Blog
Pse Gjermania po e mbron kaq fort projektin, nga i cili përfiton aq shumë Vladimir Putin?

Nga Josef Joffe “Project Syndicate”
“Nord Stream 2”, gazsjellësi gati i përfunduar që shkon drejtpërdrejt nga Rusia në Gjermani, nuk ka të bëjë me sigurimin e gazit natyror me njëçmim më të lirë. Përkundrazi, bëhet fjalë për përfitime personale dhe interesat kombëtare të këtyre dy vendeve.
Gazsjellësi përtej Baltikut, i ka vënë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian kundër Gjermanisë, dheme njëkor të madh kritikësh edhe brenda vendit kundër kancelares Angela Merkel. Po të ishte vetëm një çështje gazi, projekti nuk do të kishte parë kurrë dritën e diellit. Atëherë, pse u mbështet?
Historia nis në vitin 2005, Gerhard Shrëder dhe presidenti rus Vladimir Putin nënshkruan marrëveshjen pak para se Shrëder të dorëhiqej nga posti i kancelarit. Sapo ia dorëzoi pushtetin Merkelit, gjigandi rus i energjisë “Gazprom”, në thelb një seksion i Kremlinit, e emëroi Shrëder kryetartë bordit të aksionerëve të “Nord Stream AG”.
Në vitin 2016, Shrëder u zgjodh në kryen të bordir të “Nord Stream 2”, me “Gazprom”si aksionerin e vetëm.Që atëherë, ish-kancelari ka qenë njeriu mëi palodhur i Putinit. “Unë e bëra për të mirën e Gjermanisë, pasi ky gazsjellës na suguron gaz me çmime mëtë mira”- nuk lodhet sëpërsërituri ai.
Në fakt, Gjermania dhe Evropa Perëndimore nuk kanë nevojë për “Nord Stream 2”. Çmimi i naftës është më shumë se përgjysmuar që nga kulmi i tij në vitin 2008. Dhe me gjithnjë e më shumë fusha të reja gazi që po zbulohen dhe shfrytëzohen, sidomos në Mesdhe, për të mos përmendur Amerikën e Veriut, çmimi i gazit ka rënë me me gati 4/5 gjatë së njëjtës periudhë.
As bollëku aktual i gazit nuk ka të ngjarë që të jetë i përkohshëm, duke pasur parasysh gjithnjë e më shumë burime të ripërtëritshme që po dalin në treg.Aktualisht janë13 gazsjellës që lidhin Rusinë me Evropën, duke dhënë rreth 250 miliardë metra kub gaz në vit.
“Nord Stream 2” do të shtojëvarësinë nga Rusia. Por në rrezik ështëshumë më tepër sesa kaq. Pasi gazsjellësi anashkalon Ukrainën dhe Poloninë. Për Putinin, Ukraina, një ish-republikë sovjetike, i përket atdheut rus. Dhe deritani ai tashmë ka pushtuar 2 pjesë:Krimenë dhe Donbasin. Po kështu, ai beson se Polonia, duhet të jetë pjesë e sferës së ndikimit të Rusisë.“Nord Stream 2” i jep mundësi Putinit qët’i dobësojë të dyja vendet duke i privuar nga tarifat e tranzitit. Në vitin 2020, Ukraina fitoi 3 miliardë dollarë nga tarifate transportit të rreth 50 miliardë metravekub.
“Nord Stream 2” mund të pompojë afërisht të njëjtën sasi gazi, gjë që nuk ështërastësi. Projekti do t’i japë mundësi Putinit të shtojë presionin mbi Ukrainë (dhe Poloninë), pikërisht në një kohë kur qeveria në Kiev, po përpiqet me dëshpërim qët’i rezistojë presionit rus mbi ekonominë tashmë të dobët të vendit.
Shrëder nuk po mendonte në fakt për Gjermaninë dhe as Evropën, kur e nxiti mikun e tij Putin qëtë plotësonte pensionin e tij modest prej 93.000 euroshnë vit. Misteri i vërtetë qëndron tek sjellja e Merkel. Kur ish-presidenti amerikan Donald Trump i tha “Ju duhet ta ndalni blerjen e gazit nga Putini”, ajo nuk hoqi dorë.
Por me sa duket në mendjen e saj nuk janë më të rëndësishme furnizimet energjitike. Kjo nuk ka të bëjë me “politikën nivelit të ulët” të gazit dhe parave, por me “politikën e nivelit tëlartë”të shteteve që kërkojnë pushtet dhe pozitë. Pavarësisht nga sa shpesh gjermanët dhe rusët kanë qenë duke u përleshur me njëri-tjetrin, refleksi i qëndrueshëm shkon sërish tek Bismark, që tha dikur:“Mos e ndërprisni asnjëherë lidhjen me Shën Petersburg”. Me fjalë të tjera, ruanin paqen me gjigantin në krahun lindor të Gjermanisë.
Dhe sot me nuhatjene saj të shkëlqyer për pushtetin, Merkel nuk po gënjehet nga gazi rus, por po i përmbahet një rregulli klasik të diplomacisë gjermane.Edhe gjatë Luftës së Ftohtë, Gjermania Perëndimore sfidoi plot 3 presidentë amerikanë – Nikson, Karter dhe Regan – duke shkëmbyer tubate saj tëçelikut me energjinë sovjetike. Por ajo që mund të kishte kuptim ekonomik gjatë krizësglobale tëçmimit të naftës në vitet 1970,sot reflekton vetëm paralajmërimin e Bismark:Mos u prishni me rusët! Megjithatë, sot Merkel po vepron në një fazë të re, dhe jo vetëm për shkak të furnizimit të tepërt, apo kërkesës së zvogëluar për gaz, teksa bota industriale po kalon tek energjia e diellit, erës, duke pasur njëefikasitetit më të lartë.
Papritmas, Merkel është “vetëm në shtëpi”. Nuk janë vetëm SHBA-ja, Britania dhe evropiano-lindorëtata qëduan pezullimin e “Nord Stream“. Edhe francezët janë kthyer kundër tij.E mbështetur tek energjia bërthamore, Franca nuk ka nevojë për gazin rus. Ajo shqetësohet më shumë për “marrëdhëniet speciale” të Gjermanisë dhe hijen e zgjatur të Rusisë mbi Evropën. Vetëm këtë muaj, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov kërcënoi të prishë marrëdhëniet me BE-në, nëse Brukseli vendos sanksione të reja.
Përveç kësaj, Merkel po përballet me presionetë papara në vend. Edhe kolegët kristiandemokratëdhe të Gjelbrit janë kthyer kundër Putinit. Po kështu edhe pjesë të mediave liberale, të cilat zakonisht janë shumë kritikendaj Amerikës perandorake. Tentativa e Kremlinit për vrasjen e Aleksei Navalnit, dhe tani dënimi me burg i tij, e ka tronditur klasën politike të Gjermanisë. Merkel po shehGjermaninë të izolohet. Por bast i fituar është që“Nord Stream 2”
do të përfundojë. Me vetëm 100 milje të mbetura, do të ishte njëimagjinatë e shfrenuar të besosh se një projekt 10 miliardë eurosh do të varroset nën rërërat baltike.
Në fund, gjermanët nuk do të sulmojnë rusët, dhe presidenti i SHBA-së Joe Biden do të sillet më butë me Berlinin sesa Trump.Dhe pazaret kanë filluar. Gjermania premton të rrisë subvencionet për ndërtimin e terminaleve për blerjen e gazit amerikan./Përshtatur nga CNA.al