Connect with Us

E BUJSHME/ Futbollisti që po shkëlqen në Itali bën kërkesë në FIFA për t’iu bashkuar Shqipërisë

Kombëtare

E BUJSHME/ Futbollisti që po shkëlqen në Itali bën kërkesë në FIFA për t’iu bashkuar Shqipërisë

Publikuar

-

Insistimi i vetë trajnerit Reja për lojtarin në fjalë dhe angazhimi i FSHF-së, ka bërë që Bajrami të japë OK-in për nisjen e procedurave që të bëhet një futbollist i Shqipërisë.

Mirëpo, në qendër të të gjithë procedurave, është vetë futbollisti i cili për këtë hap të karrierës së tij, nevojitet të firmosë një kërkesë drejtuar FIFA-s me kërkesën për të luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë, duke e ndryshuar përfaqësuesen zvicerane, me të cilën ka qenë pjesë e skuadrave të moshave.

Këtë procedurë e ndoqi pak kohë më parë edhe Florian Kamberi. Në bazë të rregulloreve të FIFA-s, lojtarët kanë të drejtë në karrierën e tyre që të ndërrojnë vetëm një herë përfaqësuesen, nëse nuk kanë debutuar në ndeshje zyrtare me një kombëtare A.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kombëtare

Statistika/ “Pitbulli që kafshon” pa u ndëshkuar, Keidi Bare shkon në perfeksion me Espanjolin

Publikuar

-

Nga

Në kohën kur Keidi Bare ishte pjesë e Malagas, e vetmja pikë e dobët për mesfushorin shqiptar ishte ndëshkimi i shpeshtë me karton. Kjo pasi Bare është një prej atyre lojtarëve që nuk e mendojnë dy herë për të futur këmbën vetëm që të marrin kontrollin e topit. Gjithmonë duke e kërkuar duelin agresiv, për të fituar nga ana tjetër edhe dashurinë e tifozëve.

Por në këtë sezon të ri te Espanjoli, Bare ka shkuar në perfeksion. Mesfushori kuqezi e tregon edhe njëherë tjetër se është i aftë që gjithmonë të marrë leksione të reja dhe të përmirësojë gabimet e tij. Tashmë “pitbulli kafshon” pa u ndëshkuar. Mesatarisht Bare ndëshkohet me karton të verdhë njëherë në 510 te Espanjoli, ndërsa me Malagën kjo ndodhte njëherë në 257 minuta.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Gol i gjithi “Made in Albania”, Cikalleshi nuk ndalet në kampionat

Publikuar

-

Nga

Sokol Cikalleshi nuk ka më frena. Pas dygolëshit të para disa ditëve në përmbysjen e madhe ndaj Malatyaspor, kavajasi gjen sërish rrugën e rrjetës.

Këtë herë Cikallshi pamundur të shënojë pikërisht ndaj ish-ekipit të tij, Basaksehir, që tashmë është shndërruar një nga skuadrat më të mira dhe pretendent për titullin.

Sulmuesi i Konyaspor mundi të shënojë në në minutën e 79, pas kosrimit të një tjetër shqiptari, Zymer Bytyqit. Ky është goli i katërt në kampionat për Cikalleshin.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E bujshme/ E kofirmon menaxheri, Uzunin e kërkojnë në Premier Ligë dhe Bundesligë

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni po kalon një sezon fantastik me Ferancvaroshin në Hungari, ku ai u transferua në merkaton e verës. Sulmuesi i Shqipërisë, përveç se në kampionatin hungarez, tregoi paraqitje të shkëlqyera edhe në Ligën e Kampionëve, ku arriti të shënonte edhe një gol, pikërisht ndaj Juventusit, ku përballë kishte idhullin e tij Kristiano Ronaldon.

Duke parë formën e mirë që po kalon, në gjurmët e beratasit janë vënë skuadra nga kampionatet e mëdha europiane. Vetë agjenti i lojtarit, Franci Bode, në një prononcim të dhënë për “Insporti”, është shprehur se interes për lojtarin kanë shfaqur ekipe nga Bundesliga gjermane dhe Premier Liga angleze.

“Klube nga Premier Liga angleze dhe Bundesliga më kanë kontaktuar duke shprehur interesim për Uzunin. Në të kaluarën kemi pasur edhe nga Serie A, megjithatë jemi të fokusuar në sezonin që është duke u zhvilluar. Uzuni është i fokusuar vetëm tek klubi i Ferencvarosh”, tha Bode.

LEXO TE PLOTE