LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy vjet nga djegia e mandateve/ Veliaj tallet me Bashën: Kishte 43 deputete, e çoi në zero

20 Shkurt 2021, 11:53, Politikë CNA
Dy vjet nga djegia e mandateve/ Veliaj tallet me Bashën: Kishte 43

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar kreun e PD Lulzim Basha, dy vite pas djegjes së mandateve.

Gjatë një takimi me banorë të Njësisë 1 në kryeqytet, Veliaj u shpreh se Basha është i vetmi lider që e mori PD me 43 deputete dhe sot s?ka asnje.

?Sot bëhen dy vjet nga lënia e mandateve. Për çfarë duhet të votojë dikush PD-në, e cila kishte 43 deputetë dhe me Lulin shkoi zero? Kishte 25 kryetarë bashkie dhe me Lulin shkoi zero. Kishte 1200 këshilltarë bashkiakë dhe me Lulin shkoi zero. I morëm dhe në qeveri në 2017-ën, dolën me keq. Më keq se u ka bërë ai që i drejton, Lul Basha, PS nuk ua ka bërë kurrë. Ne mund t?i kemi lënë në opozitë, por zero ne nuk kemi arritur t?i bëjmë dot,? tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se Basha, me sulmet në seri ndaj oligarkëve, ishte i pari që përfitoi nga secili prej tyre.

?Thotë ?oligarkët-oligarkët? dhe sa kap vilat te ?Vala Mar?, aty mbaron filmi. ?Oligarkët-oligarkët? dhe sa kap benzin nga nënkontraktori i Astirit, aty mbaron filmi. ?Oligarkët e koncesionarëve të makinave? dhe sa kap vilat në Lundër, aty mbaron filmi. ?Oligarkët e rrugëve dhe të traut të Kukësit? dhe sa kap katin e parë të hotelit, aty mbaron filmi,? u shpreh Veliaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga