Showbizz
Çfarë e lidh Amarin me Armina Mevlanin?/ Olta Gixhari zbulon detajin

Aktorja shumë e dashur për publikun Olta Gixhari ka rrëfyer më shumë detaje nga jeta e saj private. Bjondina bukuroshe ka qenë e ftuar në emisionin e Jonida Maliqit ku ka teguar se emrin e të biritt e ka zgjedhur qëkur ishte në muajin e katërt të shtatzënisë dhe për më tepër e ka zgjedhur Armina Mevlani.
“Amar lindi me dy A tek këmbët e vockla, në taban. Postimi parë i Amarit në Instagram, që unë dhashë lajmin që lindi, ka dy A shumë të qarta. Kush ma tha mua emrin? Kam folur me mikeshat e mia dhe ju kam thënë më dërgoni lista ose emra që mendoni dhe një ndër to ishte Armina Mevlani. Armina ndër të tjerë emra, që më ka thënë, nuk më dha shumë emra, 4-5 emra më dha. Ajo ishte shumë tek emrat spanjollë dhe emri i fundit fare ishte Amar. Të nesërmen kthehem prapë po shihja Amar dhe i thashë partnerit tim mua më pëlqen shumë, kam gjithë natën që e mendoj është e çuditshme. U la me aq biseda dhe kalonin ditët e unë mbeta tek ky emër”, tregoi Olta.
Gjithashtu ka folur për bashkëshortin duke thënë se nuk i përket botës së shoëbizit dhe se të dy janë shumë rehat me njëri-tjetrin.
“Kemi një ndryshim në dukje të parë, por dhe ai thellë-thellë është si unë. Nuk është i fushës së artit. Më pëlqen shumë që ai nuk ma ka ndrydhur këtë pjesën e koketës që kam unë, energjinë, çmenduritë e mia, ose ndryshim planesh përnjëherë. Është njeri që më jep liri dhe shumë qetësi, sepse nuk bëra kot valixhet gati dhe të ikja. Deri tani jemi shumë rehat me njëri-tjetrin, plotësojmë shumë mirë njëri-tjetrin”, ka rrëfyer më tej ajo./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Bjondina me format bombastike/ Fotot më të nxehta të Charlotte Dyson
Charlotte Dyson është një nga modelet më bombastike të rrjetit. Bjondina bukuroshe pëlqen më së shumti të pozojë para pasqyrës në dhomën e saj të...

Trupi i saj nuk ka koment/ Fotot më tërheqëse të modeles që jeton në Dubai
Allena është një nga modelet më të bukura të Instagramit. Ajo aktualisht po jeton në Dubai ku dhuron poza shumë seksi me bikini. Ajo pëlqen...