LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kategoritë e personave që vaksinohen/ Rakacolli: Përcaktohen nga mjekët e familjes

21 Shkurt 2021, 22:04, Lifestyle CNA
Kategoritë e personave që vaksinohen/ Rakacolli: Përcaktohen nga

Prej disa ditësh janë hapur debate lidhur me përzgjedhjen e kategorive të personave që vaksinohen për Covid-19.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila tha se kategoritë i kanë përzgjedhur mjekët e familjes.

?Sot u bënë vaksinime për shumë persona mbi 80 vjeç, të cilët janë të zgjedhur nga mjekët e familjes. Nga çdo qendër shëndetësore e Tiranës u përzgjodhën nga mjekët e familjes duke pasur si kriter në radhë të parë moshën dhe duke parë gjendjen shëndetësore të tyre. Ishin vetë mjekët e familjes, ata që janë përgjegjës për ruajtjen e shëndetit dhe për kurimin e tyre, që i përzgjodhën ata. Kështu që sot janë vaksinuar rreth 80 veta nga gjithë Tirana të përzgjedhur vetëm nga mjekët e familjes?, u shpreh ajo.

Rakacolli u pyet më tej nëse kanë hartuar një listë paraprake me personalitetet që do të vaksinohen në vijim dhe ajo u përgjigj se janë mjekët e familjes ata që merren me këtë gjë.

?Janë mjekët e familjes ata që kanë përcaktuar mënyrën. Është orientimi nga vetë mjekët e familjes nga çdo qendër shëndetësore t?i zgjedhin në bazë të moshës ata persona që gjykojnë ata me radhë. Kalenderi i vaksinimit është detyrë që e bëjnë ekspertët e komitetit të vaksinimit, jo Komiteti Teknik, komiteti i vaksinimit që është një komitet kombëtar që funksionon gjithmonë që nuk është ngritur tani për Covidin?, theksoi zv.ministrja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga