Connect with Us

Liroi djalin e deputetit socialist/ KLGJ “shpërblen” gjyqtaren

Vetingu

Liroi djalin e deputetit socialist/ KLGJ “shpërblen” gjyqtaren

Publikuar

-

Liroi nipin e deputetit socialist/ KLGJ “shpërblen” gjyqtaren

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Krujë, Engjëllushe Tahiri, në Tetor të këtij viti, është transferuar në Gjykatën e Lartë.

Në mbledhjen e 14 Tetorit 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor në përputhje me qëllimet dhe objektivat strategjikë për funksionalizimin sa më shpejtë të Gjykatës së Lartë, evadimin e çështjeve gjyqësore të akumuluara, krijimin e një trupe mbështetëse profesioniste, Këshilli vendosi komandimin e Engjëllushe Tahiri, si ndihmës magjistrate në Gjykatën e Lartë.

Tahiri e cila ende nuk i është nënshtruar Vettingut, në vitin 2014 KLD, ka marrë masë disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, pas një inspektimi që ishte ndërmarrë në Gjykatën e Krujës, referuar ankesave të qytetarëve.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kishte ardhur në përfundimin se gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore sipas nenit 31 dhe 32 të ligjit nr. 9877/2008 për kryerjen e akteve dhe sjelljeve që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit, si rrjedhojë e shkeljes së rëndë disiplinore të moszbatimit të një vendimi unifikues të Gjykatës së Lartë dhe shkeljeve të tjera të ligjit procedural civil, të konstatuara në veprimtarinë e saj gjyqësore.

Në rrethana të tilla, gjyqtarja, Engjëllushe Tahiri i është drejtuar me kërkesëpadi Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, me shkak ligjor dhe objekt shfuqizimin e vendimit nr. 48 datë 15.04.2014 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke hequr masën disiplinore “vërejtje me paralajmërim” të dhënë me këtë vendim, duke pretenduar se vendimi është i pabazuar në ligj dhe se ka vepruar ne përputhje me Kushtetutën e Republikës, ligjet dhe aktet nënligjore te dala në zbatim të tyre.

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, pasi e ka shqyrtuar çështjen si gjykatë e shkallës së parë, me vendimin nr. 38, datë 07.07.2014 ka vendosur rrëzimin e padisë.

Gjyqtarja Tahiri nuk ka hequr dorë, por i është drejtuar Gjykatës së Lartë, ku ka kërkuar anulim të vendimi nr.48, datë 15.04.2014 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe rrëzimin e vendimit të Gjykatës Administrative.

Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të gjyqtares Tahiri, duke i hequr dhe masën e ndëshkimit dhënë nga KLD.

E njëjta gjyqtare në vitin 2012, liroi nga burgu djalin e deputetit socialist Rexhep Rrahja, përkundër kërkesës së Prokurorisë.

Kujtojmë se prokurorja Mirela Kapo kërkoi një vit burg për djalin e deputetit të PS-së, i cili akuzohej për dhunimin e Xh. Malokut dhe pse ai i kisht mohuar akuzat.

Por gjyqtarja Tahiri vendosi ta lërë të lirë të lirë Rrahjan,
Engjëllushe Tahiri, përveç si gjyqtare ka punuar edhe si pedagoge në një universitet privat.

Konfirmimi vjen nga formularët e deklarimit të pasurisë të depozituara në ILDKPKI.

Patundshmëri rezulton të ketë 2 500 m2 tokë, në Shtodhër, Kavajë si dhe deklaron se është bashkpronare në një apartament në Yzberisht, me vlerë 1 500 000 lekë.

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ Sokol Sadushi: 2021 do jetë vit premtues

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Engjellushe Tahiri.

Viti 2009 (Deklarata fillestare)

Patundshmëri 2 500 m2, në Shtodhër, Kavajë.
Llogari bankare, 250 000 lekë.

Viti 2009 (Deklarata vjetore)

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 800 679 lekë.

Viti 2010

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 392 286 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 343 280 lekë.
Depozitë me afat 600 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 991 134 lekë.
Depozitë me afat 800 000 lekë.

Viti 2012

Depozitë me afat 1 040 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 996 487 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në një universitet privat, 47 700 lekë.

Viti 2013

Depozitë me afat 1 300 000 lekë.
Depozitë me afat 1 500 000 lekë.
Depozitë me afat 1 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 846 116 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në një universitet privat, 65 538 lekë.

Viti 2014

Depozitë me afat 1 200 000 lekë.
Depozitë me afat 1 000 000 lekë.
Depozitë me afat 1 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 334 348 lekë.
Blerë Ford Focus 144 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 175 303 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës si lehttësuese, 29 490 lekë.
Bashkpronare në një ap në Yzberisht, me vlerë 1 500 000 lekë. 500 000 marrë kredi.

Viti 2016

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 207 915 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës si lehttësuese, 7 373 lekë.
LLogari rrjedhëse e subjektit deklarues, 249 929 lekë.
Kredi 500 000 lekë. Vijon.

Viti 2017

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 330 819 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës si lehttësuese, 14 745 lekë.
LLogari rrjedhëse e subjektit deklarues, 649 910 lekë.
Kredi 500 000 lekë. Shlyer.

Viti 2018

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 302 814 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës si lehttësuese, 80 708 lekë.
LLogari rrjedhëse e subjektit deklarues shtuar me 335 386 lekë. Në total është 1 030 296 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga një pjesëmarrja në një aktivitet të KE-së, 1 132 euro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kryegjyqtari me apartamente, garazhe dhe troje të pajustifikuara/ Mblidhen dëshmi të reja për Kastriot Selitën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po përballet me shkallën e dytë të Vettingut.

Selita po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa si dhe me 12 denoncime të mbërritura pas përfundimit të procesit në shkallën e parë të Vetingut.

Kujtojmë se Selita, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimitme 18 Qershor 2019.

Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.

KPA mbledh dëshmi në institucione

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë,  në seancën e datës 28.04.2021, ka njoftuar palët se kanë mbledhur prova nga aktet e mbërritura nga Gjykata e Lartë, Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Zyra Tiranë si dhe nga banka Intesa San Paolo.

Gjatë paraqitjes së tij, gjyqtari Selita ka deklaruar se pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket kriterit të pasurisë janë të pabazuara, po ashtu, sipas tij, edhe pretendimet lidhur me qënien në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, në aspektin praktik nuk janë të vërteta dhe nuk paraqesin aspekt ligjor.

Gjithashtu, Selita ka paraqitur edhe një akt të ri, një vërtetim të lëshuar nga Gjykata Administrative e Apelit që kërkoi të pranohet si provë nga trupi gjykues.

Pasi u tërhoq për konsultim, bazuar në nenin 49, pika 1, germa c, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të administrojë vërtetimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili do t’i vihet në dispozicion edhe Komisionerit Publik.

KPA do t’i kërkojë dokumentacion shtesë Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe në pritje të mbërritjes së këtij dokumentacioni.

LEXO EDHE:  KLGJ shtyn sërish zhvillimin e gjyqeve për shkak të Covid-19/ Seanca vetëm për çështje urgjente

LEXO EDHE:  Shpërthimi i makinës së prokurorit/ KLGJ: Të gatshëm të bashkëpunojmë

Me kërkesë të trupit gjykues, gjatë  séancës së radhës që do të mbahet me datë 19 Maj 2021 , Selita do të mbajë qëndrimin e tij lidhur me shpenzimet e jetesës për vitet 1997-1999, ndërkohë që palët duhet të jenë të përgatitura edhe për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Gjetjet e Komisionerit Publik

                                       Florian Ballhysa

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa ka kërkuar riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.

Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa  ka kërkuar që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.

Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendon për konflikt interesi.

Kjo lidhet me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.

Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  Vendimi për Dritan Dajtin/ Gjonaj kërkon shkarkimin e tre gjyqtarëve

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Alibeaj: Ja dokumentet sesi sistemi i ri i drejtësisë po kapet nga qeveria

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  U ekzekutua nga ish-bashkëshorti/ Dosja e gjyqtares Hafizi kalon në Gjykatën e Lartë

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Alibeaj: Ja dokumentet sesi sistemi i ri i drejtësisë po kapet nga qeveria

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: