Connect with Us

Arrestohen pesë persona në Vlorë/ Për çfarë akuzohen, policia jep detaje

Kronika

Arrestohen pesë persona në Vlorë/ Për çfarë akuzohen, policia jep detaje

Publikuar

-

Trafik i lëndëve narkotike/ Arrestohet ish kryeplaku i fshatit dhe i biri

Arrestohen në Vlorë 5 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: G. B., 44 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe E. B., 44 vjeç, për veprën penale ”Moskallëzimi i krimit”, (vëllezër), banues në Vlorë, si dhe shpallën në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, shtetasin K. A., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi në datën 19.02.2021, në Orikum, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. A, ka kanosur me armë zjarri 2 vëllezër, shtetasit A. B., 54 vjeç dhe B. B., 46 vjeç, banues në Orikum.
Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt, A. B., për veprën penale ”Moskallëzimi i krimit”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

LEXO EDHE:  Policia i "vë kufirin te thana" Berishës/ Paralajmëron kallëzim penal

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 26 vjeç, banues në Tragjas, pasi në lagjen “Hajro Çakërri”, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
V. D., 41 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Kushtrim”, Vlorë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
S. R., 21 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen “29 Nëntori”, duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ishte duke luajtur/ Fëmija bie nga ballkoni në Konispol

Publikuar

-

Nga

Ishte në gjendje të dehur/ Vetëplagoset me armë zjarri i riu në Rrogozhinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Konispol.

Mësohet se një fëmijë rreth 4 vjeç ka qenë duke luajtur dhe ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës.

Fëmija është duke marrë shërbimin mjekësor, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

LEXO EDHE:  U kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur/ Policia arreston 35-vjeçarin

LEXO EDHE:  Procedimi i deputetëve/ Vasili akuza Prokurorisë

Sakaq, pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Digjen kullotat në Gjirokastër/ Zjarrfikëset “në luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Digjen kullotat në Gjirokastër/ Zjarrfikëset “në luftë” me flakët

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Karjan, në Lunxhëri të Gjirokastrës.

Mësohet se flakët kanë përfshirë një hapësirë me kullota poshtë fshatit, ndërsa deri më tani raportohet se janë djegur rreth 1 ha tokë.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll.

Nga ana tjetër, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa policia e Gjirokastrës ka identifikuar dy autorë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U arrestua për korrupsion/ GJKKO merr vendimin për prokurorin e Sarandës

Publikuar

-

Nga

U arrestua për korrupsion/ GJKKO merr vendimin për prokurorin e Sarandës

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën e arrestit me burg për prokurorin Sali Hasa, dhe për 4 persona të tjerë.

Me masën e arrestit të shtëpisë është lënë vetëm zyrtari i klubit të Përmetit Bujar Haredinaj.

Kështu gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg edhe për:

Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 – 25 i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Paloka akuza të forta Avokates së re të Shtetit/ Ja ç’më bëri në gjyqin kundër Ramës

LEXO EDHE:  Degjeneron debati Murrizi-Gjekmarkaj/ S’ka bir kur*e që më akuzon mua si spiun, të marr një milion euro...

GJKKO ka konfirmuar masën “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Kurse ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal.

Prokurori Sali Hasa dyshohet se ka marrë para, kundrejt pushimit të çështjet për Miranin, i cili akuzohej për plagosje të lehtë me dashje, ndërkohë që e motra e tij Papa, punonjëse e policisë bashkiake, dyshohet se ka negociuar për lirimin.

LEXO TE PLOTE