Connect with Us

Prokuroria e Përgjithshme e mori në mbrojtje/ Kërkohet “koka” e prokurorit që u kërcënua

Vetingu

Prokuroria e Përgjithshme e mori në mbrojtje/ Kërkohet “koka” e prokurorit që u kërcënua

Publikuar

-

Në Nëntor të vitit 2019 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se ka nidur hetimet për prokurorin e Krujës Bujar Memia.

Por, ndërkohë që hetimet-Vetting, vijonin, me 16.07.2020, Inspektoriati i Lartë të Drejtësisë ka urdhëruar fillimin e hetimit disiplinor, me iniciativë, për prokurorin Bujar Memia, për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës.

Ky hetim, u kërkua nga ILD, pas vrasjes së Hekuran Billës në Qershor 2020, në Tiranë. Billa ishte dënuar me burgim përjetë pasi akuzohej për vrasjen e një shtëtasi në Angli, ndërkohë gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, që sot është pas hekurave, i kishte dhënë lirinë.

Sipas ILD, prokurori Memia kishte heshtur për shkeljet e kryera nga gjyqtarja Hoxha. Për këtë rast dhe per 33 vendime të tjera, ILD i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, shkarkimin e prokurorit Memia. KLP, pritet të dalë me një vendim me 15 Mras 2021, ndërkohë nga Memia nuk ka pasur asnjë reagim.

Kujtojmë se në Shkurt të vitit 2017, prokurori Bujar Memia është kërcënuar në sallën e gjyqit në Gjykatën e Krujës. Prokuroria e Përgjithshme me në krye Adriatik Llallën në atë kohë, ka reaguar në lidhje me kërcënimin e prokurorit. Me anë të një deklaratë për median, Prokuroria e Përgjithshme ka vlerësuar reagimin e Policisë së Shtetit për arrestimin e N.Çangut, i cili ka kërcënuar me jetë në sallën e gjyqit, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, prokurorin e Prokurorisë Krujë, Bujar Memia.

CNA.al, ka tejkaluar edhe në anën pasurore të prokurorit Bujar Memia, sipas deklaratave të pasurisë pranë ILDKPKI-së. Të ardhurat e prokurorit vijnë nga paga e tij dhe qiraja e një patundshmërie në emër të bashkëshortes.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Bujar Memia i cili nga funksioni jurist në Bashkinë e Tiranës, u bë prokuror në Kurbin, për të vijuar më vonë në Kavajë, Pogradec dhe Krujë.

Viti 2006 (Deklarata fillestare)
Gjendje kesh 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si jurist në Bashkinë e Tiranës, 600 000 lekë.
Të ardhura si student në Shkollën e Magjistraturës 928 800 lekë.
Kredi në shumën 200 000 lekë.

Viti 2006 (Deklarata vjetore)
Shtuar kesh 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kurbin, 227 968 lekë.
Kredi në shumën 200 000 lekë. Pa shlyer 65 800 lekë.

Viti 2007
Gjendje kesh në banesë 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 780 000 lekë.
Kredi në shumën 200 000 lekë. Shlyer.

LEXO EDHE:  Kruja vatër e nxehtë/ Rriten rastet me COVID-19

Viti 2008
Shtuar kesh 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 792 000 lekë.

Viti 2009
Shtuar gjendja kesh 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 795 000 lekë.

Viti 2010
Shtuar gjendja kesh 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kavajë, 910 316 lekë.

Viti 2011
Shtuar të ardhurat me 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Pogradec, 810 000 lekë.

Viti 2012
Shtuar të ardhurat me 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Pogradec, 840 000 lekë.
Overdraft 1 000 euro.

Viti 2013
Shtuar të ardhurat me 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Pogradec, 9 100 000 lekë.
Kredi, 854 880 lekë.

Viti 2014
Llogari rrjedhëse me vlerë 30 000 lekë.
Shtuar të ardhurat me 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Krujë, 994 440 lekë.
Kredi, 850 000 lekë.
Kredi për blerje televizioni në shumën 43 000 lekë.

Viti 2015
Blerë garsionere me sip 35 m2 në Pogradec me vlerë 900 000 lekë.
Blerë makinë Nisan me vlerë 2 500 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Krujë, 1 069 291 lekë.
Kredi, 850 000 lekë. Pa shlyer 615 276 lekë.

Viti 2016
Gjendje kesh 1 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Krujë, 1 084 141 lekë.
Të ardhura nga qiraja e një prone të bashkëshortes, 70 000 lekë.
Kredi, 850 000 lekë. Shlyer.
Bashkëshortja ka përfituar nga trashëgimia një dyqan 16 m2 dhe një dhomë 16 m2.
Bashkëshortja ka përfituar nga trashëgimia një parcel tokë, arë, nuk e deklaron sipërfaqen.

Viti 2017
Gjendje kesh 900 000 lekë.
Llogari rrjedhëse, 6 5951.43 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Krujë, 1 089 514 lekë.
Të ardhura nga qiraja e një prone të bashkëshortes, 84 000 lekë.

Viti 2018
Gjendje kesh 150 000 lekë.
Llogari rrjedhëse, 20 677 79 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Krujë, 1 163 343 lekë.
Të ardhura nga qiraja e një prone të bashkëshortes, 84 000 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kryegjyqtari me apartamente, garazhe dhe troje të pajustifikuara/ Mblidhen dëshmi të reja për Kastriot Selitën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po përballet me shkallën e dytë të Vettingut.

Selita po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa si dhe me 12 denoncime të mbërritura pas përfundimit të procesit në shkallën e parë të Vetingut.

Kujtojmë se Selita, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimitme 18 Qershor 2019.

Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.

KPA mbledh dëshmi në institucione

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë,  në seancën e datës 28.04.2021, ka njoftuar palët se kanë mbledhur prova nga aktet e mbërritura nga Gjykata e Lartë, Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Zyra Tiranë si dhe nga banka Intesa San Paolo.

Gjatë paraqitjes së tij, gjyqtari Selita ka deklaruar se pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket kriterit të pasurisë janë të pabazuara, po ashtu, sipas tij, edhe pretendimet lidhur me qënien në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, në aspektin praktik nuk janë të vërteta dhe nuk paraqesin aspekt ligjor.

Gjithashtu, Selita ka paraqitur edhe një akt të ri, një vërtetim të lëshuar nga Gjykata Administrative e Apelit që kërkoi të pranohet si provë nga trupi gjykues.

Pasi u tërhoq për konsultim, bazuar në nenin 49, pika 1, germa c, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të administrojë vërtetimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili do t’i vihet në dispozicion edhe Komisionerit Publik.

KPA do t’i kërkojë dokumentacion shtesë Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe në pritje të mbërritjes së këtij dokumentacioni.

LEXO EDHE:  I kërkoi armë Arta Markut/ Pasuria e një kryeprokurori në panik

LEXO EDHE:  Mbrohet nga UNESCO/ Projekte për turizmin në Gjirokastër

Me kërkesë të trupit gjykues, gjatë  séancës së radhës që do të mbahet me datë 19 Maj 2021 , Selita do të mbajë qëndrimin e tij lidhur me shpenzimet e jetesës për vitet 1997-1999, ndërkohë që palët duhet të jenë të përgatitura edhe për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Gjetjet e Komisionerit Publik

                                       Florian Ballhysa

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa ka kërkuar riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.

Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa  ka kërkuar që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.

Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendon për konflikt interesi.

Kjo lidhet me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.

Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  Kruja vatër e nxehtë/ Rriten rastet me COVID-19

LEXO EDHE:  Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Mbrohet nga UNESCO/ Projekte për turizmin në Gjirokastër

LEXO EDHE:  Nga skafi, milionat për divorcin dhe gjyqet e bujshme/ Pasuria e gjyqtarit që “shpëtoi” Lulzim Bashën

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: