LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rriten ndjeshëm aksidentet rrugore në janar/ Fajtorë drejtuesit e mjeteve

19 Shkurt 2021, 07:19, Aktualitet CNA
Rriten ndjeshëm aksidentet rrugore në janar/ Fajtorë drejtuesit e

Pas një përmirësimi në 2020-n, kryesisht si rrjedhojë e kufizimeve të lëvizjeve nga pandemia, janari i këtij viti ka sjellë një rritje të ndjeshme si të aksidenteve rrugore, ashtu dhe të plagosurve e viktimave të shënuara.

Sipas INSTAT, Në muajin Janar2021 numërohen 125 aksidente rrugore nga 93 aksidente të ndodhura në muajin Janar 2020, duke u rritur me 34,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Janar2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 165 persona nga 122 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 35,2%. Në muajin Janar2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 22 persona nga 17persona të vdekur në Janar 2020.

Në muajin Janar2021, aksidentet rrugore, në 80,0% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25?34vjeç, duke zënë 28,0% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 45,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e aksidenteve rrugore është shënuar nga të gjitha moshat, por rekordin e mbajnë të rinjtë nën 24 vjeç (+145%) dhe grupmosha 35-44 vjeç (+100%).

Nga 22 humbje jete nga aksidentet në janar, 18 janë meshkuj dhe 4 femra. Në krahasim me janarin e një viti më parë ka një rënie të ndjeshme të viktimave femra nga aksidentet (-33%) dhe rritje të meshkujve (63.6%).

Rekordin për numrin e aksidenteve e mbajnë Tirana dhe Durrësi, ndërsa humbjet më të mëdh atë jetëve janë shënuar në qarkun e Lezhës (6), Fierit (4) e Vlorës (3).

Viti 2020 u mbyll me 20 për qind më pak humbje jete nga aksidentet në raport me një vit më parë. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave për aksidentet reflektojnë efektin e karantinës kur u vu re një rënie e numrit të aksidenteve për shkak të kufizimit të lëvizjeve.

Në vitin 2020, numërohen 1.234 aksidente rrugore nga 1.498 aksidente të ndodhura në vitin 2019, duke u ulur me 17,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i të aksidentuarve në vitin 2020, është 1.598 persona nga 2.044 persona, duke u ulur me 21,8 %, krahasuar me vitin 2019.

Në vitin 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 181 persona nga 227 persona në të njëjtën periudhë të një viti më pare? njoftoi INSTAT./Monitor

Lajmet e fundit nga