LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhelal Mziu nuk do t’ja dijë për Covid/ Grumbullon njerëz për të bërë fushatë

19 Shkurt 2021, 21:42, Politikë CNA

Xhelal Mziu, ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, aktualisht dejtues politik i PD-së në qarkun e Dibrës, nuk do t?ja dijë për Covid-19.

Çdo ditë Mziu zhvillon takime me banorë të qarkut të Dibrës pa i interesuar se vendi po lëngon nga pandemia e Covid-19.

Xhelali i PD-së grumbullon me dhjetëra qytetarë, burra e gra në vende të mbyllura, pa maska dhe pa distancë sociale.

Ai mban pandalur takime, por virusin nuk e llogarit aspak. Në kohën kur ligji nuk i lejon grumbullimet elektorale dhe për këtë arsye po gjobit ministra, deputetë, ish-deputetë nga PS, LSI dhe PD, Xhelali vazhdon aktivitetin e tij i qetë, duke na treguar se për të Covidi nuk ekziston.

Xhelal Mziu nuk është gjobitur dhe ndëshkuar nga ligji për shkeljen e ligjit dhe rrezikimin e jetëve të shumë personave dhe duket se kjo e bën atë të mendojë se është i pamposhtshëm dhe të vazhdojë i qetë fushatën elektorale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga