Connect with Us

Rriten temperaturat/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për fundjavën

Sociale

Rriten temperaturat/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për fundjavën

Publikuar

-

Moti për nesër/ Si parashikohen të jenë temperaturat

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të ndikojnë vendin tonë edhe përgjatë fundjavës dhe fillimit të javës që vjen.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare këto më të theksuara ditën e shtunë dhe të djelë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë, ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen vranësirat/ Çfarë parashikojnë sinotpikanët për nesër

Ditën e nesërme vendi ynë gradualisht do fillojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti fillimisht do të jetë me diell si dhe vranësira kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës vranësirat do të vijnë në shtim deri të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Duke filluar nga orët e mesditës në zonën e veriperëndimit do të fillojnë reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët ndrësa në orët e pasdites dhe mbrëmjes në këtë zonë reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave.

LEXO EDHE:  Përplaset makina me autobusin në Elbasan/ Plagosen pesë persona

LEXO EDHE:  Horoskopi i fundjavës/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë sipas Paolo Fox

Sipas Shërbimit Meteorologjik, era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 10-15m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -3°C deri në 12°C

zonat e ulëta -2°C deri në 18°C

zonat bregdetare 3°C deri në 17°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Qytetarët kanë frikë të vijnë në spital”/ Brataj: Rastet janë në rënie, nuk jam dakord me lockdown-in

Publikuar

-

Nga

Kufizimi i lëvizjes/ Brataj shpjegon masat e reja, pse u vendos mbyllja në 20:30

Drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj u shpreh se nuk është dakort me masat e vendosura të Covid-19.

Sipas tij ka ulje të rasteve të të infektuarve si dhe situata është e menaxhueshme.

“Rastet janë gjithmonë dhe në rënie pranaj unë nuk jam dakort me lockdown-in si dhe me masat e tjera të vendosura. Sot janë rreth 600 raste të reja, pra numri është gjithmonë e në rënie”, u shpreh Brataj.

Brataj u shpreh se qytetarët kanë frikë të shkojnë në spital pasi besojnë teoritë që në spital nuk marrin shërbimin e duhur si dhe lihen pas dore.

LEXO EDHE:  Kjo javë sjell ulje drastike temperaturash, ja cila është dita më e ftohtë e javës

LEXO EDHE:  Kthjellime dhe rritje e lehtë temperaturash/ Parashikimi i motit për sot

“Shumica e personave të prekuar nga Covid-19 vijnë me vonesë në spital. Ata kanë frië të vijnë në spital pasi u besojnë teorive që në spital nuk merr kujdesin e nevojshëm dhe se lihesh pas dore. Situata të tilla edhe kanë ndodhur por nuk ka spital perfekt”– u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nis vaksinimi në Lezhë/ Manastirliu lajmëron ardhjen e 8000 dozave të tjera nga Pfizer

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi për të moshuarit mbi 90 vjeç në Lezhë. Të pranishëm ishin dhe Kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta

Manastirliu, e cila ka lajmëruar se në 15 mars priten të vijnë dhe 8000 diza të tjera nga vaksina Pfizer.

“Kemi arritur 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë personel shëndetësor. Bëjmë çdo ditë të paktën 1000 vaksinime dhe besoj se do të bëjmë akoma më shumë me ardhjen e vaksinave nga Pfizer. Me datë 15 Mars vijnë rreth 8000 vaksina nga Pfizer”- tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE