LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Policët e terrenit më të egër se unë ndaj Ramës’/ Kryemadhi ankohet për gjobat

20 Shkurt 2021, 17:58, Politikë CNA
‘Policët e terrenit më të egër se unë ndaj

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në ?Kjo javë? ku u ka bërë apel qytetarëve që kanë marrë gjoba nga policia për masat anti-Covid, t?iu drejtohen gjykatave.

Sipas Kryemadhit policia e shtetit nuk mund t?iu vendosë gjoba pasi është institucioni i higjienës ai që gjobit.

?Ju jam shumë mirënjohës policëve të terrenit që janë më të egër se unë kundër qeverisjes së Edi Ramës. Ata janë prezentë, ndoshta jo vetë por me familjarët. Ajo që më bën më shumë përshtypje është që çdo gjobë që vendos policia ndaj qytetarëve është e paligjshme. Nuk është e miratuar në ligj. Policia e Shtetit është për rendin dhe sigurinë. Duhet të jetë Instituti i Higjienës ai që gjobit. Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që kanë marrë gjoba nga drejtorët e policisë t?i drejtohen gjykatave sepse gjobat janë të paligjshme. Në qoftë se do të bëjnë një ligj që do të ndryshonin metodologjinë dhe funksionin e policisë së shtetit atëherë ndoshta po?, tha Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga