në Kilkeni mund të identifikohen shumë më shpejt.

Pra këtu thelbi është e paqartësia, është një mjet i dobishëm në krijimin e lajmeve të rreme dhe, rrjedhimisht një pengesë për kontrollin e fakteve. Synimi i krijimit të lajmeve të rreme, është të ndikojë tek opinioni, fillimisht i individit, dhe tek e fundit i audiencës së synuar.

Ndarja e faktit nga trillimi, është një pjesë thelbësore e vërtetimit të së vërtetës. Kur mbështetemi vetëm në kujtesën e njerëzve, ekziston një problem shtesë. Kujtesa nuk bazohet plotësisht në fakte. Ajo është një përzierje e faktit dhe imagjinatës.

Në përgjithësi publiku ka burime të shumta informacioni, që e ndihmojnë atë të formojë mendimet. Ka pasur një periudhë kur media e shkruar ishte burimi kryesor. Në fakt, brezi i vjetër e mban mend mirë statusin e mbajtur nga gazeta e tyre e preferuar.

LEXO EDHE:  Pandemia “gjunjëzon” ekonominë/ Paralajmërimi i BB: Shqipëria, ndër më të rrezikuarat nga 106 shtete

Shpeshherë herë një histori pranohej thjesht sepse dilte në shtyp. “Duhet të jetë e vërtetë, e lexova në gazetë!”-i vihej vula nje narrative si e vërtetë e konfirmuar. Ne në Perëndim ndjenim keqardhje për njerëzit e varfër që jetonin pas Perdes së Hekurt, mendimi i të cilëve u formua nga mediat e kontrolluara nga shteti.

Por pikëpamje të tilla zhdukeshin me shpejtësi, kur ndiqnim një kurs në Kolegjin Ushtarak Irlandez në kulmin e Luftës së Ftohtë. Instruktori, një folës i rrjedhshëm i rusishtes, u kthye në dërrasën e zezë dhe shkroi me shpejtësi dy fjalë në alfabetin cirilik:“Pravda” që do të thotë e vërteta, dhe Izvestia që do të thotë lajme. Këto i dinim se ishin dy pikat kryesore të kontrolluara nga shteti për informacionin e shtypur të disponueshëm në Bashkimin Sovjetik.

“Çdo moskovit e di që nuk ka asnjë të vërtetë tek Pravda dhe asnjë lajm tek Izvestia”- na tha ai. Duke shtuar se gazetat në Bashkimin Sovjetik lexoheshin kryesisht për të ditur qëndrimet e Partisë Komuniste mbi ngjarjet aktuale, në vend se të ishin shtylla kryesore e formimit të opinionit publik.

Një nga paradokset e periudhës post-sovjetike, është që njerëzit në Rusi i besojnë më lehtë mediat shtetërore tani sesa gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, edhe pse media e kontrolluar nga shteti po kryen akoma në thelb të njëjtin funksion.

Për shembull, pas 10 ditëve të luftës Rusi-Gjeorgji në gushtin e vitit 2008, propaganda arriti rekorde të reja në të dyja anët, dhe vazhdoi edhe për shumë kohë pas përfundimit të konfliktit. Ndikimi i mediave të kontrolluara nga shteti rus, ishte aq i madh sa që në një sondazh të kryer një vit më vonë(në Moskë dhe rrethina), shumica e rendiste si kërcënim më të madh për Rusinë Gjeorgjinë, dhe jo SHBA-në.

Lajmet e rreme promovojnë tani teori konspirative, të cilat synojnë shpesh destabilizimin e opinionit publik dhe minimin e besimit të publikut në udhëheqjen e tij. Pavarësisht përparimeve në arsim, shpërthimit të mediave sociale dhe internetit, njerëzit mund të jenë sërish po aq syleshë si kurrë më parë.

Ndaj ndërsa duhet të jenë të lirë të besojnë atë që dëshirojnë, nuk duhet t’u jepet liria për të rrezikuar jetën e njeriut duke përhapur gënjeshtra në lidhje me pandeminë aktuale. E drejta e lirisë së fjalës, nuk është kurrë absolute. Ndërkohë, kontrolli i fakteve dhe ekspozimi i lajmeve të rreme është thelbësor, për t’iu kundërvënë keq-informimeve nga anarkistët dhe kundërshtarët e vaksinave,të prirur për të minuar sistemet tona të shëndetit publik. Dhe mos thoni që nuk ju paralajmërova!/CNA.al

https://www.brusselstimes.com/opinion/149111/countering-fake-news-and-conspiracy-theorists-in-a-time-of-pandemic/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Blog

Aleksei Navalni, është armiku i brendshëm nr.1 për regjimin e Vladimir Putinit

Publikuar

-

Nga

Nga: Ben Hall “Financial Times”

Në vitn 1976, 1 vit pasi iu dha Çmimi Nobel për Paqe si “zëdhënës i ndërgjegjes së njerëzimit”, Andrei Sakharov u klasifikua nga KGB si “armiku i brendshëm nr.1”.

Aleksei Navalni, aktivisti rus i opozitës i arrestuar gjatë kthimit të tij në Moskë të dielën, mund të mos ketë të njëjtën statujë si Sakharov, më i famshmi nga disidentët e epokës sovjetike.

Por nuk ka asnjë dyshim mbi guximin e tij. Apo mbi faktin që Kremlini i sotëm, e konsideron atë si armikun e tij më të madh të brendshëm. Ashtu si me shkencëtarin bërthamor gjysmë shekulli më parë, trajtimi i Navalnit nga qeveria ruse vetëm sa e ka ngritur statusin e tij si një simbol i shtypjes nga regjimi i Vladimir Putinit.

Shtypja mizore e Sakarovit, simbolizoi dikur falimentimin moral të sistemit komunist sovjetik, dhe ndihmoi në elektrizimin e mendimit perëndimor, veçanërisht atij evropian, kundër Moskës. Do të ishte naive të mendohej se trajtimi i sotëm i Navalnit, do të ketë një efekt të ngjashëm.

Lufta e ftohtë ka përfunduar prej kohësh, dhe shumica e kryeqyteteve perëndimore kanë interesa të tjera, përtej luftës kundër agresionit rus.Por ashtu si KGB-ja shqetësohej dikur për ndikimin e Sakarov, edhe presidenti aktual rus Vladimir Putin ka frikë se Navalni mund të mobilizojë rusët kundër regjimit të tij gjithnjë e më autokratik.

Rusia pritet të mbajë në shtator zgjedhjet e saj parlamentare, dhe Navalni dhe kolegët e tij opozitarë kanë organizuar fushata çuditërisht të suksesshme në zgjedhjet lokale. Ata po mbështesin çdo kandidat të aftë të mposhtë zyrtarët në detyrë nga partia qeverisëse e Putinit, e cila ka pësuar një rëniet ndjeshme në sondazhe muajt e fundit.

Përndryshe si mund të shpjegohen masat e jashtëzakonshme, gati farsë, që morën autoritetet ruse për t`a penguar Navalni t’i gëzohej mikpritjes së mbështetësve gjatë kthimit të tij nga Berlini, ku ai kaloi 5 muaj e fundit duke u shëruar pas një atentati ndaj tij, ku përgjegjës cilësohet Kremlini.

Në fillim, policia e trazirave u përpoq të largonte mbështetësit dhe gazetarët që prisnin në terminalin e aeroportit Vnukovo të Moskës. Pastaj, disa minuta para se të ulej avioni i tij, ulja u devijua diku tjetër.

“Pritja e Navalnit nga autoritetet në aeroport, është prova më e mirë se sa shumëkanë frikë prej tij”-shkroi në Twitter Andrei Kolesnikov i Qendrës Carnegie në Moskë. “Janë ata vetë që po e zmadhojnë rëndësinë e Navalni, duke e kthyer atë në një Sakarov të dytë”- shtoi ai.

Rëndësia e Navalnit u afirmua vitin e kaluar, kur ai u helmua me një armë kimike të ndaluar gjatë një vizite që po zhvillonte në Siberi. Muajin e kaluar, ai botoi një investigim që tregoi me shumë fakte se ishte FSB-ja, shërbimi kryesor i sigurisë në Rusi, ajo që e kreu përpjekjen për vrasjen e tij.

Më pas Nalavni e poshtëroi FSB-në, duke bërë publik një regjistrim, në të cilin një nga operativët e tij pranoi hapur përgjegjësinë për atentatin, gjatë një bisede telefonike, kur ai besonte se po fliste me eprorët e tij.

LEXO EDHE:  AMA ultimatum mediave/ “Mbroni personelin dhe publikun”

LEXO EDHE:  Pandemia “gjunjëzon” ekonominë/ Paralajmërimi i BB: Shqipëria, ndër më të rrezikuarat nga 106 shtete

Deri në helmimin e vitit të kaluar, autoritetet kishin synuar t`a ndalnin me akuzën e ngacmimeve seksuale, përmes arrestimeve të përsëritura, ndalimeve të shkurtra në polici, apo refuzimit për të garuar në zgjedhje si kandidat. Tani ka shumë të ngjarë që Putini ta burgosë për një kohë të gjatë.

Pas mbërritjes në Moskë të dielën, Navalni u arrestua për shkelje të një dënimi me kusht për mashtrim, për të cilin ai (dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ) thotë se është një inskenim. Të hënën, Navalni shkroi nëTwitter se gjyqi i tij kishte filluar që në komisariatin e policisë, me një njoftim 1-minutësh.

Ai mund të përballet me 3 vjet burg. Ndërkohë akuzat e tjera për përvetësim fondesh janë në pritje.“Për autoritetet, mënyra se si e shihnin Navalni nuk ndryshoi aq shumë pasi u helmua, por pas demaskimit të FSB-së. Ai nuk është më një kundërshtar dosido, por një armik që duhet të poshtërohet, të shtypet, dhe të ndëshkohet”-thotë Tatiana Stanovaja e konsulencës politike “R Politik”.

Ky akt është një sfidë ndaj kritikëve perëndimorë të Putinit, veçanërisht ndaj presidentit të ardhshëm të SHBA-së Xho Bajden,që dëshiron të mbledhë aleatë në mbrojtje të demokracisë. Administrata e tij, do të duhet të bindë kryeqytetet evropiane që të shkojnë përtej ritualit të denoncimeve verbale.

Kryesore në këtë çështje do të jetë kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo ka mbështetur linjën e sanksioneve mbi agresionin rus në Ukrainë, ka kundërshtuar presionin francez për të rivendosur lidhjet me Moskën, si dhe ka dënuar me forcë përpjekjen për vrasjen e Navalnit.

Tani, Merkel duhet të vijojë me vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ekonomike, si pjesë e një pakete të gjerë në kuadrin e BE-së, përfshirë pezullimin e ndërtimit të gazsjellësit të ri “Nord Stream 2”, që çon në Gjermani gazin rus.

Çështja “Navalni”, do të jetë gjithashtu një test për Armin Lashet, kreune ri të partisë së Merkel, Unionit Kristiandemokrat, që ka qenë shumë i butë me Moskën. Persekutimi i madh i Kremlinit ndaj Navalnit, rrezikon t`a kthejë këtë të fundit në një pikë tubimi për opozitën e brendshme.

Dhe ai duhet të jetë efektiv,meqë Putini i frikësohet aq shumë. Lideri rus nuk duket se shqetësohet shumëse procesi politik ndaj Navalnit, e bën këtë të fundit një simbol të abuzimeve të një regjimi autoritar. Por perëndimi duhet të shqetësohet./Përshtatur nga CNA.al

https://www.ft.com/content/015bfcb2-1a75-4325-b1c3-76a26ccb6b49

LEXO TE PLOTE

Blog

Amerika nuk mund të shërohet dot me “recetat” e të majtës radikale

Publikuar

-

Nga

Nga Marco Rubio “Fox News”

Xho Bajden është tani presidenti ynë, një pozicion i mbajtur nga vetëm 44 amerikanë të tjerë në histori. Është posti i vetëm më e plotfuqishëm në botë, dhe sfida më serioze me të cilën ai do të përballet, është udhëheqja e një vendi shumë të ndarë.

Në fjalën e tij përuruese, Bajden u shtriu dorën e pajtimit 74 milion amerikanëve që votuan për presidentin Donald Trump. Gjesti i tij është i rëndësishëm, por vetëm kjo nuk do ta bëjë “Amerikën sërish normale”. Dhjetëra miliona amerikanë, nuk duan të kthehen në një “normalitet” që i la ata të ndihen të harruar dhe të lënë pas.

Ata duan një Amerikë, ku të gjithë të kenë mund të gjejnë një punë të mirë, të martohen,

të jetojnë në një lagje të sigurt, të krijojnë një familje, dhe të dalin me dinjitet në pension.

Por kjo tani është e pa arritshme për miliona amerikanë në vendit tonë.

Ishte i rëndësishëm fakti që presidentin Bajden i pranoi këto ankthe në fjalimin e tij. Por adresimi i tyre do të kërkojë veprime serioze. Marrëveshja e Re e Gjelbër dhe rritjet e taksave, mund të jenë pjesë e një liste dëshirash të ekstremit të majtë, por ato nuk janë një axhendë unifikuese për të shëruar shpirtin e kombit tonë.

Ato janë tipike për të majtën moderne, e cila beson se Amerika është qeveria jonë, dhe se zgjidhjet kalojnë vetëm përmes një partie në Uashington. Uashingtoni ka një rol për të luajtur në adresimin e nevojave të amerikanëve të përditshëm, sidomos kur bëhet fjalë për riparimin e dëmit të që kanë shkaktuar dekadat e një politike shkatërruese në lidhje me Kinën dhe investimet e brendshme.

Por Amerika nuk është qeveria. Amerika është familja juaj. Amerika është besimi juaj. Amerika është komuniteti juaj. Dhe kur familjet tona, grupet e komunitetit, dhe kishat tona që dikur na siguruan një mision, bien në kolaps, amerikanëve u mbetet të kërkojnë një ndjenjë të përkatësisë tek partitë politike apo kultet e rrezikshme të konspiracionit.

LEXO EDHE:  “Covidi është konspiracion”/ Kryemadhi: I ka dalë nga duart atyre që e organizuan

LEXO EDHE:  "Covidi është konspiracion"/ Kryemadhi: I ka dalë nga duart atyre që e organizuan

Dhe kjo situatë nuk do të ndryshojë derisa ne të fillojmë t’i rindërtojmë, dhe t’i ringjallim ato institucione të përjetshme. Si amerikanë dhe konservatorë, ne duhet të jemi të gatshëm të punojmë me administratën Bajden aty ku mundemi për t’i arritur ato qëllime, dhe të jemi të gatshëm ta kundërshtojmë atë në parim atëherë kur duhet.

Fjalimi përurues i presidentit, e bëri të qartë se nga amnistia tek politika e identitetit, mes nesh do të ketë shumë kundërshti parimore gjatë 4 viteve të ardhshme. Por ndërsa projekti i politikës të majtës është ai i ndarjes, censurës, korrektësisë politike, hipokrizisë, dhe përbuzjes për trashëgiminë tonë judeo-kristiane, Partia Republikane po shfaqet si një parti gjithnjë e më e larmishme, patriotike, pro-punëtore e angazhuar për barazinë e shanseve.

Vizioni ynë – ai për të cilin unë do të luftoj çdo ditë – është ai i një kapitalizmi pro-amerikan që e përkrah punëtorin amerikan dhe të mirën e përbashkët, në krahasim me përparësinë që i jepet zakonisht Wall Street, Silicon Valley dhe Pekinit.

Ju nuk keni nevojë që të prisni më tej. Mjafton momenti kur administrata Bajden të anulojë ndërtimin e gazsjellësit Keystone XL, dhe të shkatërrojë mijëra vende pune, për ta mësuar se përpara na pret një luftë e fortë politike.

Por unë kam besim se nëse ne e kanalizojmë energjinë tonë, nëse injorojmë fjalët boshe dhe përqendrohemi tek familjet tona, besimi ynë dhe komunitetet tona, ne do të sigurojmë që premtimi i Ëndrrës Amerikane të jetë më shumë se kurrë i gjallë për brezat që do të vijnë.

Shënim: Republikani Marco Rubio, përfaqëson shtetin e Floridës në Senatin e Shteteve të Bashkuara./ Përshtatur nga CNA.al

https://www.foxnews.com/opinion/joe-biden-president-sen-marco-rubio

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse Amerika do ta dëshirojë sërish Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar

-

Nga

S’ka më dyshime/ Trump do të rikandidojë për president në vitin 2024

Nga Conrad Black “National Interest”

Administrata Bajden është gati në gjysmën e 100 ditëve të saj të para, dhe duket se ka të ngjarë të jetë në gjendje të miratojë paketën e saj të ndihmës prej 1.9 trilionë dollarësh për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi, nga të cilat më pak 10 për qind kanë një lidhje direkte me lehtësimin e ndikimit të Covid-19.

Dhjetëra miliona amerikanë do të kënaqen vetëm me 1.400 dollarë secili. Në fjalimin e tij të shkëlqyer në Komitetin Konservator të Veprimit Politik (CPAC) në Orlando më 28 shkurt, ish-presidenti Donald Trump e bëri të qartë se pret që të rizgjidhet në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Për 90 minuta ai kritikoi nismat e administratës aktuale dhe shpalosi qëllimet e tij të ardhshme. Përveç njoftimit se synon të ruajë kontrollin dhe drejtimin e Partisë Republikane, dhe të jetë kandidati i saj i ardhshëm presidencial, Trump tregoi gjithashtu se kishte mësuar të ishte më i kujdesshëm mbi ato që thotë në publik, duke u dhënë kësisoj më pak pretekste kundërshtarëve të tij.

Më e rëndësishmja, Trump përsëriti ankesat e tij kundër rezultatit të zgjedhjeve të fundit, dhe shmangu tendencën e tij të mëparshme për një ekzagjerim qesharak:ai nuk pretendoi se e fitoi votën e popullit. Por vuri në dukje se për shkak të pandemisë, disa shtete të lëkundura kishin numëruar shumë vota të paverifikueshme, që në shumicën e tyre ishin në favor të presidentit aktual Xho Bajden.

Kjo ishte mënyra e tij për të vërtetuar se ai dhe numri i madh i mbështetësve që u tubua në Uashington më 6 janar, kishin një ankesë të ligjshme. Trump beson se ata kishin një ankesë legjitime edhe në Gjykatën e Lartë, ndonëse kjo e e fundit nuk pranoi që të merrte parasysh padinë e Prokurorit të Përgjithshëm të Teksasit, të mbështetur nga 16 shtete të tjera, në lidhje me pretendimin e dështimit të shteteve për të siguruar një rezultat zgjedhor më të ndershëm.

Dëshmitë e zbuluara nga hetimet mbi sulmin e 6 janarit në Kapitol, dhe përgjigja e Drejtorit të FBI-së Kristofer Rej ndaj pyetjeve të senatorëve më 2 mars, tregojnë se ish-presidenti dhe mbështetësit e tij nuk kishin asnjë lidhje me planifikimin e sulmit ndaj Kapitolit. Ndaj personave të arrestuar brenda Kapitolit nuk ka asnjë akuzë për keqpërdorim të armëve të zjarrit, dhe shkelja e vetme ishte nga njëri prej policëve që vrau një mbështetës të Trump
që tentoi të hynte në sallën e Kongresit. E gjithë narrativa se Trump shpiku një ankesë të rreme rreth rezultatit të zgjedhjeve, duke i nxitur ndjekësit e tij të angazhoheshin në një përpjekje të paramenduar për një kryengritje, duket se po bie.

Dhe ndërsa kjo po bëhet gjithnjë e më e dukshme, përpjekja për të fajësuar Trumpin me akuzën e ngritjes së rebelimit që ai nuk e bëri, për një kryengritje që ai nuk kërkoi, do të shihet si kulmi i 5 viteve të fundit të historisë së Partisë Demokratike, që nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër përveç përbaltjes së Trump.
Nëse në vend të idiotësisë së një impeachment-i tjetër, udhëheqësit demokratë në Kongres do të kishin nxitur prokurorin e qarkut të Kolumbias që të akuzonte penalisht ish-presidentin, një juri e përbërë nga 93 për qind demokratë të Uashingtonit, me siguri që do ta kishte dënuar Trumpin pas gjithçkaje që ata zgjodhën t’i ngarkonin mbi shpinë.

LEXO EDHE:  AMA ultimatum mediave/ “Mbroni personelin dhe publikun”

LEXO EDHE:  Pandemia “gjunjëzon” ekonominë/ Paralajmërimi i BB: Shqipëria, ndër më të rrezikuarat nga 106 shtete

Përveç paketës së ndihmës, e cila mund të kalojnë në Senat nën mbulesën e “procesit të pajtimit”, asnjë prej masave radikale të gjelbra apo taksave kundër të pasurve nuk do të miratohet. Por me paaftësinë e tyre taktike, menaxherët demokratë të Kongresit duket se po tregojnë se ka të ngjarë që t’i paraqesin formalisht për votim këto projektligje radikale, për të qetësuar anëtarët e ekstremit të majtë në partinë e tyre.
Kjo gjë do të sjellë një zemërim në rritje nga e majta kur ato të mos miratohen, ndërsa republikanët e udhëhequr nga Trump, do të kenë çdo lloj mundësie për ta shigjetuar pa pushim programin e demokratëve, përpara një elektorati që tashmë po sheh dështimin e administratës, për të mos bërë dot asgjë për të ndihmuar të rinjtë amerikanët që të rikthehen në shkollë.

“Terrori i gjelbër”, shkon shumë përtej asaj që amerikanët dëshirojnë ose mund të tolerojnë, dhe anulimi i gazsjellësit “Keystone XL”, është vetëm një shembull i asaj që po vjen. Në fund, ky proces do të rrisë ndjeshëm kostot për bizneset amerikane. Ndoshta mijëra njerëz do të mbetet të papunë, shoqëruar nga komentet e lezetshme të “Carit të klimës” Xhon Kerri, se mund të prodhojnë këtej e tutje panele diellore. Por në horizont ka katastrofa edhe më të afërta për Amerikën:kufiri i saj jugor. Tashmë bëhet fjalë për një krizë të dalë jashtë kontrollit, ndërsa administrata e re është gati të zhbëjë të gjithë përpjekjet e administratës Trump për të vënë nën kontroll emigracionin e paligjshëm. Një tjetër katastrofë e pritshme është reforma policore, e cila nuk ka asnjë shans për t’u miratuar në Senat. Por ajo do të mjaftojë për të forcuar argumentin se racizmi në forcat policore në SHBA, është arsyeja pse një numër i tepruar afro-amerikanësh vriten ose plagosen nga policia. Në fakt,problemi i vërtetë është se afro-amerikanët përbëjnë23 për qind të popullsisë së Çikagos, 33 për qind të Nju Jorkut dhe 9 për qind në Los Anxhelos.

Ata kryejnë përkatësisht 75, 80, dhe 50 për qind të krimeve në ato qytete. Përgjigja e Trump ndaj këtij problemi,ishte të përqendrohej në hapjen e vendeve të reja të punës dhe eliminimin e papunësisë. Në këtë pikë, të gjitha të dhënat janë se republikanët do të përfitojnë shumë në zgjedhjet e mesit të mandatit, dhe Trump do të ketë sukses në ri-kandidimin e tij në vitin 2024./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://nationalinterest.org/feature/why-america-will-want-donald-trump-back-white-house-179406

LEXO TE PLOTE