LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse është e vështirë të besohet se Biden do sillet ashpër ndaj Kinës

19 Shkurt 2021, 07:45, Blog CNA
Pse është e vështirë të besohet se Biden do sillet

Nga Ben Weingarten ?The Federalist?

Administrata e Bajden dhe mediat e saj pranë tij, përsërisin vazhdimisht se gjatë karrierës së tij të gjatë politike, presidenti i ri i SHBA-ë ka qenë gjithnjë ?i ashpër me Kinë?. Por përkundër narrativës zyrtare, politikat fillestare të presidentit Bajden nuk po tregojnë forcë. Përkundrazi, ato janë në dëm të Amerikës, dhe sinjalizojnë një kthim prapa në statuskuonë e dobësisë.

Media i ka bërë jehonë retorikës së administratës Bajden mbi 3 çështje kryesore të lidhura me Kinën:përmendjen nga administrata të mizorive të Partisë Komuniste Kineze në Xinjiang si një ?gjenocidi?; premtimi i presidentit për një ?angazhim të fortë? ndaj Tajvanit; dhe premtimin e tij për të mbajtur një Indo-Paqësor ?të lirë dhe të hapur?.

Në të tria rastet vetëm me paralajmërime. Gjithashtu media e establishmentit, lavdëroi deklaratat më autoritare të administratës së Bajden mbi politikën SHBA-Kinë. Por nga një lexim i thjeshtë i telefonatës së parë së presidentit tonë me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Komuniste Kineze, Xi Jinping, dhe deklaratave përkatëse nga zyrtarët, kupton se qasja bie ndesh me strategjinë e administratës së re mbi Pekinin.

Mediat folën se Bajden ?u përball? me Xi për ?shqetësime? mbi çështje të diskutueshme si të drejtat e njeriut, tregtia dhe Tajvani. Natyrisht, mediat shtetërore kineze, e panë krejtësisht ndryshe atë bisedë, si një përmbysje miqësore dhe të mirëpritur në krahasim me qëndrimin e ashpër të Trump ndaj Kinës.
Gjithashtu media pranë demokratëve, raportoi se stafi i Bajden e përqafoi idenë se Amerika është në një ?konkurrencë të fortë strategjike me Kinën?, dhe se ai do të ruante disa nga politikat e administratës Trump.

Por veprat flasin më shumë se fjalët, dhe pavarësisht nga vazhdimi i politikave të caktuara, cilësimi si i tepër i një task-force në Pentagon mbi Kinën, tregon se administrata e Bajden e ka zbehur retorikën e saj në disa fronte. Ai po e rifut Amerikën në Marrëveshjen Klimatike të Parisit, në të cilën Kina që është ndotësja më e madhe, është e sigurt që do të mashtrojë sërish. Bajden por e rikthen Amerikën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, të dominuar nga Partia Komuniste Kineze, për të cilën u shpërblye me përbuzje nga amerikani i vetëm në panelin që po heton aktualisht mbi origjinën e koronavirusit të ri.
Gjithashtu presidenti i ri po e zgjeron traktatin e reduktimit të armëve bërthamore NEW START, duke e përjashtuar sërish Kinën nga ky traktat, dhe duke vonuar zbatimin e një ndalimi të investimeve për kompani të caktuara, të dyshuara se bashkëpunojnë me ushtrinë kineze.

Ndërkohë, administrata Bajden po i ndalon punonjësit e saj, që ta etiketojnë koronavirusin si ?kinez?, pra me emrin e tij të ligjshëm, dhe ka anuluar një rregull të vendosur nga administrata Trump, që u kërkon shkollave në SHBA të zbulojnë lidhjet financiare me Institutet kineze Konfuciane.
Rekordet katastrofike të presidentit Bajden mbi Kinën, dhe natyra kompromentuese e marrëdhënieve të vazhdueshme të familjes së tij me individë dhe kompani të lidhura me

PKK, janë shumë shqetësuese. Fakti që ai refuzon që të heqë dorë nga gabimet e tij më të mëdha, sugjeron se Kina do të vazhdojë të përfitojë në kurrizin e SHBA-së. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për këshilltarët e tij më të vjetër. Presidenti Bajden ka emëruar në masë ata që kanë shërbyer me të në administratën e Obamës, në të cilën mbretëroi statuskuoja e angazhimit, integrimit dhe e pasjes së marrëdhënieve të buta me Kinën.

Dikush do të shpresojë më kot të gjejë në të gjitha nivelet e larta të administratës së Bajden ndonjë zyrtar, që e ka dalluar veten si një kritik i hapur i PKK-së, apo si një parashikues i veprimeve malinje të Pekinit në ndjekje të hegjemonisë. Dy nga të emëruarit kryesorë të presidentit Bajden, të lidhur me Kinën, përfshijnë ish-kolegët e administratës Obama, ?cari i Azisë? Kurt Kempbell, dhe udhëheqësin e task-forcës së Pentagonit në Kinë, dr.Eli Ratner. Në vitin 2018, që të dy ata bënë një ?mea culpa? në një shkrim në ?Foreign Affairs?, ku e pranuan se kishin dështuar me frenimin e Kinës.

Por disa muaj më vonë, autorët po bënin thirrje për ?bashkëpunim? me Kinën. Ndërkohë Sekretari i Shtetit Entoni Blinken bashkë-themeloi kompaninë konsulente ?WestExec?, që ka lidhje të ngushta biznesi me Kinën. Blinken ka qenë gjithashtu drejtor menaxhues i Qendrës Pen Bajden. Dhjetëra miliona dollarë nga disa bieznemenë të panjohur kinezë, thuhet se janë futur në arkat e Universitetit të Pensilvanisë dhe potencialisht edhe në qendrën Pen Bajden pas themelimit të saj.

Edhe kandidati i Bajden për drejtimin e CIA-s, Uilliam Bërns, drejton thinj-tankun Carnegie Endowent for International Peace, e cila vitet e fundit thuhet se ka marrë deri në 2 milion dollarë nga biznesmenë dhe organizata të lidhura me PKK. Pra të gjitha shenjat tregojnë se gjasa janë të mëdha për të pasur një politike të butë, dhe jo të ashpër të SHBA ndaj Kinës./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://thefederalist.com/2021/02/17/why-you-should-be-skeptical-of-the-new-tough-on-china-joe-biden/

Lajmet e fundit nga