LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediu tregon negociatat me PD për 25 prillin/ Flet edhe për “ngërçin”me Bashën

20 Shkurt 2021, 14:21, Politikë CNA
Mediu tregon negociatat me PD për 25 prillin/ Flet edhe për

Kreu i PR Fatmir Mediu ka folur për negociatat me PD për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai theksoi se në bazë të aktivitetit të saj politik dhe elektoral gati 30-vjeçare, PR ka një bazë të vetën elektorale e cila i shërben në radhë të parë PD-së, kandidatëve të PD-së por dhe PR-së dhe partive të tjera që të kthehet në një votë e vlefshme dhe pastaj këto vota të kthehen në mandate.

?Unë e kam konceptuar koalicionin si të tillë, ne nuk po futemi tek lista e PD-së, por po ndërtojmë një koalicion me PD-në, të gjitha partitë dhe në bazë të peshës elektorale përcaktohet dhe mundësia se ku është për të kandiduar gjithsecili subjekt?, u shpreh Mediu në studion e neës 24.

Teksa u pyet se në cilën pikë kanë mbetur me zotin Basha, Mediu theksoi se: Ne kemi një dakordësi që do të jemi në një koalicion. Unë nuk do të resht deri në momentin e fundit në gjykimin që kam që të jetë efektiv si trupa e kandidatëve dhe çdo subjekt politik në çdo qark. Nuk mendoj që të ketë dy standarde në disa deputetë ose kandidatë për deputetë janë njerëz të garantuar, disa të tjerë janë të pa garantuar. Mendoj që trupa zgjedhore duhet të jetë në të njëjtin stad, duhet të ketë një marrëdhënie sa morale dhe juridike për të qenë ne të paktën të vetëdijshëm me veten tonë që kemi nevojë për një garë ku maksimalizojmë votat në çdo qendër votimi, çdo kandidat për deputet dhe në bazë të rezultatit ai bëhet ose nuk bëhet deputet.
Është shumë e rëndësishme që partitë politike në kandidaturat ose marrëveshjet që përcjellin nuk krijojnë një raport preferencial për një individ të caktuar, por një raport të qenësishëm për kandidat në bazë të votave që ata kanë?./CNA.al

Lajmet e fundit nga