Premier Liga
Nuk ka dyshime, Sergio Aguero vendos të ardhmen

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, dihet se do të jetë pa kontratë në fund të sezonit aktual, dhe pasi nuk ka asnjë shenjë nga Manchester City që është i gatshëm të hapë diskutimet mbi një marrëveshje të re, dyshimet mbi të ardhmen e tij kanë filluar të shfaqen.
“Unë e përfundoj kontratën time në fund të sezonit dhe nuk di çfarë të bëj akoma. Gjëja e parë që dua të bëj është të luaj, dhe në fund të sezonit, do të shohim”, u shpreh Aguero
Aguero u pyet gjithashtu në lidhje me marrëdhëniet e tij me menaxherin e Pep Guardiola. Sulmuesi i Cityt ishte plot lavdërime për trajnerin e tij, duke pretenduar se shumë klube të Premierligës janë përpjekur të kopjojnë stilin e tij.
“Ai është shumë i detajuar. Me të, është përmirësuar futbolli dhe shumë skuadra të Premierligës kanë dashur të kopjojnë stilin e tij. Ai është shumë i mirë”, tha Aguero.
Aguero mund të rikthehet në formacionin startues më 21 shkurt, atëherë kur edhe Man City do të luajë kundër Arsenalit./