Connect with Us

Autonomia spitalore/ Rama: Do të nis me spitalin rajonal të Fierit

Politikë

Autonomia spitalore/ Rama: Do të nis me spitalin rajonal të Fierit

Publikuar

-

Autonomia spitalore/ Rama: Do të nis me spitalin rajonal të Fierit

Kryeministri Edi Rama tha se autonomia spitalore që në thelb ka pagesën e mjekëve sipas numrit të vizitave dhe operacioneve që kryen, do të nis nga spitali i ri rajonal i Fierit.

Rama tha se këto do të shihet se si funksionon kjo gjë, të shihen gabimet dhe më pas do të nis aplikimi edhe në spitalet e tjera.

“Autonomia Spitalore është momenti për të filluar dhe zgjedhja që kemi bërë për të mos bërë hapa të gabuar që të kushtonin më shumë kohë, është që në spitalin e ri rajonal të Fierit është ta përdorim si qendrën dije dhe pilot të autonomisë spitalore duke iu referuar një prej modeleve dhe vendeve që kanë shkëlqyer në shëndetësi në dekadën e fundit dhe që kanë kaluar pikërisht nëpër këto faza dhe kanë shkëlqyer në këtë shekull.

LEXO EDHE:  "Po ecim me sy mbyllur"/ Rama: Askush nuk mund të na thotë kur kalon vala e parë

Tani duhet të hedhim këtë hap dhe funksionimi i autonomisë spitalore do të vihet në jetë në spitalin rajonal të Fierit. Do të shikohet me kujdes ecuria do të nxirren të gjitha mësimet nga puna aty dhe më pas do të shtrihet në spitalet e tjera. Nuk mund të paguhen njësoj dy mjekë që janë në të njëjtin spital ku njëri kryen më shumë operacione e vizita dhe tjetri më pak, se si do organizohet e gjithë kjo është një temë tjetër”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga vajza e ish-deputetit tek aktori i njohur/ Zbulohen tre kandidatët e PS në qarkun e Kukësit

Publikuar

-

Nga

Nga vajza e ish-deputetit tek aktori i njohur/ Zbulohen tre kandidatët e PS në qarkun e Kukësit

Zbulohen 3 emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë socialistët në qarkun e Kukësit në zgjedhjet e 25 prillit.

Bëhet fjalë për Gerta Duraku, Petrit Malaj dhe Adem Lala, sipas asaj që shkruan Report tv.

Gerta Duraku e lindur në Kukës, jeton në Tiranë do të përfaqësojë PS në qarkun e Kukësit. Ajo është vajza e Shyqyri Durakut, biznesmenit dhe ish-deputetit të Kukësit në vitet 2001-2005, e cila do të kandidojë për të kërkuar votën e kuksianëve për socialistët.

Në Tropojë do të kandidojë aktori i njohur, Petrit Malaj. Edhe pse jeton e punon në Tiranë, Malaj duket se është një zgjedhje e Ramës për të mbledhur sa më shumë vota.

LEXO EDHE:  Shikoni si është shndërruar pas operacioneve kjo modele

LEXO EDHE:  Këngëtari degjeneron Ramën/ Leje sipas alfabetit: Kur të mberrish tek K, dil vetë

Ndërkaq në Has do të kandidojë kreu aktual i PS-së në Has, Adem Lala. Ky pritet të jetë i 3-ti në listën e PS-së në qarkun e Kukësit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artisti i njohur i bashkohet Bindjes Demokratike/ Kandidat për qarkun e Shkodrës

Publikuar

-

Nga

Artisti i njohur i bashkohet Bindjes Demokratike/ Kandidat për qarkun e Shkodrës

Artisti lezhjan Gjovalin Dushaj, është bashkuar me Bindjen Demokratike të Astrit Patozit.

Mësohet se Dushaj do të përfaqësojë Bindjen Demokratike për Qarkun e Shkodrës, veçanërisht Pukën dhe Fushë-Arrëzin.

Lajmin e bën të ditur vetë artisti, i cili falenderon koordinatorin e Bindjes Demokratike Astrit Patozi dhe koordinatorin e kësaj partie për Shkodrën dhe Lezhën, Tonin Uldedaj.

Ju bashkuam logos së Bindjes Demokratike, me deshirën e madhe për të kontribuar ashtu siç e meriton Shqipëria jonë e përbashket. Tek Bindja Demokratike dhe te Kryetari i saj Z. Astrit Patozi unë shoh ardhmerinë, pa fyerje, pa sharje, pa mëndje të madhe, por real dhe i sinqertë në këtë rrugë jo pa probleme të politikes Shqiptare. Falemnderit Z. Astrit Patozi dhe Z. Tonin Uldedaj për besimin që treguat ndaj meje për të përfaqësuar Qarkun e Shkodres, veçanërisht Pukën dhe Fushë-Arrëzin. Fitoren e meritojmë”, shkruan Dushaj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos mbështesni ata që u pasuruan përtej çdo imagjinate”/ Rudina Hajdari vijon fushtën në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“Mos mbështesni ata që u pasuruan përtej çdo imagjinate”/ Rudina Hajdari vijon fushtën në Elbasan

Deputetja Rudina Hajdari vijon fushatën në qarkun e Elbasanit, ndërsa i fton të gjithë t’i bashkohen ekipit të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan, se shqiptarët s’mund të mbështesin më “ata që për 30 vite u pasuruan pa punuar një ditë, përtej çdo imagjinate”.

“Çfarë do bëjmë këto zgjedhje?

Do vazhdojmë të mbështesim të vjetrit, ata që për 30 vite u pasuruan përtej çdo imagjinate pa punuar asnjë ditë, falë besimit dhe votës tonë, duke e detyruar miliona shqiptarë të largohen e duke varfëruar pjesën tjetër?

Apo do i japim forcë të rinjve dhe të rejave profesioniste, të mirëshkolluar, të aftë në profesionet e tyre e plot me pasion e ideal për ta ndryshuar vendin?

Zgjedhja është e çdo votuesi!

Ne do vazhdojmë të trokasim pa përtuar në çdo derë, në cdo lagje, në çdo fshat e të flasim me këdo për ta bindur se ndryshimi për mirë vjen vetëm duke mbështetur me votë Nismën Thurje në 25 prill!

#bashkohemi. Nëse do të jesh pjesë e skuadrës tonë në Qarkun e Elbasanit, më shkruaj këtu ose regjistrohu te rudinahajdari.al”, shkruan Hajdari.

LEXO EDHE:  Këngëtari degjeneron Ramën/ Leje sipas alfabetit: Kur të mberrish tek K, dil vetë

LEXO EDHE:  Shikoni si është shndërruar pas operacioneve kjo modele

 

LEXO TE PLOTE