Connect with Us

Drama e një natë pa televizion e Facebook, apo e humbjes së elektricistëve!

Opinione

Drama e një natë pa televizion e Facebook, apo e humbjes së elektricistëve!

Publikuar

-

Drama e  një natë pa televizion e Facebook, apo e humbjes së elektricistëve!

Nga Jak Simoni

Para shumë kohësh, kur shikonim filmin “Në pyjet më borë ka jetë” të aktorit të pavdekshëm  Rikard Ljarja, nuk  e mendonim se drama e humbjes së jetës për të siguruar komunikimin e njerëzve  do të ishte aktuale për dekada me radhe e deri sa komunikimi të përhapej me internet.

Vërtetë, po të  dihej se çfarë do të ndodhte, jo një fshat por gjithë qarku i Gjirokastrës, e për mendimin tim (besoj dhe të drejtuesve të OSHEE në qark), e  gjithë Shqipëria do të qëndronte një natë pa drita, por humbja e jetës  së dy elektricistëve në mes të natës,  nuk  mund të  përcillet si lajm i zakonshëm pa u indinjuar dhe pa përgjegjësinë e askujt.

Ndonëse, krahasuar me vite  më parë, ku për të mbuluar humbjet ose për t’i futur vetë  në xhep, të vidhnin me faturat A.f., vitet e fundit OSHEE ka përmirësuar ndjeshëm furnizimin me energji dhe funksionimin e këtij institucioni, humbjet ne jetë njerëzish  janë mjaft të larta, saqë nuk mund të justifikohen me shprehjen: “çmimi i furnizimit 24 orë me energji elektrike”.

A thua dhe shtetet tjera  e kanë paguar aq shtrenjtë sa ne! Vetëm  këto vitet e fundit  janë  me dhjetëra raste që bëjnë tepër të lartë këtë çmim dhe nuk janë vetëm elektricistë.  Vetëm  këto vitet e fundit kanë humbur jetën në detyrë disa elektricistë, si në Pukë, Peshkopi, Tiranë etj.

Ka pasur  dhe fëmijë që kanë gjetur vdekjen duke renë në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa dërgonin bagëtitë për të pirë ujë në lum, apo duke luajtur; si vitin e kaluar në parkun e Beratit “zbukuruar” nga të mëdhenjtë për festa.  Të gjitha këto janë  pakujdesi, apo vrasje nga pakujdesia!

LEXO EDHE:  Ishte shpallur i zhdukur/ 64-vjeçari gjendet i pajetë në Përroin e Dunavatit

Patjetër  se puna e  elektricistëve,  e muratorëve, e minatorëve (me sa e sa jetë  të humbura) dhe e shumë të tjerëve kanë rrezik për jetën, por rasti në fjalë të bën të reflektosh për mënyrën se si mund të evitohen drama të tilla. Po të punohet ditën për mirëmbajtjen e rrjetit, të mbetet  më pak pune për natën dhe po të punohet në verë për përmirësimin e rrjetit, tashmë mjaft të amortizuar,  të ngelet më pak punë në dimër.

Është shumë e lehtë të gjesh zgjidhje pas fatkeqësisë, por për rastin në fjalë, një natë një fashat mund të qëndronte dhe  pa drita, kur riparimi ishte problematik dhe i rrezikshëm.  Apo ishte e pamundur sepse kemi krijuar një stil  jete në fashat dhe në qytet, ku humbja e jetëve nuk përbën dramë, por në mënyrë paradoksale, dramë është te mos kesh një natë dritë, të mos hysh në facebook, apo istagram (d.m.th të mos komunikosh, siç e përmendëm në fillim), të mos shohësh emisione (shume prej tyre nuk ja vlen t’i shohësh fare) në televizion.

Akoma më paradoksal është fakti se ndoshta  ata elektricistë e humben jetën, qe disa fshatarë të asaj zone të vjedhin energjinë që zakonisht telefonojnë të parët (konkretisht për zonën nuk di asgjë, por të dhënat zyrtare për humbjet në rrjet tregojnë vjedhjen qe kryhet), fenomen që vetëm sa filloi para pak vitesh të luftohej dhe u la për të mos i prishur qejfin një numri të madh të njerëzve, por që fatmirësisht nuk është shumicë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Opinione

Nga Spartak Ngjela/ Shqipëria në prag të suksesit historik

Publikuar

-

Nga

Nga Spartak Ngjela/ Shqipëria në prag të suksesit historik

Shqipëria është në prag të suksesit të saj historik, të pritur në dy shekuj, gjatë një tmerri antishqiptar, që nga viti 1820. Kjo kuptohet edhe nga shqetësimi iracional edhe i serbëve, por edhe i rusëve. Politika ruse dhe ajo serbe, janë me korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri, në një kohë kur, ky korrupsion, po shkon drejt likuidimit.

l.

Historia e së tashmes historike të çdo shteti apo çdo shoqërie analizohet gjithmonë duke u mbështetur në aspektet më të rëndësishëm të gjendjes, si aktualitet.

Këto aspekte janë të rëndësishëm atëhetë kur lidhen me njëri – tjetrin dhe mbajnë brenda kësaj lidhjeje thelbin e historisë së segmentit kohor aktual.

Duke i qëndruar këtij koncepti historik, në historinë e sotme të Shqipërisë, ne gjejmë katër aspekte qëndrorë që lidhen me njëri-tjetrin dhe mbajnë të fokusuar brenda vetes, historinë e momentit aktual.

Katër aspekte kryesorë të historisë së Shqipërisë se sotme janë:

Fitorja e çiftit të pakorruptuar e patriot në Kosovë, Kurti-Osmani.

Tensioni iracional i presidentit të Serbisë nga përbuzja e re e politikës amerikane kundrejt Serbisë.

Amullia e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë.

Zgjedhjet e 25 prillit.

ll.

Në këta katër aspekte kuptohet se po qëndron politika e re Amerikane. Janë dy nga aspektet e më sipërm që tregojnë presionin amerikan kundër Serbisë dhe,   edhe trajtimin e Serbisë nga amerikanët njëlloj si për Gjermaninë naziste të pasluftës së Dytë Botërore.

Në këtë rrjedhë vijnë dhe bashkohen të katër aspektet e mësipërm, sepse patriotizmi i bashkimit kombëtar në politikën Kurti-Osmani, dhe amullia e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë, do të vijnë e do të përplasen me diskreditim në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.

Shumë mirë. Por brenda këtij trajtimi shihet qartë se gjithçka po vihet brenda idesë se, interesi amerikan në Ballkanin Petëndimor, është i përqendruar te riafirmimi historik i shqiptarëve si mbajtësit e epiqendrës së historisë së Ballkanit Perëndimor. Në fakt, kjo është risia që po sjell koha jonë, duke filluar që nga lufta për çlirimin e Kosovës. Por kjo ka krijuar dhe gjendjen acaruese të politikës serbe, dhe frikën që po shihet në sjelljen e të gjithë politikanëve ekstremistë të Serbisë.

LEXO EDHE:  Aksion i FNSH/ Kapen çantat me lëndë narkotike në Gjirokastër

LEXO EDHE:  Makina e OSHEE buzë greminës/ Nuk ka të lënduar (video)

Në fakt, këta po i tremb rishkrimi real i historisë në rrjedhën Iliri-Arbëri-Shqipëri.

Prandaj kuptohet se është pikërisht kjo që po e hedh në veprim të gjithë egërsinë serbe, por, edhe atë ruse. Këta gjithë tension nervor, rëndom po përmendin Shqipërinë e Madhe, a thua se krijimi i kësaj Shqipërie është pushtim. (!)

Kjo tregon se turpi i tyre historik po vijon si në 100 vjet: serbët, bashkimin e shqiptarëve të pushtuar prej tyre e quajnë një vepër “kriminale”, sepse Shqipëria bëhet një shtet i madh. Kuptohet se ky është një devijim që del jashtë arsyes normale, sepse ideja e tyre është kjo: meqë shqiptarët e bashkuar formojnë një Shqipëri të Madhe, ata nuk duhet të bashkohen kurrë. Por, këta hajvanë historikë nuk na thonë: pse nuk paskan të drejtë shqiptarët të krijojnë një Shqipëri ku do të bashkohen të gjithë shqiptarët? Nuk e thonë dot, se dalin qesharakë.

Por, sot këta po i tremb studimi i thellë i gjuhës shqipe në rrafsh akademik, i cili për serbët vërteton se janë të ardhur në Ballkan; kurse për shqiptarët vërteton që janë po ata, në rrjedhën mbi dymijë-vjeçare ilirë-arbër-shqiptarë.

Por, na duhet të theksojmë se, sidomos, ajo që i fundos në marrëzi serbët e sotëm, është fakti që po kuptohet se politika amerikane është për Shqipërinë natyrore, sipas hartës që ka paraqitur në Konferencën e Londrës ministri i jashtëm i Austro-Hungarinsë, Berthold, në vitin 1912.

Ja, kjo është situata, prandaj edhe shqiptatët duhet të jenë të vëmendshëm, dhe, në këtë kohë, likuidimi i korrupsionit, në Shqipëri dhe në Kosovë, duhet kuptuar se është domosdoshmëri historike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mentor Kikia/ Lum partitë për këtë popull që kanë!

Publikuar

-

Nga

Lum partitë për këtë popull që kanë!

Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri më duket.

Bëra një postim, me një sens humori, duke shfrytëzuar një foto të kryeministrit, nga arkivi. “Rama duke kërkuar deputetë të rinj” – ishte thelbi i postimit tim.

Dhe njerëzia që e lexoi këtë postim lëshohen duke sharë ca Ramën, ca Berishën(që është më i vjetër se kjo zonja në foto), e ca mua që kritikoj Ramën, por jo Bashën.

Po si është e mundor që jemi kaq thellësisht të indoktrinuar, sa mendojmë se edhe një ironizim apo humor shkakton reagime agresive të njerëzve, të cilët janë gati të hanë njëri-tjetrin, pse mendojnë se u ke sharë partinë apo udhëheqësin.

LEXO EDHE:  Makina e OSHEE buzë greminës/ Nuk ka të lënduar (video)

LEXO EDHE:  Plagoset me armë një polic

Po qeshni more derdimenë, qeshni ndonjëhere edhe me partinë tuaj. Atë se gjen gjë, ndërsa juve bën mirë, ju çliron ankthin.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilir Levonja/ A di gjë ku kandidon ish presidenti Moisiu?

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja/ A di gjë ku kandidon ish presidenti Moisiu?

Në fushatën e 2013-ës gjithë makineria elektorale e Edi Ramës ishte karshi një gjyshi. Ky ishte Sali Berisha. Gjyshi me jelek antiplumb. Askush nuk të sillte një program të mirëfilltë ekonomik ku të zbërtheheshin firot e qeverisë së kohës dhe avantazhet e atyre që po kërkonin pushtetit.

Por gjithçka sfidohej me një gjysh kamorrist që lëvizte lart e poshtë me jelek antiplumb. Madje sfida shkoi deri studiove ku do të provohej fakti nëse vërtet Sali Berisha lëvizte me jelek antiplumb apo jo? Kaq shumë ishin magjepsur shqiptarët pas këtij fakti sa të tjerat ishin kot fare. Nu kishte asnjë rëndësi se si do u përmisohej ekonomia apo se si do të minimizohej informaliteti në mënyrë të atillë që vendi të futej në shina në rrugën drejtë Unionit Europian.

Një gjysh me antiplumb ishte kthyer në një gogol që do e kthente botën shqiptare në kazan të plehrave dhe riciklimit. Që po pengonte hapjen e 300 mijë vendeve të punës, eksodin e të tjera. Nuk flisje dot me një shok socialist se menjëherë gjyshi, gjyshi etj. Dhe ta mendosh që në 2013-ën pas plot 8 vjet qeverisje, Sali Berisha nuk ishte më shumë se 69 vjeç. Sot antigjyshërit kanë nisur një fushatë vulgare se po afrojnë vlerat duke u dhënë shqiptarëve kandidatë 80 vjeçarë. Dhe shqiptarët presin të rifreskohen me botëkuptim a arsim perëndimor, megjithëse hapen zorrësh me një gjak puro shqiptar (Alba Kokalari) e cila përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian. Madje kësaj fushate vulgare ia nxjerrin vetë bojën kur deklarojnë se po largohen nga politika për shkak që t’u hapin rrugën të rinjëve.

LEXO EDHE:  Banorët në Gjirokastër injorojnë urdhrin për evakuimin/ Kthehen në pallatin që rrezikon të shembet

LEXO EDHE:  Aksion i FNSH/ Kapen çantat me lëndë narkotike në Gjirokastër

Referuar kulmit të numrave në rritje të vdekshmërisë, dështimit total me pandeminë, ku spitalet u kthyen në vatra të depresionit dhe vetvrasjeve, kur nuk kanë arritur të vaksinojnë as 0,01% të popullatës, antigjyshërit të ofrojnë si shembull suksesi një gjyshe parukerie. Referuar kulmit të numrave të të pastrehëve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, antigjyshërit të ofrojnë një stërgjyshe si shëmbull suksesi. Pika hapjen e rrugës suaj karshi të rinjëve. Nuk e di nga bëhet Alfred Moisiu, por ofrojeni edhe atë. Se kushedi vjen edhe ai me ide të reja. Studentëve jepuni dërrmën, tregojuni ambasadat, portet apo aeroportet. Shpejt do keni kështu një Shqipëri të denjë europiane të antigjyshërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve.

LEXO TE PLOTE