Vetingu
U denoncua për hetimin e shpërthimit me tritol/ Prokurori në “kaos” me shtëpitë

Nëntori i vitit 2019, prokurori Florian Bonjaku ndodhet nën hetim nga Vettingu.
Bonjaku fillimisht ka punuar në Prokurorinë e Lushnjes, më pas në Krujë, dhe vitet e fundit është transferuar në Tiranë. Bonjaku nuk është i panjohur për opinionin publik, pasi ai është denoncuar në emisionin investigative “Stop”, në Maj të vitit 2020.
Sipas të njëjtit emision, prokurori Bonjaku, i cili po hetonte rastin e shpërthimit të një sasie tritoli në një poarkueti në Nikës. Në akuzë kishte përfunduar shtetasi L.C, ndërkohë që kishte filmime që tregonin se në momentin kur ka ndodhur ngjarje, i akuzuari ndodhej në një local nate në Shkozet të Durrësit.
Kjo provë i kishte shkuar edhe prokurorit Bonjaku, por sipas emisionit “Stop”, ai nuk e ka marrë parasysh. Në fakt për aspektin professional prokurori Florian Bonjaku ka kaluar në filtrin e Këshillitë të Lartë të Prokurorisë. Me 17 Dhjetor 2020, Në vijim, KLP miratoi raportin për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar për prokurorin Florian Bonjaku.
Një kopje të raportit KLP i ka dërguar menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Dhe tashmë fjalën e fundit për anën profesionale pritet të thotë KPK.
Sa i përket pasurisë, të ardhurat e prokurorit Florian Bonjaku burojnë nga paga e tij në systemin e drejtësisë por edhe si perdagog në një Universitet privat.
Fillimisht ai deklaron dy banesa, me sipërfaqe 75 m2 dhe 73 m2 ndërsa më vonë, ndërsa në vitin 2006 deklaron se ka shitur shtëpinë e banimit në Durrës 1+1 në bashkëpronësi me prindërit në shumën 30 000 000 lekë.
Është i paqartë në lidhje me deklarimin e patundshmërive shtëpi. Pasi në vitin 2011 ai deklaron se ka shitur banesën me sipërfaqe 69 .4 m2 në Tiranë me vlerë 9 500 000 lekë. Këtë pasuri me këtë sipërfaqe, nuk e gjejmë të deklaruar në vitet paraprake.
Po në vitin 2011 ai ka blerë një banesë me sipërfaqe 112.4 m2 në Tiranë me vlerë, 8 948 000 lekë.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Florian Bonjaku, bazuar në të dhënat e ILDKPKI-së.
Viti 2003
Ap banimi 75 m2, ndërtuar para vitit 1990, me vlerë 350 000 lekë.
Ap banimi 73 m2, ndërtuar para vitit 1990, me vlerë 320 000 lekë.
Gjendje kesh në banesë 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lushnje, 720 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga një kompani private me vlerë, 410 000 lekë.
Kredi për blerje shtëpie, 2 700 000 lekë.
Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lushnje, 926 565 lekë dhe shpërblim 34 500 lekë
Të ardhura të bashkëshortes nga një media, me vlerë, 72 000 lekë.
Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lushnje, 1 177 930 lekë.
Kredi bankare për blerje shtëpie 20 000 dollarë. Pa shlyer 17 849 dollarë.
Viti 2006
Shitur shtëpia e banimit në Durrës 1+1 në bashkëpronësi me prindërit në shumën 30 000 000 lekë.
Shtuar kursimet me 450 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lushnje, 807 130 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si specialiste botimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, 363 054 lekë.
Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lushnje, 819 636 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si specialiste botimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, 501 000 lekë.
Kredi bankare për blerje shtëpie 20 000 dollarë. Pa shlyer 14 000 dollarë.
Viti 2008
Depozitë bankare me vlerë 45 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Krujë, 970 864 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si specialiste botimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, 721 300 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagog në një Universitet privat, 45 000 lekë.
Kredi bankare për blerje shtëpie 20 000 dollarë. Pa shlyer 15 180 dollarë.
Detyrimi për shkollimin e vajzës në arsimin parashkollor, 190 000 lekë.
Viti 2009
Depozitë bankare 450 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Krujë, 1 120 174 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes në sektorin e luftës kundër krimit ekonomik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, 582 222 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagog në një Universitet privat, 450 000 lekë.
Kredi bankare për blerje shtëpie 20 000 dollarë. Pa shlyer 12 840 dollarë.
Detyrimi për shkollimin e vajzës në arsimin parashkollor, 190 000 lekë.
Viti 2010
Depozitë bankare me vlerë 5 000 euro.
Blerë autoveturë Benz 250 D, me vlerë 125 000 lekë.
Kursime nga pagat, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Krujë, 1 054 876 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes në sektorin e luftës kundër krimit ekonomik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, 581 009 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagog në një Universitet privat, 235 000 lekë.
Kredi bankare për blerje shtëpie 20 000 dollarë. Pa shlyer 12 661 dollarë.
Viti 2011
Tërheqje në shumën 2 500 euro.
Shitur banesa me sip 69 .4 m2 në Tiranë me vlerë 9 500 000 lekë.
Blerje banese me sip 112.4 m2 në Tiranë, 8 948 000 lekë.
Tërhequr nga depozita shuma 2 420 euro.
Kredi bankare për blerje shtëpie 20 000 dollarë. Shlyer.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Krujë, 1 124 719 lekë dhe kompesimi për shpenzime e rrugës, 420 000 lekë .
Të ardhura të bashkëshortes në sektorin e luftës kundër krimit ekonomik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, 638 481 lekë.
Kredi konsumatore në shumën 1 020 000 lekë. Pa shlyer 924 525 lekë.
Viti 2012
Shitur autovetura Benz Mercedez me vlerë 125 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Krujë, 1 108 318 lekë dhe kompesimi për shpenzime e rrugës, 420 000 lekë .
Të ardhura të bashkëshortes në sektorin e luftës kundër krimit ekonomik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, 568 711 lekë.
Kredi konsumatore në shumën 1 020 000 lekë. Pa shlyer 724 091 lekë.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Krujë, 363 445 lekë dhe në Tiranë 795 718 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagog në privat, 60 300 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga raporti i lindjes, 289 174 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes në sektorin e luftës kundër krimit ekonomik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, 288 496 lekë.
Kredi konsumatore në shumën 1 020 000 lekë. Pa shlyer 528 191 lekë.
Viti 2014
Gjendja kesh shtuar me 240 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tiranë 1 241 694 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, si oficere në Departamentin e Hetimit dhe Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, 828 210 lekë.
Kredi konsumatore në shumën 1 020 000 lekë. Pa shlyer 356 189 lekë.
Viti 2015
Shtuar gjendja kesh me 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tiranë 1 208 429 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, si oficere në Departamentin e Hetimit dhe Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, 758 868 lekë.
Honorare nga pjesëmarrja në kursin e ILEA-s, në SHBA, 800 dollarë.
Kredi konsumatore në shumën 1 020 000 lekë. Pa shlyer 96 998 lekë.
Viti 2016
Shtuar gjendja kesh me 290 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tiranë 1 224 490 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, si oficere në Departamentin e Hetimit dhe Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, 845 354 lekë.
Kredi konsumatore në shumën 1 020 000 lekë. Mbyllur.
Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tiranë 1 258 061 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, si oficere në Departamentin e Hetimit dhe Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, 802 218 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga një trajnim në Kroaci, 211 dollarë amerikan.
Të ardhura të bashkëshortes nga vizita studimore në Kinë, 230 dollarë amerikan.
Të ardhura të bashkëshortes nga një konferencë në Hagë, 170 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga pjesëmarrja në një konferencë të organizuar nga Këshilli i Evropës në Hagë, 447 euro.
Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tiranë 1 344 589 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, si oficere në Departamentin e Hetimit dhe Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, 853 190 lekë./CNA.al