LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Astrit Patozi/ Ndryshimi nuk vjen prej atyre që duan të gënjehen

20 Shkurt 2021, 10:37, Politikë CNA
Nga Astrit Patozi/ Ndryshimi nuk vjen prej atyre që duan të

Shqipërinë nuk e ndryshojnë dot ata që gënjejnë njësoj në çdo dy vjet, sa herë që vijnë zgjedhjet. Por as ata, që duan të gënjehen prej tyre.

Nuk ka rëndësi në janë tifozë të verbër, që të drejtën elementare të të arsyetuarit ua kanë lënë kryetarëve, apo u përkasin asaj skotës së përfituesve të drejtpërdrejtë të pushtetit.

Këta të fundit e marrin me klering shërblimin për fanatizmin e tyre, para, gjatë edhe pas zgjedhjeve. Që i bie t?i kemi në kurriz gjithmonë, në rast se do t?ua lëmë prapë atyre në dorë. Ndryshimin mund ta sjellin vetëm njerëzit e lirë dhe të mençur, të cilët nuk i kanë zgjedhjet sikur të shkonin në stadium për të parë një ndeshje futbolli.

Janë ata që nuk u thotë asgjë ndërrimi apo qëndrimi në pushtet i politkanëve të korruptuar dhe të kompromentuar, ndërkohë që gjithçka mbetet si më parë. Ata që janë neveritur me të njëjtat parti të vjetra dhe me të njëjtit udhëheqës legjendarë, të cilët edhe gënjeshtrat i kanë të njëjta për mungesë fantazie.

Shqipërinë mund ta ndryshojnë pikërisht ata që votojnë për bindjen dhe jo thjesht për partinë e tyre më 25 prill.

Lajmet e fundit nga