Connect with Us

Si i përmbysi pandemia në Europë modelet e vjetra të emigrimit

Sociale

Si i përmbysi pandemia në Europë modelet e vjetra të emigrimit

Publikuar

-

Shumë europianolindorë kanë lënë Perëndimin dhe janë kthyer në shtëpi

Pas një dekade në Britani, Alexej Kirillov iu desh vetëm 24 orë për të vendosur të largohej, shkruan The Economist. Në mars 2020, ndërsa kufijtë e Europës u mbyllën në mënyrë të rreptë, zoti Kirillov, 31 vjeç, i cili punonte si këshilltar strategjik, duhej të zgjidhte: të mbyllej brenda një banese të kushtueshme dhe të vetmuar në Londër, apo të kthehej në shtëpi në Republikën Çeke dhe të qëndronte pranë familjes.

“Nuk kisha planifikuar të largohesha për pesë vjet, ose më gjatë, ndoshta edhe kurrë”, thotë ai. Por covid-19 ia ndryshoi mendjen. Gati një vit më vonë, ka hapur një dyqan në atdheun e tij. Një kthim i përkohshëm është bërë i përhershëm. “Tani jam kthyer dhe mendoj pse nuk u ktheva më herët?”

Kthimi

Ai nuk është i vetmi. Në vitin 2020, Europa përjetoi një emigrim të madh me një prirje të kundërt, ndërkohë që ata të cilët kishin kërkuar punë jashtë vendit u kthyen në shtëpi. Numrat e saktë janë të vështirë për t’u llogaritur. Rreth 1.3 milionë rumunë u kthyen në Rumani – ekuivalent me trefishin e popullsisë së qytetit të dytë më të madh në vend. Rreth 500,000 bullgarë u kthyen në Bullgari – një numër i madh për një vend me 7 milionë banorë. Lituania, për herë të parë në vite, ka pasur më shumë qytetarë që vijnë, sesa largohen.

Shembuj të tjerë tregojnë të njëjtën gjë. Në Varshavë, aplikacionet për takime në çift janë mbushur me polakë të kthyer që kërkojnë argëtim pa distancim social. Politikanët në Europën Lindore ishin ankuar prej kohësh për “emigrimin e trurit” teksa shtetasit e tyre më të shkolluar largoheshin nga vendi në kërkim të pagave më të larta në Perëndim. Tani pandemia, ekonomia në ndryshim dhe ndryshimi i modeleve të punës po i kthejnë shumë njerëz në vendlindje. “Rikthimi i trurit” ka filluar.

Emigrimi i shqetëson politikanët europianë. Liria e lëvizjes – aftësia për të lëvizur në çdo vend të BE-së – është ndër përfitimet më të njohura të përkatësisë në klub. Ajo është veçanërisht e çmuar për qytetarët e ish-vendeve komuniste, të cilët kanë kujtime të zymta të ndalimeve të udhëtimit nga sunduesit e tyre të hershëm.

Sidoqoftë, edhe pse shumica e europianëve besojnë në lirinë e lëvizjes për veten, disa janë më pak të sigurt për t’ua dhënë këtë privilegj të tjerëve. (Si shembull, Brexit.) Dhe qeveritë e vendeve që humbin shumë të rinj të shkolluar, ankohen shpesh për këtë fakt. Të dhënat në faqet e internetit të qeverisë lituaneze, tregojnë se popullsia po zvogëlohet nga 3.7 milionë në vitin 1990, në 2.8 milionë në 2019, në sajë të emigrimit dhe niveleve të ulëta të lindjeve. Rreth 2 milionë polakë – ose 5% e popullsisë së vendit – jetojnë diku tjetër në Europë. Shpesh, largohen njerëzit më të kualifikuar.

Mjekët dhe infermierët që lënë Rumaninë janë një problem i veçantë. Emigrimi krijon një përplasje interesash midis individëve, të cilët dëshirojnë të përmirësojnë jetën e tyre dhe qeverive, të cilat shpesh parapëlqejnë që njerëzit të qëndrojnë dhe të paguajnë taksa. Ivan Krastev, shkrimtar bullgar, vëren se “është më lehtë të shkosh në Gjermani, sesa ta bësh Bullgarinë të funksionojë si Gjermania”. Dhe kështu njerëzit largohen.

Rikthimi kishte filluar para pandemisë

Megjithatë, edhe para pandemisë, ky proces kishte filluar të ndryshonte në disa vende. Emigrantët nga vendet baltike po kthehen, pasi kanë fituar para ose kanë marrë aftësi të dobishme në Europën Perëndimore. Duke filluar që nga viti 2017, estonezët e lidhur me shtëpinë ua kanë kaluar në numër estonezëve që largohen. Një program qeveritar për të ndihmuar lituanezët e kthyer, kishte 215 konsultime në vitin 2015; kjo shifër u rrit në gati 9,000 deri në vitin 2019.

Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në vendet më të mëdha. Në vitin 2018, numri i polakëve jashtë vendit nisi të ulet për herë të parë në gati një dekadë dhe ka rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga ajo kohë, sipas Institutit Ekonomik Polak. Skemat e posaçme – duke nisur nga propaganda e ekzagjeruar për jetën në vendet baltike, deri tek mësimet falas në polonisht për fëmijët e lindur jashtë – janë të zakonshme.

LEXO EDHE:  Sjellja e policisë në protestë/ Vasili akuza Ramës: Po mbyt të infektuarit me gaz

Emigrim i përkohshëm

Emigrimi kudo në botë shpesh është i përkohshëm. Në Europë, disa faktorë po i shtyjnë dhe tërheqin njerëzit në shtëpi. Liam Patuzzi nga Instituti i Politikave të Emigracionit në Europë, vëren se hendeku ekonomik midis Lindjes dhe Perëndimit po zvogëlohet.

Tregjet e punës në Europën Lindore janë mjaft aktive. Para pandemisë, shkalla e papunësisë në Republikën Çeke ishte rreth 2%, më e ulëta në bllok, nga niveli thuajse 9% kur u bashkua me BE-në në vitin 2004. Hendeqet e pagave, megjithëse janë ende të mëdha, po bien.

Në vitin 2010, një rumun që zhvendosej në Itali, mund të priste të fitonte pesë herë më shumë; në vitin 2019, vetëm tre herë. Për personat me aftësi të lartë, hendeku është edhe më i ngushtë. Nëse kësaj i shtohen përfitime si përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat për zhvilluesit rumunë të softuerit, një punë në Bukuresht mund të jetë më tërheqëse se një punë në Bruksel.

Puna në distancë ndryshon gjithashtu llogaritjen. Një ekonomi e re gri është shfaqur në të gjithë BE-në, ku punonjësit mund të jetojnë në një vend, por të punojnë në mënyrë të paligjshme në një tjetër (dhe si rezultat, paguajnë taksa në vendin e gabuar).

Shpesh këta njerëz janë dëbuar nga vendi i tyre, por telekomunikojnë përtej një kufiri. Tashmë reklamohet shumë perspektiva për të punuar kudo, thotë një ekzekutiv rumun i kapitalit privat. Por sapo kapen nga autoritetet e taksave, këta punëtorë gri duhet të zgjedhin: të qëndrojnë ose të largohen.

Të qëndroj apo të largohem

Punëtorët që kryejnë punë fizike zakonisht kanë më pak zgjedhje. Kamerierët dhe pastruesit, shumë prej të cilëve janë emigrantë, nuk mund të punojnë në distancë. Rreth 700,000 punëtorë të huaj janë larguar nga Londra gjatë pandemisë, duke e ndarë mendjen se peizazhi i bukur i Tamisit nuk ia vlen përpara vështirësive si qiratë e larta dhe kolapsi i papritur i mundësive të punës.

Por për punëtorët e zyrave, lidhja midis mundësisë dhe vendndodhjes mund të dobësohet në mënyrë drastike, duke shënuar një ndryshim tjetër në modelet e emigrimit. Greqia, e cila përjetoi nivele të larta emigrimi të të rinjve gjatë krizës, është e etur për t’i tërhequr ata përsëri. Nëse dielli nuk është mjaft joshës, ndihmojnë lehtësimet e taksave. Punëtorët që zhvendosen në vendlindje paguajnë vetëm gjysmën e taksave për shtatë vjet.

Numri i njerëzve që kthehen në Europën Lindore është ende shumë më i vogël se numri i atyre që janë larguar. Dhe ata që u kthyen në shtëpi për shkak të pandemisë, mund të largohen përsëri kur të lehtësohen masat bllokuese. Rreth dy të tretat e bullgarëve që u kthyen, planifikojnë të emigrojnë përsëri, sipas Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme.

Në planin afatgjatë, edhe kur hendeqet e pagave të zvogëlohen, disa njerëz do të kërkojnë gjithmonë aventura në toka të huaja. Kufijtë e hapur në Europë i lejojnë njerëzit të zgjedhin se ku të jetojnë, që do të thotë në mënyrë të pashmangshme se vendet më pak tërheqëse do të humbasin popullsi. Por asgjë nuk mbetet e njëjtë. Vendet mund të bëhen më tërheqëse dhe njerëzit mund të ndryshojnë papritur mendje se ku duan të jetojnë. Pyesni zotin Kirillov.

Kthimi

Në vitin 2020, Europa përjetoi një emigrim të madh me një prirje të kundërt, ndërkohë që ata të cilët kishin kërkuar punë jashtë vendit u kthyen në shtëpi. Numrat e saktë janë të vështirë për t’u llogaritur. Rreth 1.3 milionë rumunë u kthyen në Rumani – ekuivalent me trefishin e popullsisë së qytetit të dytë më të madh në vend. Rreth 500,000 bullgarë u kthyen në Bullgari – një numër i madh për një vend me 7 milionë banorë. Lituania, për herë të parë në vite, ka pasur më shumë qytetarë që vijnë, sesa largohen./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Moti bën kthesën e papritur/ Rikthehen reshjet e shiut

Publikuar

-

Nga

Moti bën kthesën e papritur/ Rikthehen reshjet e shiut

Java e ardhshme do të nisë me temperatura relativisht të larta, thuajse në të gjithë territorin dhe ky mot do të vijojë i tillë deri ditën e enjte.

Më pas, në fundjavë do të rikthehen sërish reshjet e shiut që do të stimulojnë edhe ulje të temperaturave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e vona të së premtes, në lartësinë  mbi 800 metra në verilindje dhe mbi 1000 metra në juglindje do të rikthehen reshjet e borës me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8/sekondë, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore  fiton shpejtësi deri në 15m/sekondë.

LEXO EDHE:  Covid “pushton” Beratin/ Mbyllet kopshti, infektime dhe në institucionet e tjera

LEXO EDHE:  Kthimi i gjobave/ PAA: Nuk duhen dërguar policë në çdo shtëpi, paratë hidhen direkt në llogaritë e përfituesve

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për ditën e sotme?/ Ky është parashikimi i motit

Publikuar

-

Nga

Keni bërë plane për ditën e sotme?/ Ky është parashikimi i motit

Nëse keni bërë plane për ditën e sotme, atëherë edhe moti do të jetë në favorin tuaj.

Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike, vendi jonë do të ketë mot të kthjellët dhe plot orë me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

E vetmja gjë që vlen për tu theksuar është se gjatë ditës së sotme do të ketë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi deri në 18-22m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Tabaku: Totalisht ndryshe nga ajo që po përpiqen të transmetojnë

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Ngjelës/ Greqia financon edhe politikanë në Shqipëri

Kjo do të sjell ulje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

19 qytetarë humbin jetën nga Covid/ Infektimet vijojnë të jenë në shifra të larta

Publikuar

-

Nga

19 qytetarë humbin jetën nga Covid/ Infektimet vijojnë të jenë në shifra të larta

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të situatës së Covid në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3957 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,969 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Kush e mbron dhëndrin e socialistëve?

LEXO EDHE:  Kush e mbron dhëndrin e socialistëve?

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19./CNA.al

LEXO TE PLOTE