Connect with Us

Gjendet i pajetë në banesë një person në Durrës/ Dyshimet e para të policisë

Kronika

Gjendet i pajetë në banesë një person në Durrës/ Dyshimet e para të policisë

Publikuar

-

Bie në kontakt me rrymën elektrike/ Humb jetën 35-vjeçari në Klos

Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës në lagjen nr. 17.

Viktima raportohet të jetë rreth 78 vjeç dhe jetonte i vetëm.

Policia njofton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshimet e para janë se i moshuari mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  LRE hap fushatën në Durrës dhe Krujë/ Prezanton kandidatët

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2021, në lagjen nr.17, Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasi B. C., rreth 78 vjeç, i cili banonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plumba ndaj 60 vjeçarit/ Autori i zhduket policisë

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë, në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Sipas Policisë, shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij. Fatmirëisht, nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

LEXO EDHE:  Policia Rrugore me dorë të hekurt ndaj shoferëve/ Pezullon 62 leje drejtimi

LEXO EDHE:  Policia Rrugore me dorë të hekurt ndaj shoferëve/ Pezullon 62 leje drejtimi

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit F.N., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 gëzhoja.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr masiv edhe në Shkodër/ Dyshohet të jetë i qëllimshëm

Publikuar

-

Nga

Situata e zjarreve në vendin tonë vijon të jetë mjaft kritike, ndërsa mbrëmjen e sotme raportohet se një zjarr masiv është aktivizuar në një sipërfaqe pyjore, edhe në qarkun e Shkodrës.

Mësohet se zjarri ka përfshirë pyjet e Fushë-Arrëzit, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk rrezikohen banesat.

Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pisha, ndërsa zjarrfikësit e Fushë-Arrëzit, po punojnë për shurjen e flakëve.

LEXO EDHE:  Mbytet një 20 vjecar në plazhin e Durrësit

LEXO EDHE:  SPAK “rrëzon” OFL-në dhe Policinë/ Heq sekuestron për 48 pasuri

Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se zjarri është shfaqur gjatë mbrëmjes së sotme dhe dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U asfiksua nga zjarri në Gjirokastër/ Mësohet gjendja shëndetësore e ushtarit të FA

Publikuar

-

Nga

Një ushtar i Forcave të Armatosura është asfiskuar nga zjarri pasditen e sotme në Gjirokastër, dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi bën të ditur se gjendja e ushtarit është e qëndrueshme dhe se ai vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve në Spitalin e Gjirokastrës.

LEXO EDHE:  Rrëzohet nga banesa ku po punonte/ Përfundon në spital 50 vjeçari

Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës.

Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve.

Shërim të shpejtë Edlir!”-shkruan Peleshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE