LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse antitrupat bien pas infektimit me Covid-19, dhe a do të ndodhë e njëjta gjë edhe pas vaksinimit?

19 Shkurt 2021, 08:34, Blog CNA
Pse antitrupat bien pas infektimit me Covid-19, dhe a do të ndodhë e

Nga Steven Smith ?The Conversation?

Qëllimi i vaksinave anti-Covid, që po përhapen në mbarë botën, është ta stimulojë sistemin tonë imunitar të krijojë një përgjigje mbrojtëse kundër koronavirusit, sidomos duke prodhuar antitrupa. Më pas këto antitrupa, qarkullojnë në gjakun tonë derisa të jenë të nevojshme në të ardhmen, duke sulmuar dhe zhdukur shpejt koronavirusin nga trupat tanë në rast se infektohemi.

Shpejtësia me të cilën komunitetet shkencore dhe mjekësore kanë zhvilluar dhe testuar këto vaksina të reja ka qenë e jashtëzakonshme. Por koha e shkurtër, ngre disa pyetje. Më kryesoja mes tyre, është se sa do të zgjasë mbrojtja që marrim nga vaksinimi, apo edhe nga infektimi nga vetë virusi.
Për shembull, e dimë që nivelet e antitrupave bien shumë shpejt pas një infeksioni Covid-19.Aftësia e jashtëzakonshme e trupit tonë për të kujtuar përballjet e kaluara me mikroorganizmat infektivë, dhe për të ruajtur një mbrojtje të fuqishme kundër tyre,vjen për shkak të fenomenit të kujtesës imunologjike.

Kjo memorie gjendet tek qelizat e bardha të gjakut të njohura si limfocite, të cilat ekzistojnë nëdy lloje kryesore:qelizat T dhe qelizat B. Kur trupi përballet me një sfidë të re – një infeksion të ri apo vaksinë – qelizat specifike T dhe qelizat B rekrutohen për t?u përballur me të. Versionet e ?memories? së këtyre qelizave specifike, mbeten në gatishmëri, në rast se i njëjti problem haset sërish në të ardhmen. Janë qelizat B, ato që janë përgjegjëse për çlirimin e antitrupave në gjak. Kur ndodh një infeksion apo vaksinim, disa prej tyre do të shndërrohen në fabrika të specializuara për prodhimin e antitrupave, të njohura si qelizat plazmatike.

Antitrupat janë proteina, dhe si çdo proteinë tjetër, do të shpërbëhen natyrshëm dhe do të dalin nga trupi brenda disa muajsh. Kjo është arsyeja pse mbrojtja nga antitrupat që ne marrim në mënyrë pasive, për shembull nga nënat tona në bark, apo përmes qumështit të gjirit, nuk zgjat shumë. Për njëmbrojtje më afatgjatë, ne kemi nevojë që të prodhojmë antitrupa për veten tonë. Aftësia e trupit tonë për të ruajtur nivelet e antitrupave pas infeksionit apo vaksinimit është rezultat i dy mekanizmave. Në fazat e hershme, nëse qelizat B të kujtesës zbulojnë ndonjë infeksion të vazhdueshëm ose vaksinë, disa prej tyre do të shndërrohen në qeliza plazma të reja që prodhojnë antitrupa.

Pasi infeksioni apo vaksina është zhdukur nga trupi, qelizat B të kujtesës nuk plotësojnë më popullatën e qelizave plazmatike, e cila zvogëlohet. Gjithsesi, disa prej tyre mund të vazhdojnë si qeliza plazmatike me jetë më të gjatë (LLPC), të cilat mund të jetojnë për shumë vite në palcën tonë të kockave, duke prodhuar dhe çliruar vazhdimisht sasi të mëdha antitrupash. LLPC nuk prodhohen gjithmonë pas një infeksioni, por nëse po, antitrupat kundër një infeksioni specifik mund të gjenden në gjak për një kohë të gjatë edhe pasi të jetë pastruar infeksioni. Edhe pse nuk e kuptojmë plotësisht ende se cilat kushte të imunizimit janë më të mira për gjenerimin e LLPC, prania e tyre ka qenë e lidhur me vende të caktuara.

Për shembull, një ekip studiuesish amerikanë zbuluan se LLPC-të duket se preferojnë palcën e eshtrave të caktuara. Dhjetë vjet pas vaksinimit kundër tetanozit, LLPC u gjetën në palcën e kockave të femurit, humerusit dhe tibisë, shumë më shpesh sesa në brinjë apo vertebra. Ka shumë arsye se përse vaksinimi apo infeksioni nuk ofrojnë gjithmonë një mbrojtje që zgjat shumë.

Disa prej arsyeve kanë të bëjnë me ndryshimet individuale në përgjigjen tonë ndaj një vaksine të caktuar. Nga ana tjetër, vetë tiparet e vaksinave përcaktojnë natyrën e përgjigjes së antitrupave. Një studim ka zbuluar se edhe pse një pjesë më e madhe e individëve që morën vaksinën kundër tetanozit dhe difterisë zhvilluan antitrupa mbrojtëse, këto antitrupa u zbehën më shpejt sesa ato të gjeneruara nga vaksinat e fruthit, shytave apo lisë.

Dallimi kryesor midis këtyre vaksinave është se ato kundër tetanozit dhe difterisë përmbajnë vetëm proteina të izoluara (versione të modifikuara të toksinave, që bëjnë bakteret e tetanozit dhe difterisë), ndërsa vaksinat e fruthit, shytave dhe lisë,përmbajnë versione të gjalla por të dobësuara të këtyre viruseve.
Disa njerëz mund të mos prodhojnë përgjigje të mira ndaj vaksinave me versione të gjalla të virusit, për shkak të imunitetit para-ekzistues ndaj vetë vaksinës, pasi kanë pasur tashmë një infeksion natyral. Gjithsesi, ata që reagojnë mirë kanë tendencën që t?i ruajnë pak më gjatë reagimet e tyre imunitare.

Shumë nga vaksinat e reja kundër Covid-19, bazohen në metoda të reja të shpërndarjes, siç janë vektorët viralë apo molekulat e ARN-së lajmëtare. Është e qartë se ato janë shumë efektive në ofrimin e një mbrojtjeje të shpejtë. Por sesa mirë do të aktivizohen qelizat B të kujtesës dhe LLPC pas vaksinimit, për t`ë na dhënë një imunitet më të gjatë, mbetet për t`u parë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://theconversation.com/why-do-antibodies-fade-after-a-covid-19-infection-and-will-the-same-thing-happen-with-vaccines-148047

Lajmet e fundit nga