Connect with Us

Shefja e Programit të Vaksinimit: Janë siguruar doza për 800 mijë persona, sa do të zgjasë procesi

Sociale

Shefja e Programit të Vaksinimit: Janë siguruar doza për 800 mijë persona, sa do të zgjasë procesi

Publikuar

-

Shefja e Programit Kombëtar të Vaksinimit,Erida Nelaj,  ka treguar për A2,  bilancin e deritanishëm të vaksinimit në vend, hapat e mëtejshmëm drejt përfundimit të tij, si dhe rezultatet mbi efektet anësore që shqetëson një pjesë të popullatës.

“Janë bërë mbi 3 mijë vaksinime, me 2400 doza të para, tashmë 640 persona kanë marrë të dyja dozat. Procesi ka shkuar mirë, përtej disa efekteve të lehta si dhimbje koke, ose temperaturë kalimtare, nuk ka pasur efekte anësore domethënëse. Edhe tek të moshuarit nuk kemi lajm të efekteve të rëndësishme, përtej dhembjes në zonën e injeksionit”, sqaron Nelaj, që shton se për momentin janë vaksinuar vetëm të rezidentët në shtëpitë e të moshuarve, ku vaksinohen të gjithë pa diferencim moshe.

Në botë, nuk mungojnë rastet e personave të vaksinuar plotësisht, që më pas janë riinfektuar, në Shqipëri janë raportuar dy raste të tilla, por Nelaj mendon se kjo statistikë nuk duhet të shqetësojë. “Kur vaksinohemi, nuk do të thotë që jemi të paprekshëm nga virusi, sidomos mjekët. E rëndësishme është që të arrijmë të krijojmë antitrupa. Edhe nëse rezultojmë pozitivë, e rëndësishme është që mos të përhapet sëmundja, ose nëse sëmuresh lehtë të mos ketë komplikacione të mëdha, dhe absolutisht të shmanget vdekja”.

Por Nelaj dëshiron të bëjë të qartë edhe diçka, përtej vaksinimit. “Edhe nëse e kemi kaluar COVID-19, është e rëndësishme që të vaksinohemi për të rritur sasinë e antitrupave. Shtame të reja po qarkullojnë dhe vaksinat janë ende efektive për këto shtame, në të ardhmen mund të ketë nevojë për një vaksinë të re. Kujdesi nuk duhet të ulet kurrë, edhe pas vaksinimit. Ashtu siç thotë vetë kompania e virusit, pas dy dozave duhet të kalojë edhe një javë që personat të krijojnë imunitet. Distancimi social dhe maskat do të duhen edhe pas vaksinimit, sepse procesi do të jetë i gjatë, dhe popullsia po e ul vëmendjen”.

Sipas Nelajt, “janë siguruar doza për 800 mijë persona, me dy doza, 500 mijë Pfizer dhe 1 milion e 114 mijë të AstraZeneca-s, nga mekanizmi i COVAX. Po punohet ndërkohë edhe për vaksina shtesë me AstraZeneca-n dhe të tjerë. Por ky është proces i gjatë, dhe mund të zgjasë pothuajse një vit”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Asnjë i shtruar në 24-orët e fundit”/ Tritan Kalo: Dalja prej tunelit po afrohet shpejt

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë shtrim në spital me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalo shprehet se nuk është momenti për të hapur shampanjat por duhet ruajtur ende vigjilenca.

Mjeku shprehet besimplotë se fundi i tunelit të pandemisë po afrohet më shpejtë.

Kohë kovidiane…. 10.05.2021…. Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në Covid-1/Shërbimin Infektiv të QSUNT….Ndërgjegjësimi, përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, MHD (Maskat, Higjena personale dhe kolektive, Distancimi fizik) dhe Vaksinimi në ritme të përshpejtuara, po na bëhen aleatë të fuqishëm në luftën tonë kundër armikut të padukshëm, “flamës mbarëbotërore” të Pandemisë nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….

Lehaqenët dhe gojët koprolale kundër vaksimit, vetëm ecuria pozitive e rasteve të pandemisë ua mbyll gojët…. NËSE për arsye të mos dijes, të mos dëshirës për jetën, të hatërmbetjeve politike yshteni të thoni ndoshta edhe ato që nuk i mendoni, SHOQËRISHT dhe PROFESIONALISHT JU LUTEM të mos na pengoni në misionin tonë fisnik e human të Mantelbardhit….Miq, kolegë e bashkëkombas, NUKU është ende momenti për të hapur shishet e shampanjave e për të brohoritur FITORE!!!…
Kemi ende udhë për të bërë në tynelin e Pandemisë, POR dalja prej tij po afrohet shpejt dhe kjo gjë na bën optimist e me flatra….

Ju duam, ju respektojmë dhe për asnjë dekikë nuku do ju mungojë Puna, Përkushtimi, Përkujdesja e Profesionalizmi ynë në betejën tuaj për t’u përballur me armikun e padukshëm….Syhapur e mëndjekthjellët deri në rastin e fundit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19….Javë sa më të mbarë….Together forever!!!”, shkruan Kalo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të ndikohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash në zonat malore.

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë Jugore do të diktojnë mot me kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 30°C.

LEXO EDHE:  Na duhet një hetim serioz mbi origjinën e Covid-19

LEXO EDHE:  Pandemia/ Steinmeier u bën thirrje gjermanëve: Le të mbledhim forcat të gjithë!

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthjellime dhe vranësira / Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Publikuar

-

Nga

Më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për javën që presim përpara!

Dy ditët e para të javës (Hënë dhe e Martë) parashikohet që moti të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore-malore.

Dita e Mërkurë parashikohet me mot të paqëndrueshëm, kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore-malore këto reshje hera-herës në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar.

Ditën e Enjte deri në orët e mesditës parashikohet mot me alternime vranësirash dhe kthjellimesh me vranësirat më të theksuara në zonën e veriut dhe qendrës. Në këto zona deri në orët e mesditës parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e në veriperëndim deri mesatar në formë shtrëngatash.

LEXO EDHE:  Si janë duke u shpërndarë vaksinat anti-Covid nëpër botë

LEXO EDHE:  I mbijetoi sulmit me bombë por jo Covid-it/ Ndërron jetë gazetaria e njohur

Java mbyllet me ditën e Premte e cila parashikohet me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtim bën zona e veriperëndimit e cila deri në orët e mesditës parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme dhe të dobta. Më pas mot i kthjellët./CNA.al

LEXO TE PLOTE