Connect with Us

12 muajt e pandemisë tonë

Blog

12 muajt e pandemisë tonë

Publikuar

-

12 muajt e pandemisë tonë

Historia e evolucionit të pandemisë së Covid-19 është e njohur, me masën e informacioneve që ditë pas dite nga Kina kanë alarmuar të gjithë botën, me zbulimin e rasteve të pozitivitetit e dy turistëve kinezë në Romë dhe rastin e parë të Covid autokton në Codogno. Më 31 janar 2020 qeveria italiane ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare dhe më 3 shkurt është krijuar Komiteti Tekniko Shkencor me urdhër të Mbrojtes Civile. CTS do të ishte organi këshillmor shkencor për Ministrin e Shëndetësisë, Kryeministrin dhe, faktikisht, për të gjithë qeverinë. Sot CTS përbëhet nga 25 anëtarë, përfaqësues të institucioneve shkencore të vendit; anëtarët e CTS punojnë “pro bono”.

Mbledhja e parë e CTS i përket 7 shkurtit 2020, mbi një vit më parë. Nga kjo ditë grupi është mbledhur 152 herë. Një vit aktiviteti intensiv që ka parë anëtarët e CTS të lundrojnë mbi valët e një tsunami të frikshëm që ka përfshirë vendin tonë, patjetër i papërgatitur (siç edhe gjithë vendet e tjera perëndimore) në përballimin e një emergjence të ngjashme. Për Italinë e rënda është se pandemia ka prekur një sistem shëndetësor që vuante prej vitesh nga ndërhyrja politike me difekte të mëdha në sektorin e shëndetësisë publike, mjekësisë së territorit, aftësisë për të përballuar emergjenca të mëdha për të cilat shumë pak ishte alokuar në mungesën totale të kulturës së menaxhimit të krizave. Covid-19 ka përfaqësuar emergjencën e përsosur, atë që përshkruan ironiku Murphy Law, aq shumë i dashur nga mbrojtësit civilë: në rast se diçka mund të shkojë keq, do ta bëjë këtë në momentin më të keq të mundshëm!

Covid-19 është një emergjencë për të cilën nuk dihej asgjë, ecej me sy të lirë me vendime të lidhura më shumë me përvojën dhe me kulturën ekspertëve sesa me një njohje të saktë të armikut të ri. Kështu ka ndodhur edhe me CTS dhe me anëtarët e tij që gjatë javëve të shumta të punës kanë përshtatur indikacionet e tyre ndaj evolucionit të sëmundjes dhe njohjes së efekteve të këtij virusi që ditë pas ditë paraqiste të gjithë egërsinë e tij. Leximi i procesverbaleve të CTS e ilustron shumë mirë këtë evolucion “kulturor” dhe orientimet e dhëna lidhur me temat më të ndryshme për të cilat jemi thirrur të shprehemi.

Në historinë e sistemit tonë askush nuk e kishte parashikuar ndonjëherë krijimin e një ekipi ekspertësh që do të mund të mbështeste punën e qeverisë duke i dhënë mendime teknike, që varionin nga analiza lidhur me rrezikun potencial të epidemisë në botën e restoranteve, shkollës, transporteve, stabilimenteve balneare, garave të hipizmit, sallave të bingos sesa të diskotekave, teatrave dhe botës së kinemasë. Narrativa që kam përpunuar më poshtë është frut i vlerësimit tim, domethënë nuk pasqyron mendimin e CTS. Me pak fjalë, është një lexim personal i historisë.

Periudha e parë: Impakti i tsunamit që na ka përfshirë

Muajt e parë e punës tonë janë karakterizuar nga vështirësia për të orientuar vendimet e vështira që qeveria do të duhej të merrte sidomos për mbylljet e zonave të tëra të territorit apo për zbatimin e atij lockdown për të cilin nuk ekzistonin precedentë të cilëve t’ju referohej; prandaj ekzistonte dije e pakët rreth modaliteteve ekzekutive dhe të kontrollit.

Në CTS qemë të bindur se izolimi i popullsisë ishte arma e vetme e vërtetë e fuqishme për të përballuar rritjen e kurbës epidemike. Nga këtu kanë buruar vendimet për mbylljen e 11 komunave lombarde dhe një komune në Veneto deri në lockdown kombëgtar më 9 mars. Askush nuk e kishte përjetuar ndonjëherë domethënien e vërtetë të lockdown, shumë kujtonin përjetimin e shtetrrethimit, por ajo që duhej të parashikohej nga lockdown e kemi ndryshuar nga sa është bërë prej kinezëve në Wuhan.

Paralelisht me këto vlerësime komplekse na është dashur të menaxhojmë një kërkesë të pabesueshme mendimesh lidhur me furnizimet që shërbenin si urgjencë ekstreme për strukturat shëndetësore: DPI, ventilatorë dhe material shëndetësor specifikisht i destinuar për kurimin e pacientëve me Covid; mallra që nuk qenë të disponueshme si rezervë strategjike në strukturat shëndetësore territorialet.

Pjesa më e madhe e këtij materiali vinte nga jashtë duke mos e pasur tregu italian këtë lloj prodhimi. Kjo ka qenë një prej vështirësive të mëdha me të cilat jemi ndeshur: të gjykosh mbi bazën e dokumentacionit letër shpesh i pamjaftueshëm, sasia e furnizimeve e propozuar në regjim emergjence ekstreme, në një treg të egër ku një seri e pafundme ndërmjetësish të improvizuar deklaronin disponueshmëri dhe lidhje të pamundura me prodhuesit. Informacione vështirë të verifikueshme në këtë kontekst.

Lufta – dhe për ne metafora ushtarake është patjetër e përshtatshme – ushqen tradicionalisht tregun e zi, atë të trafikantëve dhe të aventurierëve. Ka qenë me këtë treg që na është dashur të ballafaqohemi në urgjencën ekstreme për t’i siguruar ato furnizime. Kujtesa kolektive i ka fshirë me shpejtësi ato imazhe, por mund të siguroj që nuk është e lehtë të harrohen apelet e dëshpëruara që ditë e natë na vinin nga strukturat shëndetësore ku pacientë, mjekë dhe infermierë sëmureshin dhe vdisnin në mungesë të materialit mbrojtës.

Është e vështirë të harrohen qindra telefonata njerëzish që në lot kërkonin maska, këmisha, doreza, bombola me oksigjen. Është e mirënjohur që kujtesa i largon kujtimet e dhimbjes, është një proces vetëmbrojtje për të na ndihmuar që të shikojmë përtej periudhës negative. Por për ata që si shumë prej nesh i kanë përjetuar personalisht ato ditë shumë të dhimbshme dhe të pambarimta kujtesa mbetet e gjallë, e shënuar nga imazhe të pashlyeshme. Sot është e rëndësishme që të kujtohet se udhëzimet për të frenuar pandeminë janë pranuar në një shkallë të mirë nga autoritetet politike dhe nga popullsia.

Në ato javë po preknim me dorë atë që kishim parë në televizion të një bote për ne e largët si Kina, imazhe që i ndiqnim me një lloj shpërfilljeje ka mundësi të bindur se “ajo që ndodh në Kinë nuk do të na prekë; ne nuk vendosim kufizime si në Wuhan, ne jetojmë në demokraci, jo në një regjim totalitar, këtu liritë individuale janë të shenjta”.

Imazhet e spitalit të Codogno, në komunat lombarde dhe më pas kamionët e ushtrisë të ngarkuar me arkivolë që shkonin drejt krematorëve, kanë pasur një efekt shkatërrimtar ndaj vetëdijes kolektive të asaj që po ndodhte në Itali. Pranimi kufizimeve në këtëë valë të parë ka ndodhur pa probleme, të përjetuara për më tepër si forma optimizmi tipik mesdhetar.

Edhe vendimi drastik për të mbyllur të gjitha shkollat e vendit është pritur pa kontestime të veçanta duke parë motivimin e pranuar nga komuniteti ndërkombëtar që shikonte tek shkollat e hapura një ndryshore negative ndaj treguesit të transmetimit të epidemisë. Për të gjithë ishte e qartë se e mira e çmuar e shëndetit duhej të konsiderohej parësore ndaj çdo vlere tjetër të ekzistencës tonë. Tregu, puna, ekonomia as nuk qenë ballafaquar me prioritetin e ruajtjes së shëndetit të bashkëqytetarëve tanë. Shteti ndërhynte me subvencione që në një farë mënyre kishin bindur të gjithë, sidomos kategoritë jo të mbrojtura, që t’i pranonin ato kushte që dukej se duhej ta na mbyllnin brenda pak javësh.

Periudha e dytë: vera dhe ora e “foleja të gjithë të lirë”

Ardhja e pranverës dhe rezultatet e mira që kurba epidemike përfaqësonte falë lockdown 2 mujor në të gjithë vendin i kanë mundësuar sistemit shëndetësor që të përjetojë rikthimin e një lloj normaliteti. Treguesit epidemikë thuajse qenë zeruar. RT e bezdisshme qëndrueshmërisht nën 1, terapitë intensive me ngadalë po uleshin dhe situata po rikthehej në normalitet. Në atë periudhë, CTS ishte shumë e zënë për të dhënë indikacione lidhur me perspektivat, duke dhënë në mënyrë konstante sinjale maturie dhe vëmendjeje për të mos e ulur vigjilencën. Për disa sektorë si shkolla është punuar intensivisht të vetëdijshëm se kërkesat që bënim do t’i krijonin probleme sistemit shkollor për shkak të gjendjes jo të mirë ku ndodhej shkolla italiane në momentin e krizës.

LEXO EDHE:  “U shkëput një gjerdan i kinemasë shqiptare”/ Reshat Arbana fjalë të ndjera për humbjen e Muharrem Fejzos

Për në qenë imperative indikacionet mbi distancimin prej 1 metri, përdorimin e maskave, higjienën e duarve. Elementë që të përkthyer në praktikë thjesht donin të kërkonin hapësira të reja për të futur nxënësit, rikuperimin e personelit të ri, gjetjen e disponueshmërisë së 10 milion maskave në ditë, strukturimin e sistemit për të vënë në siguri studentë, operatorë dhe personel në shërbim. Kërkesat tona lidhur me të ardhmen e shkollës shkonin edhe në sektorë si transportet dhe shëndetësia shkollore, vështirë të riorganizueshme në afate të shkurtëra, përveç një aksioni fuqimisht emergjencial, që fatkeqësisht nuk është parë në pjesën më të madhe të vendit.

Vera në ardhje, sezoni i bukur dhe të dhënat epidemiologjike kanë parë shumë administratorë lokalë të hutuar ndaj rekomandimeve për maturi dhe dhe punës së madhe të bërë për të ofruar masa sigurie në stabilimentet balneare, restorantet dhe plazhet. Fotografitë e parë gjatë verës janë tregues i katastrofës së paralajmëruar: diskoteka të hapura në shpërfillje të plotë të rekomandimeve, turma të dendura në plazhe pa kurrfarëë mbrojtjeje apo perceptim të rrezikut.

Gjithçka e veshur me një narrativë personalitetesh të botës së shkencësh që na ftonin ta rifillonim jetën pas lockdoën të marsit dhe prillit. Në media dhe sidomos në mediat sociale, amplifikuesit e vërtetë komunikues në këtë emergjencë planetare, kanë bërë pjesën e mbetur dhe rezultatet janë parë shumë mirë duke filluar nga fundi i shtatorit në përkim me fillimin e shkollave, referendumin dhe zgjedhjet rajonale.

Periudha e tretë: Vala e dytë

Kurba epidemike në ngjitje të shpejtë që kemi parë në ditët e para të tetorit, me shfaqjen pasuese të imazheve të strukturave shëndetësore të sulmuara nga pacientë me Covid, kanë imponuar kufizime të reja që kanë hapur një sezon dëshmie të impaktit të këtyre masave ndaj ekonomisë së vendit tonë. Edhe në grupin tonë është zhvilluar vetëdija se kriza nuk mund të vëzhgohej vetëm nga observatori ynë i profesionistëve të mjekësisë. Shumë faktorë të tjerë futeshin në lojë, që në periudhën e parë të kufizimeve qenë parë me pranim më të madh. Impakti i masave kufizuese ka filluar të ketë efekte shkatërrimtare me rritjen e qartë e varfërisë, një pakënaqësie sociale në rritje dhe të përhapur me shifra mbresëlënëse të popullsisë.

Tregues vuajtje që për shembull në shkollë evidentonin probleme sjelljeje tek mijëra të rinj. Paralelisht është vërejtur një rritje e dhunës brendashtëpijake, i dhunës ndaj grave, rritje e ndarjeve burrë grua, një numër shumë i lartë vetëvrasjesh të tentuara në moshën adoleshenciale dhe vetëvrasjeje në moshë të rritur. Indikatorët sociale në këtë periudhë kanë ardhur duke u përkeqësuar progresivisht me rritjen e të gjitha këtyre të dhënave preokupuese lidhur me problemet dhe dhunën. Kështu puna jonë duhej të ballafaqohej edhe më këta elementë që impononin një vëzhgim më të shënjestruar në kërkim të zgjidhjeve që do të bënin kompatibël nevojën e kontrollit të pandemisë me nevojën për të mos e zeruar jetën sociale dhe prodhuese të vendit.

Shpesh na është dashur të përballemi me pozicione integraliste ekspertësh që apelonin për një lockdown të zgjatur lidhur me frenimin e pandemisë, në thelb një zgjidhje e “thjeshtë” që mbron gjithmonë nga kontestime të ardhshme në emër të asaj “unë e pata thënë”. Prandaj sugjerimi i treguese operativë ka qenë një zgjedhje e gjatë dhe e vështirë; është krijuar një sistem kompleks monitorimi me 21 tregues që i jepnin jetë një vlerësimi që nga ana e tij çonte në krijimin e zonave me nivele të ndryshme rreziku në rajonet “me ngjyra” ku parashikoheshin kufizime pakashumë të rrepta në raport me ndodhjen e përhapjen e virusit dhe me impaktin ndaj sistemeve shëndetësore.

Historia do ta tregojë nëse zgjedhjet e bëra kanë qenë korrekte, ballafaqimi me realitete të tjera europiane për momentin na ka dhënë të drejtë. Periudha e tretë ka parë zgjedhje të dhimbshme që në fund janë konkretizuar me ndalimet e vendosura për festat e fundvidit, të përjetuar me shumë bezdi edhe pse popullsia në tërësia i ka respektuar udhëzimet.

Periudha e katërt: Shpresa e vaksinës

Fillimi i vitit të ri e ka fjetur vendin në fermentim të madh, instanca sociale që kërkonin me foprcë rikthimin në normalitet duke qenë sot më shumë se kurrë e qartë që sektorë të tërë të jetës tonë prodhuese, miliona biznese, rrezikojnë që të zhduken në rast se nuk adoptohen formula afrimi me rikthimin në normalitet. Gjithçka ndodh teksa është në zhvillim fushata më e madhe vaksinuese e historisë, e parë me shumë shpresë për shkak së disponueshmërisë të njoftuara të vaksinave, por që hidhen poshtë në mënyrë të përditshme nga korrigjime të përsëritura lidhur me disponueshmërinë reale nga ana e industrive farmaceutike.

E gjitha ndodh teksa shfaqet perspektiva e tmerrshme e varianteve të virusit për të cilin ende dihet shumë pak dhe sidomos pak i njohur është efikasiteti i vaksinave ndaj këtyre prezantimeve virale. CTS është thirrur sot që të kërkojë formula kontrolli të epidemisë kurba e së cilës duket se ringre kokën, teksa kategoritë prodhuese të vendit apelojnë për hapjen e restiranteve, kinemave e teatrave, të aktiviteteve sportive dhe të gjithë këtyre sektorëve të vënë nën karantinë të gjatë për shkak të pandemisë. Ende sot CTS i duhet që të ballafaqohet me kërkimin e përgjigjeve ndaj dilemave dramatike të përfaqësuara nga rreziku i një vale të re të dhunshme të epidemisë, me vetëdijen se sikur të ndodhte një gjë e tillë do ta gjunjëzonte përfundimisht vendin. Gjithçka në mes të një krizë politike kombëtare po aq të rëndë.

Periudha e pestë: E ardhmja e afërt

Uroj një stabilizim të shpejtë të krizës politike që mund të sjellë siguri në marrëdhëniet institucionale dhe në aftësinë e orientimit të vendimeve operative për të ardhmen e afërt. Uroj mundësinë e garantimit të asistencës shëndetësore për të gjithë qytetarët në vendin tonë, duke reduktuar pabarazitë tejet të dukshme midis rajoneve.

Uroj rikthimin në shkollë në prani dhe në siguri e të gjithë nxënësve të vendit tonë. Uroj rikthimin e plotë në aktivitet të sistemit kombëtar të Mbrojtjes Civile, që gjatë gjithë pandemisë nuk e ka luajtur funksionin që i takonin institucionalisht. Në rast se kjo do të ndodhë, atëhere do të jemi në gjendje ta aktivizojmë siç duhet sistemin vend, mundësia e vetme për të vendosur një plan të vërtetë të jashtëzakonshëm vaksinimi. Në rast se e gjitha kjo do të jetë e mundur, atëhere shpejt do të shohim dritë në fund të tunelit./bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Blog

Aleksei Navalni, është armiku i brendshëm nr.1 për regjimin e Vladimir Putinit

Publikuar

-

Nga

Nga: Ben Hall “Financial Times”

Në vitn 1976, 1 vit pasi iu dha Çmimi Nobel për Paqe si “zëdhënës i ndërgjegjes së njerëzimit”, Andrei Sakharov u klasifikua nga KGB si “armiku i brendshëm nr.1”.

Aleksei Navalni, aktivisti rus i opozitës i arrestuar gjatë kthimit të tij në Moskë të dielën, mund të mos ketë të njëjtën statujë si Sakharov, më i famshmi nga disidentët e epokës sovjetike.

Por nuk ka asnjë dyshim mbi guximin e tij. Apo mbi faktin që Kremlini i sotëm, e konsideron atë si armikun e tij më të madh të brendshëm. Ashtu si me shkencëtarin bërthamor gjysmë shekulli më parë, trajtimi i Navalnit nga qeveria ruse vetëm sa e ka ngritur statusin e tij si një simbol i shtypjes nga regjimi i Vladimir Putinit.

Shtypja mizore e Sakarovit, simbolizoi dikur falimentimin moral të sistemit komunist sovjetik, dhe ndihmoi në elektrizimin e mendimit perëndimor, veçanërisht atij evropian, kundër Moskës. Do të ishte naive të mendohej se trajtimi i sotëm i Navalnit, do të ketë një efekt të ngjashëm.

Lufta e ftohtë ka përfunduar prej kohësh, dhe shumica e kryeqyteteve perëndimore kanë interesa të tjera, përtej luftës kundër agresionit rus.Por ashtu si KGB-ja shqetësohej dikur për ndikimin e Sakarov, edhe presidenti aktual rus Vladimir Putin ka frikë se Navalni mund të mobilizojë rusët kundër regjimit të tij gjithnjë e më autokratik.

Rusia pritet të mbajë në shtator zgjedhjet e saj parlamentare, dhe Navalni dhe kolegët e tij opozitarë kanë organizuar fushata çuditërisht të suksesshme në zgjedhjet lokale. Ata po mbështesin çdo kandidat të aftë të mposhtë zyrtarët në detyrë nga partia qeverisëse e Putinit, e cila ka pësuar një rëniet ndjeshme në sondazhe muajt e fundit.

Përndryshe si mund të shpjegohen masat e jashtëzakonshme, gati farsë, që morën autoritetet ruse për t`a penguar Navalni t’i gëzohej mikpritjes së mbështetësve gjatë kthimit të tij nga Berlini, ku ai kaloi 5 muaj e fundit duke u shëruar pas një atentati ndaj tij, ku përgjegjës cilësohet Kremlini.

Në fillim, policia e trazirave u përpoq të largonte mbështetësit dhe gazetarët që prisnin në terminalin e aeroportit Vnukovo të Moskës. Pastaj, disa minuta para se të ulej avioni i tij, ulja u devijua diku tjetër.

“Pritja e Navalnit nga autoritetet në aeroport, është prova më e mirë se sa shumëkanë frikë prej tij”-shkroi në Twitter Andrei Kolesnikov i Qendrës Carnegie në Moskë. “Janë ata vetë që po e zmadhojnë rëndësinë e Navalni, duke e kthyer atë në një Sakarov të dytë”- shtoi ai.

Rëndësia e Navalnit u afirmua vitin e kaluar, kur ai u helmua me një armë kimike të ndaluar gjatë një vizite që po zhvillonte në Siberi. Muajin e kaluar, ai botoi një investigim që tregoi me shumë fakte se ishte FSB-ja, shërbimi kryesor i sigurisë në Rusi, ajo që e kreu përpjekjen për vrasjen e tij.

Më pas Nalavni e poshtëroi FSB-në, duke bërë publik një regjistrim, në të cilin një nga operativët e tij pranoi hapur përgjegjësinë për atentatin, gjatë një bisede telefonike, kur ai besonte se po fliste me eprorët e tij.

LEXO EDHE:  Ekziston një epidemi që përkeqëson koronavirusin dhe kjo është ajo që hamë

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Sulçebe: Ndodhemi larg imunitetit të tufës

Deri në helmimin e vitit të kaluar, autoritetet kishin synuar t`a ndalnin me akuzën e ngacmimeve seksuale, përmes arrestimeve të përsëritura, ndalimeve të shkurtra në polici, apo refuzimit për të garuar në zgjedhje si kandidat. Tani ka shumë të ngjarë që Putini ta burgosë për një kohë të gjatë.

Pas mbërritjes në Moskë të dielën, Navalni u arrestua për shkelje të një dënimi me kusht për mashtrim, për të cilin ai (dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ) thotë se është një inskenim. Të hënën, Navalni shkroi nëTwitter se gjyqi i tij kishte filluar që në komisariatin e policisë, me një njoftim 1-minutësh.

Ai mund të përballet me 3 vjet burg. Ndërkohë akuzat e tjera për përvetësim fondesh janë në pritje.“Për autoritetet, mënyra se si e shihnin Navalni nuk ndryshoi aq shumë pasi u helmua, por pas demaskimit të FSB-së. Ai nuk është më një kundërshtar dosido, por një armik që duhet të poshtërohet, të shtypet, dhe të ndëshkohet”-thotë Tatiana Stanovaja e konsulencës politike “R Politik”.

Ky akt është një sfidë ndaj kritikëve perëndimorë të Putinit, veçanërisht ndaj presidentit të ardhshëm të SHBA-së Xho Bajden,që dëshiron të mbledhë aleatë në mbrojtje të demokracisë. Administrata e tij, do të duhet të bindë kryeqytetet evropiane që të shkojnë përtej ritualit të denoncimeve verbale.

Kryesore në këtë çështje do të jetë kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo ka mbështetur linjën e sanksioneve mbi agresionin rus në Ukrainë, ka kundërshtuar presionin francez për të rivendosur lidhjet me Moskën, si dhe ka dënuar me forcë përpjekjen për vrasjen e Navalnit.

Tani, Merkel duhet të vijojë me vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ekonomike, si pjesë e një pakete të gjerë në kuadrin e BE-së, përfshirë pezullimin e ndërtimit të gazsjellësit të ri “Nord Stream 2”, që çon në Gjermani gazin rus.

Çështja “Navalni”, do të jetë gjithashtu një test për Armin Lashet, kreune ri të partisë së Merkel, Unionit Kristiandemokrat, që ka qenë shumë i butë me Moskën. Persekutimi i madh i Kremlinit ndaj Navalnit, rrezikon t`a kthejë këtë të fundit në një pikë tubimi për opozitën e brendshme.

Dhe ai duhet të jetë efektiv,meqë Putini i frikësohet aq shumë. Lideri rus nuk duket se shqetësohet shumëse procesi politik ndaj Navalnit, e bën këtë të fundit një simbol të abuzimeve të një regjimi autoritar. Por perëndimi duhet të shqetësohet./Përshtatur nga CNA.al

https://www.ft.com/content/015bfcb2-1a75-4325-b1c3-76a26ccb6b49

LEXO TE PLOTE

Blog

Amerika nuk mund të shërohet dot me “recetat” e të majtës radikale

Publikuar

-

Nga

Nga Marco Rubio “Fox News”

Xho Bajden është tani presidenti ynë, një pozicion i mbajtur nga vetëm 44 amerikanë të tjerë në histori. Është posti i vetëm më e plotfuqishëm në botë, dhe sfida më serioze me të cilën ai do të përballet, është udhëheqja e një vendi shumë të ndarë.

Në fjalën e tij përuruese, Bajden u shtriu dorën e pajtimit 74 milion amerikanëve që votuan për presidentin Donald Trump. Gjesti i tij është i rëndësishëm, por vetëm kjo nuk do ta bëjë “Amerikën sërish normale”. Dhjetëra miliona amerikanë, nuk duan të kthehen në një “normalitet” që i la ata të ndihen të harruar dhe të lënë pas.

Ata duan një Amerikë, ku të gjithë të kenë mund të gjejnë një punë të mirë, të martohen,

të jetojnë në një lagje të sigurt, të krijojnë një familje, dhe të dalin me dinjitet në pension.

Por kjo tani është e pa arritshme për miliona amerikanë në vendit tonë.

Ishte i rëndësishëm fakti që presidentin Bajden i pranoi këto ankthe në fjalimin e tij. Por adresimi i tyre do të kërkojë veprime serioze. Marrëveshja e Re e Gjelbër dhe rritjet e taksave, mund të jenë pjesë e një liste dëshirash të ekstremit të majtë, por ato nuk janë një axhendë unifikuese për të shëruar shpirtin e kombit tonë.

Ato janë tipike për të majtën moderne, e cila beson se Amerika është qeveria jonë, dhe se zgjidhjet kalojnë vetëm përmes një partie në Uashington. Uashingtoni ka një rol për të luajtur në adresimin e nevojave të amerikanëve të përditshëm, sidomos kur bëhet fjalë për riparimin e dëmit të që kanë shkaktuar dekadat e një politike shkatërruese në lidhje me Kinën dhe investimet e brendshme.

Por Amerika nuk është qeveria. Amerika është familja juaj. Amerika është besimi juaj. Amerika është komuniteti juaj. Dhe kur familjet tona, grupet e komunitetit, dhe kishat tona që dikur na siguruan një mision, bien në kolaps, amerikanëve u mbetet të kërkojnë një ndjenjë të përkatësisë tek partitë politike apo kultet e rrezikshme të konspiracionit.

LEXO EDHE:  Berisha krah besimtarëve/ “Xhahili i Surrelit të lejojë hapjen e tempujve të Zotit”

LEXO EDHE:  “U shkëput një gjerdan i kinemasë shqiptare”/ Reshat Arbana fjalë të ndjera për humbjen e Muharrem Fejzos

Dhe kjo situatë nuk do të ndryshojë derisa ne të fillojmë t’i rindërtojmë, dhe t’i ringjallim ato institucione të përjetshme. Si amerikanë dhe konservatorë, ne duhet të jemi të gatshëm të punojmë me administratën Bajden aty ku mundemi për t’i arritur ato qëllime, dhe të jemi të gatshëm ta kundërshtojmë atë në parim atëherë kur duhet.

Fjalimi përurues i presidentit, e bëri të qartë se nga amnistia tek politika e identitetit, mes nesh do të ketë shumë kundërshti parimore gjatë 4 viteve të ardhshme. Por ndërsa projekti i politikës të majtës është ai i ndarjes, censurës, korrektësisë politike, hipokrizisë, dhe përbuzjes për trashëgiminë tonë judeo-kristiane, Partia Republikane po shfaqet si një parti gjithnjë e më e larmishme, patriotike, pro-punëtore e angazhuar për barazinë e shanseve.

Vizioni ynë – ai për të cilin unë do të luftoj çdo ditë – është ai i një kapitalizmi pro-amerikan që e përkrah punëtorin amerikan dhe të mirën e përbashkët, në krahasim me përparësinë që i jepet zakonisht Wall Street, Silicon Valley dhe Pekinit.

Ju nuk keni nevojë që të prisni më tej. Mjafton momenti kur administrata Bajden të anulojë ndërtimin e gazsjellësit Keystone XL, dhe të shkatërrojë mijëra vende pune, për ta mësuar se përpara na pret një luftë e fortë politike.

Por unë kam besim se nëse ne e kanalizojmë energjinë tonë, nëse injorojmë fjalët boshe dhe përqendrohemi tek familjet tona, besimi ynë dhe komunitetet tona, ne do të sigurojmë që premtimi i Ëndrrës Amerikane të jetë më shumë se kurrë i gjallë për brezat që do të vijnë.

Shënim: Republikani Marco Rubio, përfaqëson shtetin e Floridës në Senatin e Shteteve të Bashkuara./ Përshtatur nga CNA.al

https://www.foxnews.com/opinion/joe-biden-president-sen-marco-rubio

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse Amerika do ta dëshirojë sërish Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar

-

Nga

S’ka më dyshime/ Trump do të rikandidojë për president në vitin 2024

Nga Conrad Black “National Interest”

Administrata Bajden është gati në gjysmën e 100 ditëve të saj të para, dhe duket se ka të ngjarë të jetë në gjendje të miratojë paketën e saj të ndihmës prej 1.9 trilionë dollarësh për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi, nga të cilat më pak 10 për qind kanë një lidhje direkte me lehtësimin e ndikimit të Covid-19.

Dhjetëra miliona amerikanë do të kënaqen vetëm me 1.400 dollarë secili. Në fjalimin e tij të shkëlqyer në Komitetin Konservator të Veprimit Politik (CPAC) në Orlando më 28 shkurt, ish-presidenti Donald Trump e bëri të qartë se pret që të rizgjidhet në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Për 90 minuta ai kritikoi nismat e administratës aktuale dhe shpalosi qëllimet e tij të ardhshme. Përveç njoftimit se synon të ruajë kontrollin dhe drejtimin e Partisë Republikane, dhe të jetë kandidati i saj i ardhshëm presidencial, Trump tregoi gjithashtu se kishte mësuar të ishte më i kujdesshëm mbi ato që thotë në publik, duke u dhënë kësisoj më pak pretekste kundërshtarëve të tij.

Më e rëndësishmja, Trump përsëriti ankesat e tij kundër rezultatit të zgjedhjeve të fundit, dhe shmangu tendencën e tij të mëparshme për një ekzagjerim qesharak:ai nuk pretendoi se e fitoi votën e popullit. Por vuri në dukje se për shkak të pandemisë, disa shtete të lëkundura kishin numëruar shumë vota të paverifikueshme, që në shumicën e tyre ishin në favor të presidentit aktual Xho Bajden.

Kjo ishte mënyra e tij për të vërtetuar se ai dhe numri i madh i mbështetësve që u tubua në Uashington më 6 janar, kishin një ankesë të ligjshme. Trump beson se ata kishin një ankesë legjitime edhe në Gjykatën e Lartë, ndonëse kjo e e fundit nuk pranoi që të merrte parasysh padinë e Prokurorit të Përgjithshëm të Teksasit, të mbështetur nga 16 shtete të tjera, në lidhje me pretendimin e dështimit të shteteve për të siguruar një rezultat zgjedhor më të ndershëm.

Dëshmitë e zbuluara nga hetimet mbi sulmin e 6 janarit në Kapitol, dhe përgjigja e Drejtorit të FBI-së Kristofer Rej ndaj pyetjeve të senatorëve më 2 mars, tregojnë se ish-presidenti dhe mbështetësit e tij nuk kishin asnjë lidhje me planifikimin e sulmit ndaj Kapitolit. Ndaj personave të arrestuar brenda Kapitolit nuk ka asnjë akuzë për keqpërdorim të armëve të zjarrit, dhe shkelja e vetme ishte nga njëri prej policëve që vrau një mbështetës të Trump
që tentoi të hynte në sallën e Kongresit. E gjithë narrativa se Trump shpiku një ankesë të rreme rreth rezultatit të zgjedhjeve, duke i nxitur ndjekësit e tij të angazhoheshin në një përpjekje të paramenduar për një kryengritje, duket se po bie.

Dhe ndërsa kjo po bëhet gjithnjë e më e dukshme, përpjekja për të fajësuar Trumpin me akuzën e ngritjes së rebelimit që ai nuk e bëri, për një kryengritje që ai nuk kërkoi, do të shihet si kulmi i 5 viteve të fundit të historisë së Partisë Demokratike, që nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër përveç përbaltjes së Trump.
Nëse në vend të idiotësisë së një impeachment-i tjetër, udhëheqësit demokratë në Kongres do të kishin nxitur prokurorin e qarkut të Kolumbias që të akuzonte penalisht ish-presidentin, një juri e përbërë nga 93 për qind demokratë të Uashingtonit, me siguri që do ta kishte dënuar Trumpin pas gjithçkaje që ata zgjodhën t’i ngarkonin mbi shpinë.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Berishës/ Shifrat e të prekurve me Covid-19 janë manipuluar

LEXO EDHE:  Berisha krah besimtarëve/ "Xhahili i Surrelit të lejojë hapjen e tempujve të Zotit"

Përveç paketës së ndihmës, e cila mund të kalojnë në Senat nën mbulesën e “procesit të pajtimit”, asnjë prej masave radikale të gjelbra apo taksave kundër të pasurve nuk do të miratohet. Por me paaftësinë e tyre taktike, menaxherët demokratë të Kongresit duket se po tregojnë se ka të ngjarë që t’i paraqesin formalisht për votim këto projektligje radikale, për të qetësuar anëtarët e ekstremit të majtë në partinë e tyre.
Kjo gjë do të sjellë një zemërim në rritje nga e majta kur ato të mos miratohen, ndërsa republikanët e udhëhequr nga Trump, do të kenë çdo lloj mundësie për ta shigjetuar pa pushim programin e demokratëve, përpara një elektorati që tashmë po sheh dështimin e administratës, për të mos bërë dot asgjë për të ndihmuar të rinjtë amerikanët që të rikthehen në shkollë.

“Terrori i gjelbër”, shkon shumë përtej asaj që amerikanët dëshirojnë ose mund të tolerojnë, dhe anulimi i gazsjellësit “Keystone XL”, është vetëm një shembull i asaj që po vjen. Në fund, ky proces do të rrisë ndjeshëm kostot për bizneset amerikane. Ndoshta mijëra njerëz do të mbetet të papunë, shoqëruar nga komentet e lezetshme të “Carit të klimës” Xhon Kerri, se mund të prodhojnë këtej e tutje panele diellore. Por në horizont ka katastrofa edhe më të afërta për Amerikën:kufiri i saj jugor. Tashmë bëhet fjalë për një krizë të dalë jashtë kontrollit, ndërsa administrata e re është gati të zhbëjë të gjithë përpjekjet e administratës Trump për të vënë nën kontroll emigracionin e paligjshëm. Një tjetër katastrofë e pritshme është reforma policore, e cila nuk ka asnjë shans për t’u miratuar në Senat. Por ajo do të mjaftojë për të forcuar argumentin se racizmi në forcat policore në SHBA, është arsyeja pse një numër i tepruar afro-amerikanësh vriten ose plagosen nga policia. Në fakt,problemi i vërtetë është se afro-amerikanët përbëjnë23 për qind të popullsisë së Çikagos, 33 për qind të Nju Jorkut dhe 9 për qind në Los Anxhelos.

Ata kryejnë përkatësisht 75, 80, dhe 50 për qind të krimeve në ato qytete. Përgjigja e Trump ndaj këtij problemi,ishte të përqendrohej në hapjen e vendeve të reja të punës dhe eliminimin e papunësisë. Në këtë pikë, të gjitha të dhënat janë se republikanët do të përfitojnë shumë në zgjedhjet e mesit të mandatit, dhe Trump do të ketë sukses në ri-kandidimin e tij në vitin 2024./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://nationalinterest.org/feature/why-america-will-want-donald-trump-back-white-house-179406

LEXO TE PLOTE