Connect with Us

Lëreni Ilir Metën të bëjë fushatë për LSI!

Opinione

Lëreni Ilir Metën të bëjë fushatë për LSI!

Publikuar

-

Nga Mero Baze

Ilir Meta po përpiqet të sfidojë ligjin, qeverinë dhe çdo kundërshtar të tij, që e këshillon të mos përfshihet në fushatë elektorale, për shkak se është formalisht President i Republikës dhe kjo është shkelje kushtetuese e pozicionit të tij.

Shkon natën në Labëri, ditën në Berat, pasdite në Vlorë, në mbrëmje bën listë dekoratash, të cilën e jep në mëngjes dhe niset sërish në fushatë. Nëse ka një gjë më zbavitëse në këtë llim fushate, është pikërisht kjo axhenda e Ilir Metës. Aty ti shikon se si një njeri në panik, përpiqet të prodhojë deomos një konikt me qeverinë dhe ligjin, që të duket i fortë dhe sdues ndaj tyre.

Debati rreth veprimeve të tij ka ndarë shtypin dhe komentatorët që kërkojnë që ai të zbatojë ligjin. Por t’i kërkosh tani Ilir Metës zbatimin e ligjit si President është luks i tepruar. Ilir Meta gjithsesi do ta shkelë një ligj dhe nëse nuk bën fushatë elektorale. Edhe po e le në Presidencë, ai me siguri do bëjë ndonjë tender që t’i vjedhë, do t’iu jap dekorata njerëzve që nuk u takojnë, do kthejë ligje pa arsye, apo do të përfshihet në aktivitete politike që e thyejnë gjithësesi statusin e tij si President.

Ndaj është më mirë që të mos debatohet më, për faktin që Ilir Meta po bën fushatë për LSI. Lëreni Ilir Metën të bëjë fushatë për LSI. Kjo është gjëja më legjitime që ai mund të bëjë edhe duke shkelur ligjin. LSI është krijesë e tij, përbindëshi i tij dhe tashmë varrmihësja e tij. Lëreni të merret me të, që pas zgjedhjeve të mos thotë që dështuam se nuk u mora unë me LSI. Ai duhet të përballet me përbindshin që ka krijuar vetë.

Nga ana tjetër ai duhet lënë të merret me LSI, publikisht, pasi i bën mire kujtesës së shoqërisë dhe mobilizon më shumë qytetarë të votojnë kundër saj. Ekziston rreziku që duke identikuar LSI-në me Kryemadhin, njerëzit të bëhen indiferentë ndaj saj. Por nëse shfaqet Ilir Meta, gjërat janë më të qarta dhe reagimi do jetë më i madh.

LEXO EDHE:  Presidenca ngre Task Forcë për koronavirusin/ Njoftim për qytetarët që lë pas dore qeveria

Por mbi të gjitha Ilir Meta duhet lënë të bëjë fushatë për LSI, pasi ai mund të çmendet nga ideja që ndaj tij mund të ketë një komplot të ri mes Bashës e Ramës, për ta lënë në Presidencë dhe për t’i shkatërruar LSI.

Mos ja ushqeni përsëri këtë paranojë. Lëreni të bëjë fushatë për LSI si President, me makina të Presidencës, me shoqërues të Gardës, me dekorata të Presidencës dhe çdo mjet tjetër që ka në dorë. Mos ju referoni më ligjit dhe as mos merrni mundimin të citoni nenet që ka shkelur.

Tërbimi i tij i dukshëm, deklaratat përçart, kërcënimet verbale si një skizofren dhe mbi të gjitha paralajmërimet e tij epike se do ngrej popullin në këmbë të përmbys pushtetin, janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë shumicës në prag të këtyre zgjedhjeve, pasi i jep dhe një dimension komik humbjes së opozitës. Dhe kjo pa Ilir Metën nuk do ishte e mundur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Opinione

Nga Spartak Ngjela/ Shqipëria në prag të suksesit historik

Publikuar

-

Nga

Nga Spartak Ngjela/ Shqipëria në prag të suksesit historik

Shqipëria është në prag të suksesit të saj historik, të pritur në dy shekuj, gjatë një tmerri antishqiptar, që nga viti 1820. Kjo kuptohet edhe nga shqetësimi iracional edhe i serbëve, por edhe i rusëve. Politika ruse dhe ajo serbe, janë me korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri, në një kohë kur, ky korrupsion, po shkon drejt likuidimit.

l.

Historia e së tashmes historike të çdo shteti apo çdo shoqërie analizohet gjithmonë duke u mbështetur në aspektet më të rëndësishëm të gjendjes, si aktualitet.

Këto aspekte janë të rëndësishëm atëhetë kur lidhen me njëri – tjetrin dhe mbajnë brenda kësaj lidhjeje thelbin e historisë së segmentit kohor aktual.

Duke i qëndruar këtij koncepti historik, në historinë e sotme të Shqipërisë, ne gjejmë katër aspekte qëndrorë që lidhen me njëri-tjetrin dhe mbajnë të fokusuar brenda vetes, historinë e momentit aktual.

Katër aspekte kryesorë të historisë së Shqipërisë se sotme janë:

Fitorja e çiftit të pakorruptuar e patriot në Kosovë, Kurti-Osmani.

Tensioni iracional i presidentit të Serbisë nga përbuzja e re e politikës amerikane kundrejt Serbisë.

Amullia e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë.

Zgjedhjet e 25 prillit.

ll.

Në këta katër aspekte kuptohet se po qëndron politika e re Amerikane. Janë dy nga aspektet e më sipërm që tregojnë presionin amerikan kundër Serbisë dhe,   edhe trajtimin e Serbisë nga amerikanët njëlloj si për Gjermaninë naziste të pasluftës së Dytë Botërore.

Në këtë rrjedhë vijnë dhe bashkohen të katër aspektet e mësipërm, sepse patriotizmi i bashkimit kombëtar në politikën Kurti-Osmani, dhe amullia e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë, do të vijnë e do të përplasen me diskreditim në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.

Shumë mirë. Por brenda këtij trajtimi shihet qartë se gjithçka po vihet brenda idesë se, interesi amerikan në Ballkanin Petëndimor, është i përqendruar te riafirmimi historik i shqiptarëve si mbajtësit e epiqendrës së historisë së Ballkanit Perëndimor. Në fakt, kjo është risia që po sjell koha jonë, duke filluar që nga lufta për çlirimin e Kosovës. Por kjo ka krijuar dhe gjendjen acaruese të politikës serbe, dhe frikën që po shihet në sjelljen e të gjithë politikanëve ekstremistë të Serbisë.

LEXO EDHE:  Qeveria bën premtime boshe ndaj qytetarëve dhe biznesit/ Zbulohen shifrat nga thesari

LEXO EDHE:  Nga Armand SHKULLAKU/Manipulimi i qeverisë me rrezikun e rikthmit të vizave

Në fakt, këta po i tremb rishkrimi real i historisë në rrjedhën Iliri-Arbëri-Shqipëri.

Prandaj kuptohet se është pikërisht kjo që po e hedh në veprim të gjithë egërsinë serbe, por, edhe atë ruse. Këta gjithë tension nervor, rëndom po përmendin Shqipërinë e Madhe, a thua se krijimi i kësaj Shqipërie është pushtim. (!)

Kjo tregon se turpi i tyre historik po vijon si në 100 vjet: serbët, bashkimin e shqiptarëve të pushtuar prej tyre e quajnë një vepër “kriminale”, sepse Shqipëria bëhet një shtet i madh. Kuptohet se ky është një devijim që del jashtë arsyes normale, sepse ideja e tyre është kjo: meqë shqiptarët e bashkuar formojnë një Shqipëri të Madhe, ata nuk duhet të bashkohen kurrë. Por, këta hajvanë historikë nuk na thonë: pse nuk paskan të drejtë shqiptarët të krijojnë një Shqipëri ku do të bashkohen të gjithë shqiptarët? Nuk e thonë dot, se dalin qesharakë.

Por, sot këta po i tremb studimi i thellë i gjuhës shqipe në rrafsh akademik, i cili për serbët vërteton se janë të ardhur në Ballkan; kurse për shqiptarët vërteton që janë po ata, në rrjedhën mbi dymijë-vjeçare ilirë-arbër-shqiptarë.

Por, na duhet të theksojmë se, sidomos, ajo që i fundos në marrëzi serbët e sotëm, është fakti që po kuptohet se politika amerikane është për Shqipërinë natyrore, sipas hartës që ka paraqitur në Konferencën e Londrës ministri i jashtëm i Austro-Hungarinsë, Berthold, në vitin 1912.

Ja, kjo është situata, prandaj edhe shqiptatët duhet të jenë të vëmendshëm, dhe, në këtë kohë, likuidimi i korrupsionit, në Shqipëri dhe në Kosovë, duhet kuptuar se është domosdoshmëri historike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mentor Kikia/ Lum partitë për këtë popull që kanë!

Publikuar

-

Nga

Lum partitë për këtë popull që kanë!

Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri më duket.

Bëra një postim, me një sens humori, duke shfrytëzuar një foto të kryeministrit, nga arkivi. “Rama duke kërkuar deputetë të rinj” – ishte thelbi i postimit tim.

Dhe njerëzia që e lexoi këtë postim lëshohen duke sharë ca Ramën, ca Berishën(që është më i vjetër se kjo zonja në foto), e ca mua që kritikoj Ramën, por jo Bashën.

Po si është e mundor që jemi kaq thellësisht të indoktrinuar, sa mendojmë se edhe një ironizim apo humor shkakton reagime agresive të njerëzve, të cilët janë gati të hanë njëri-tjetrin, pse mendojnë se u ke sharë partinë apo udhëheqësin.

LEXO EDHE:  Top Channel për Lleshin/ Meta nuk do e dekretojë, por Rama do e propozojë prapë të hënën

LEXO EDHE:  Qeveria bën premtime boshe ndaj qytetarëve dhe biznesit/ Zbulohen shifrat nga thesari

Po qeshni more derdimenë, qeshni ndonjëhere edhe me partinë tuaj. Atë se gjen gjë, ndërsa juve bën mirë, ju çliron ankthin.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilir Levonja/ A di gjë ku kandidon ish presidenti Moisiu?

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja/ A di gjë ku kandidon ish presidenti Moisiu?

Në fushatën e 2013-ës gjithë makineria elektorale e Edi Ramës ishte karshi një gjyshi. Ky ishte Sali Berisha. Gjyshi me jelek antiplumb. Askush nuk të sillte një program të mirëfilltë ekonomik ku të zbërtheheshin firot e qeverisë së kohës dhe avantazhet e atyre që po kërkonin pushtetit.

Por gjithçka sfidohej me një gjysh kamorrist që lëvizte lart e poshtë me jelek antiplumb. Madje sfida shkoi deri studiove ku do të provohej fakti nëse vërtet Sali Berisha lëvizte me jelek antiplumb apo jo? Kaq shumë ishin magjepsur shqiptarët pas këtij fakti sa të tjerat ishin kot fare. Nu kishte asnjë rëndësi se si do u përmisohej ekonomia apo se si do të minimizohej informaliteti në mënyrë të atillë që vendi të futej në shina në rrugën drejtë Unionit Europian.

Një gjysh me antiplumb ishte kthyer në një gogol që do e kthente botën shqiptare në kazan të plehrave dhe riciklimit. Që po pengonte hapjen e 300 mijë vendeve të punës, eksodin e të tjera. Nuk flisje dot me një shok socialist se menjëherë gjyshi, gjyshi etj. Dhe ta mendosh që në 2013-ën pas plot 8 vjet qeverisje, Sali Berisha nuk ishte më shumë se 69 vjeç. Sot antigjyshërit kanë nisur një fushatë vulgare se po afrojnë vlerat duke u dhënë shqiptarëve kandidatë 80 vjeçarë. Dhe shqiptarët presin të rifreskohen me botëkuptim a arsim perëndimor, megjithëse hapen zorrësh me një gjak puro shqiptar (Alba Kokalari) e cila përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian. Madje kësaj fushate vulgare ia nxjerrin vetë bojën kur deklarojnë se po largohen nga politika për shkak që t’u hapin rrugën të rinjëve.

LEXO EDHE:  Sherr në Kuvend për arsimin e lartë, deputetët akuza UET se ka diktuar ligjin e Nikollës

LEXO EDHE:  Berisha: Akuza e Doshit, më e rënda në 25 vitet e fundit

Referuar kulmit të numrave në rritje të vdekshmërisë, dështimit total me pandeminë, ku spitalet u kthyen në vatra të depresionit dhe vetvrasjeve, kur nuk kanë arritur të vaksinojnë as 0,01% të popullatës, antigjyshërit të ofrojnë si shembull suksesi një gjyshe parukerie. Referuar kulmit të numrave të të pastrehëve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, antigjyshërit të ofrojnë një stërgjyshe si shëmbull suksesi. Pika hapjen e rrugës suaj karshi të rinjëve. Nuk e di nga bëhet Alfred Moisiu, por ofrojeni edhe atë. Se kushedi vjen edhe ai me ide të reja. Studentëve jepuni dërrmën, tregojuni ambasadat, portet apo aeroportet. Shpejt do keni kështu një Shqipëri të denjë europiane të antigjyshërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve.

LEXO TE PLOTE