La Liga
Ofendimet Pike-Grizman/ Trajneri Kuman surprizon me deklaratën

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman nuk u tërheq veshin aspak dy futbollistëve të tij Antuan Grizman dhe Zherard Pike për debatin dhe ofendimet në fushë ditën e mërkurë gjatë ndeshejs me PSG-në, e cila përfundoi me fitoren 1-4 të parizienëve.
Në konferencën e sotme për shtyp në prag të takimit të nesërm në La Liga me Kadizin, trajneri holandez theksoi se nuk i pëlqen që “futbollistët e tij të jenë të heshtur”.
Sipas tij, reagimi emocional në momentet e tensionit të ndeshjeve, është diçka e mirë. “Gjatë një ndeshjeje mund të ketë shumë tension dhe gjëra të tilla ndodhin. Është diçka e mirë që të kesh njerëz që reagojnë kur nuk janë të gëzuar. Nuk është koha për të penalizuar. Nuk kam asnjë problem me gjëra që si kjo që ndodhin në ndeshjen.
Në fakt, më pëlqen. Pas ndeshjes, është diçka tjetër. Nuk më pëlqejnë futbollistët që janë të heshtur sepse ka momente tensioni gjatë ndeshjes”, u shpreh trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman për përplasjen verbale mes sulmuesit Grizman dhe mbrojtësit Pike në sfidën e fundit të Barcelonës.
Lajme të Rekomanduara:

Bare: Të gjithë shqiptarët hanë fasule, vetëm unë jo
Keidi Bare është kthyer në një kohë të shkurtër në një nga emrat më të dashur për tifozerinë e skuadrës së Espanjoi, që ka pëlqyer...

Panik në konferencë, trajnerit të Barcelonës i fillon gjakderdhja (VIDEO)
Ronald Kuman ndërpret konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Seviljas e cila është e programuar të zhvillohet nesër në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” me fillim...