LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jeta e shqiptarëve në rrezik/ Politikanët kthehen në “minë me sahat”

21 Shkurt 2021, 07:56, Politikë CNA
Jeta e shqiptarëve në rrezik/ Politikanët kthehen në

?Dashuri në kohën e pandemisë?, do të mund të titullohej ndonjë film ose libër, nëse do të përshkruhej fushata elektorale e këtij viti.

Covid-19 prej më shumë se një viti ka ndryshuar sjelljen dhe çdo gjë tjetër në jetën e çdo kujt në mbarë botën. Kufizimet janë bërë aq të dukshme sa shumë persona nuk po takojnë as të afërmit e tyre, në mëyrë që të jenë të mbrojtur dhe të shëndetshëm.

Por për politikanët tanë kjo gjë nuk është e rëndësishme. Për ta jeta e qytetarëve vjen në plan të dytë, pasi më e rëndësishme është fushata elektorale dhe sigurimi i votave.

Edi Paloka, drejtuesi i qarkut të Durrësit nga PD ka zhvilluar një takim me banorët e Fushë Krujës, ku pa zbatuar asnjë masë të protokollit anti Covid, dukshëm po rrezikon jetën e njerëzve.

Në një ambient të mbyllur, me më shumë se 10 veta, pa maskë dhe distancë sociale është pamja që të shfaqet nga fotot që vetë ish deputeti dhe nënkryetari i PD ka shpërndarë në Facebook.

Ky nuk është rasti i vetëm, ku komponentë të PD shkelin rregullat dhe kthehen në ?minë me sahat? për jetën e njerëzve të thjeshtë.

Edhe ish deputeti Edmond Spaho u kap në shkelje të rregullave anti Covid, ku pas denoncimit nga CNA.al ai u dënua me 50 milionë lekë.

Mbrëmjen e djeshme, u dënua edhe Xhelal Mziu, i cili zhvillonte në Dibër takime në ambiente të mbyllura me grumbull njerëzish.

Policia në çdo qytet ?fle?. Blutë bëhen të ?gjallë? vetëm pas denoncimeve nga ana e mediave, ndërsa për qytetarët e thjeshtë, që ecin në ambiente të hapura dhe në distanca sociale gjobat nuk kursehen.

Ndarja e policisë është ?ca të nënës ca të njerkës? dhe urojmë që në këto pak kohë që na kanë ngelur nga 25 prilli, jeta e shqiptarëve mos kthehet në rrezik serioz nga politikanët tanë të papërgjegjshëm./CNA.al

Policia e Korçës ?qorre?/ Spaho rrezikon jetën e njerëzve, askush nuk e gjobit

CNA.al ?zgjon? policinë/ Gjobitet Edmond Spaho

Foto- Ervin Salianji nuk ndalet/ Rrezikon jetën e qindra banorëve në qarkun e Korçës

Xhelal Mziu nuk do t?ja dijë për Covid/ Grumbullon njerëz për të bërë fushatë

Lajmet e fundit nga