LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD "harron" dorëheqjen e Andrea Manos dhe "e kthen" në postin e kryetarit të degës

20 Shkurt 2021, 13:57, Politikë CNA
PD "harron" dorëheqjen e Andrea Manos dhe "e kthen"

Partia Demokratike, ka publikuar një faqen e saj zyrtare një njoftim lidhur me një takim të Andrea Manos me fermerë e fshatit Dishnicë.

Ajo që bie në sy është fakti se Mano është cilësuar si kryetar i degës së PD në Korçë, edhe pse ai ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

?Kryetari i PD Korçë, Andrea Mano ka takuar fermerët e fshatit Dishnice. Prodhimi i fermerëve po kalbet në magazina,ndërsa mbështetja e qeverisë në këto 8 vite ka qenë zero?, thuhet në njoftimin e PD.

Kujtojmë se Mano dha dorëheqjen në korrik të vitit të kaluar për t?u bërë pjesë e garës për deputet duke u zhveshur kështu nga detyra e tij të cilën e mbante prej vitesh.

Po Partia Demokratike nuk e di akoma që Mano është larguar nga posti i kryetarit të PD në Korçë? Apo Mano ka dhënë dorëheqjen dhe vazhdon të jetë kryetar me ngrirje si Luli?

Ashtu si Lulzim Basha i cili në 2017 vetëngriu të gjitha funksionet me qëllimin që të ruajë karrigen e Kreut të PD mesa duket edhe Mano ka marrë “leksionin” e duhur. Edhe pse ka dhënë dorëheqjen serish vijon të cilësohet si kryetar./CNA.al 

Lajmet e fundit nga