Vetingu
Drejtësia e Fierit në Vetting/ Nga skandali seksual i gjyqtarit tek prokurorët e denoncuar

Në vitin 2018, Gjykata e Fierit u përfshi në një skandal.
Gjyqtari Roland Hysi u arrestua pas publikimit të një videoje në media, ku shfaqej teksa merrte ryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje, që ishte në proces gjyqësor për të fituar kujdestarinë e vajzës.
Nga ajo çfarë dëgjohej një video vetëm për një gjyqtar nuk bëhej fjalë, por për një ordiner getosh që krenohej me varëse floriri dhe me punën që bënte.
Hysi, u dënua me 4 vite e 6 muaj burg, por për shkak se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, ai përfitoi ulje të dënimit duke u dënuar me 3 vjet heqje lirie. Togat e zeza vendosën që Hysit t’i hiqet e drejta që të ushtrojë funksione publike për 5 vite. Por pas këtij afati sërish mund ta shohom në poste publike duke kërkuar ryshfete dhe favore seksuale ndonjë tjetër gruaje.
Ky ka qenë skandali më i madh i prodhuar në Gjykatën e Fierit. Kur jemi tek Gjykata kujtojmë se edhe drejtuesi i saj Roland Jaupaj, nuk mundi ta kalonte Vettingun.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Fierit, Roland Jaupaj, pasi konstatoi probleme me pasurinë si dhe një rast të dyshuar të konfliktit të interesit.
Ndërsa nga prokuroria jashtë sistemit ka përfunduar drejtuesi i saj Fatmir Lushi, pasi KPK konstatoi probleme me pastërtinë e figurës dhe pasurinë e tij.
Edhe pasuesja e tij Violeta Shkurta, e cila ende nuk ka kaluar në Vetting, rezulton me biznese, si me bingo, filial bastesh, armë gjahu, të vëna këto në emrin e bashkëshortit dhe nga ana tjetër me një kredi si e pastrehë.
Një tjetër prokuror në Fier, i cili para rreth 5 vitesh është akuzuar për korrupsion nga Prokuroria për Krime të Rënda, është në pritje të përfundimit të hetimeve nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Ai është prokurori i Fierit Petrit Vukaj, i cili në vitin 2015 u ekspozua nga “Krimet e Rënda”, si një rast korrupsioni në drejtësi.
Shkalla e parë, tek Krimet e Rënda e shpalli fajtor prokurorin Vukaj dhe e dënoi me 3 vjet shërbim prove. Por, në vitin 2017, Apeli i Krimeve të Rënda, shpalli pafajësinë pasi nuk e gjeti të bazuar në prova qëndrimin kundër prokurorit Vukaj.
Kujtojmë se në kuadrin e nismës së Qeverisë “Rama”, në vitin 2013 me moton “Stop Korrupsionit në Drejtësi”, në faqen e Ministrisë së Drejtësisë një nga të denoncuarit ishte edhe prokurori i Fierit, Genci Mane, i cili ende nuk ka kaluar në Vetting.
CNA.al do të sjellë më poshtë shkrimet mbi pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Fierit, pa anashkaluar edhe aspektin professional apo bëmat e tyre në institucionet e drejtësisë./CNA.al
Nga bingo, filial basti tek armët e gjahut/ Drejtuesja e Prokurorisë me kredi si e pastrehë
“Rrëzoi”, Policinë për protestuesit/ Prokurorja që Arta Marku e ktheu në “shëtitëse”
Nga akuzat për korrupsion, tek burgu/ Pasuria e prokurorit që u përball me Krimet e Rënda
“Korrupsioni në drejtësi”/ Prokurori që u denoncua në nismën e Rilindjes
Kalbëzimi i drejtësisë/ Prokurori i skandalit drejt Vettingut
U përzgjodh për të bërë zap krimin/ Si ka ndryshuar pasuria e prokurores së “Forcës së Ligjit”
Lidhjet e drejtësisë me politikën/ Vëllai i ish deputetit të Kryemadhit në Vetting
U përzgjodh në Task Forcën Marku-Xhafaj/ Prokurorja “në krah” të Saimir Tahirit
Skandalet e drejtësisë/ Prokurorja u denoncua për manipulim të aksidentit
U zmbraps nga “Ben Qimja”/ Si ka ndryshuar pasuria e gjyqtares në pesë vite
Drejtësi në Fier dhe me pasuri në Vlorë/ Gjyqtari si pronar i “Ujit të Ftohtë”
Preku drejtësinë me mijëra euro në llogari/ Gjyqtarja shtrin financat në USA
Ministrja e Ramës kërkoi “kokën” e tij/ Gjyqtari merr mbi 29 mijë euro dhuratë
Iu refuzua viza amerikane/ Kush e aministoi nga hetimet gjyqtaren e paditur
U la jashtë dyerve të SPAK-ut/ Çfarë deklaronte prokurori për dosjet hetimore?
Nga manipulimi i një vrasjeje tek skandali seksual/ Bëmat e gjyqtarit të Fierit në filtër
“Të hetohet nga SPAK”/ Zbardhet pasuria e prokurorit Andi Pogaçe
Nga manipulimi i një vrasjeje tek skandali seksual/ Bëmat e gjyqtarit të Fierit në filtër
Një “Don Zhuan” në krye të Gjykatës së Fierit?/ Roland Jaupaj “noton” në pasuri