LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ishim me automatik te koka”/ Këngëtarja rrëfen ngjarjen traumatike

20 Shkurt 2021, 10:02, Lifestyle CNA
“Ishim me automatik te koka”/ Këngëtarja rrëfen

Këngëtarja shumë e dashur dhe e njohur për publikun, Mihrije Braha ka treguar një nga ngjarjet më traumatike të jetës së saj.

E ftuar në emisionin Glamour zone me Ester Bylykun ajo ka treguar momentin ku policia serbe i kishte ndaluar dhe iu kishte vënë automatikun te koka.

?Kemi qenë me makinë, natën, na ndalon policia. Na thotë fikeni makinën dhe mbaj mend që e kemi parë veten në ferra. Ishim vetëm ne të dy në makinë, policia dhe asnjë tjetër.  Ishim me automatik te koka me Naimin dhe mbaj mend që mbylla sytë, edhe prita kur do më kapte plumbi. Ata na shanë dhe fyen serbisht, më pas njëri nga policët na tha të iknim. Aq e tmerruar sa isha, të isha në timon, unë nuk do kisha ndezur dot as makinën. Në atë situatë njeriu përjeton traumë.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga