Connect with Us

Një vendim gjyqësor 12 mijë euro?/ Pasuria e “peshkut të madh” të SPAK-ut

Vetingu

Një vendim gjyqësor 12 mijë euro?/ Pasuria e “peshkut të madh” të SPAK-ut

Publikuar

-

“Po ta shohësh do thuash ti kjo është gjyqtare e Republikës së Shqipërisë? Fle në 2 divane dërrase, vetë jam me parkison dhe vajza fle te këmbët e djalit”. Kështu deklaroi Belul Hoxha, babai i gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha, ndërsa ishte i pranishëm në masën e sigurisë pranë Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Në fakt deklaratat e pasurisë të depozituara në ILDKPKI, konfirmojnë atë çfarë ka thënë babai i gjyqtares. Nga ana tjetër Struktura e Posaçme Antikorrupsion, e cila prangosi, gjyqtaren Enkeleida Hoxha deklaron se ka gjetur dhe sekuestruar 10 mijë dollarë në shtëpinë e saj, të cilat dyshohen se janë marrë në këmbim të vendimeve gjyqësore.

Por, Belul Hoxha ka thënë se për 10 mijë dollarët që SPAK-u gjeti, disponon 4500 firma dhe se i ka të gjitha me dokumente, pasi janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent. Pavarësisht dëshmisë së babait, për SPAK, Enkeleida Hoxha, konsiderohet “peshk i madh”.

Dyshimet janë se gjyqtarja e Krujës merrte deri në 12 mijë euro për çdo vendim ulje dënimi, apo lirim nga burgu. “Klientët” të saj kanë qenë disa emra të njohur të botës së krimit dhe nisur nga numri i vendimeve të tilla që ka dhënë, SPAK hamendëson se Enkeleida Hoxha ka marrë qindra-mijëra euro para nga aferat e saj korruptive.

Ndërkaq Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha, ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet ta japë vendimin me 25 Shkurt 2021.

CNA.al po sjell, duke u bazuar në të dhënat e ILDKPKI -së, duke lënë mënjanë komentet, është e varfër apo e pasur, pasi hetimet e mëtejshme pritet të hedhin dritë.

Viti 2003
Të ardhurat të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 61 500 lekë.

Viti 2004
Të ardhurat të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 784 392 lekë.
Pensioni i babait, 156 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 1 000 000 lekë.

Viti 2005
Të ardhura kesh ne banesë, 500 000 lekë.
Të ardhurat të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 822 204 lekë.

Viti 2006
Gjendje kesh 5 000 euro.
Të ardhurat të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 842 646 lekë.
Detyrim ushqimor për fëmijën, 120 000 lekë.

LEXO EDHE:  Drejtësia e Lezhës në Vetting/ Nga shkarkimi i dy prokurorëve-biznesmenë, tek akuzat ndaj kryegjyqtares

Viti 2007
Të ardhurat të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 805 191 lekë.
Detyrim ushqimor për fëmijën, nga Rasim Doda, 120 000 lekë.

Viti 2008
Të ardhurat të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 844 000 lekë.
Detyrim ushqimor për fëmijën, nga Rasim Doda, 120 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhurat të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 931 335 lekë.
Detyrim ushqimor për fëmijën, nga Rasim Doda, 120 000 lekë.

Viti 2010
Të ardhurat të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 833 978 lekë.
Detyrim ushqimor për fëmijën, nga Rasim Doda, 120 000 lekë.

Viti 2011
Të ardhurat të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 889 706 lekë.
Detyrim ushqimor për fëmijën, nga Rasim Doda, 120 000 lekë.
Shpërblim invaliditeti për përkujdesjen e djalit, 223 200 lekë.

Viti 2012
Të ardhurat të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 982 530 lekë.

Viti 2013
Të ardhurat të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 888 015 lekë.

Viti 2014
Të ardhurat të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 351 590 lekë.
Detyrim ushqimor për fëmijën, nga Rasim Doda, 120 000 lekë
Të ardhura nga invaliditeti për fëmijën, 216 000 lekë.

Viti 2015
Të ardhurat të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 273 833 lekë.
Të ardhura nga invaliditeti për fëmijën, 236 400 lekë.

Viti 2016
Të ardhurat të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 322 894 lekë.
Detyrim ushqimor për fëmijën, nga Rasim Doda, 120 000 lekë
Të ardhura nga invaliditeti për fëmijën, 216 000 lekë.

Viti 2017
Të ardhurat të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 364 799 lekë.
Detyrim ushqimor për fëmijën, nga Rasim Doda, 90 000 lekë
Të ardhura nga invaliditeti për fëmijën, 20 000 lekë.

Viti 2018
Të ardhurat të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 442 270 lekë.
Detyrim ushqimor për fëmijën, nga Rasim Doda, 120 000 lekë.
Të ardhura nga invaliditeti për fëmijën, 20 000 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Pasuria i “hëngri kokën”/ Bëmat e gjyqtarit, nga akuzat kundër Soros, tek përleshjet në gjykatë

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Vettingut ka vendosur sot shkarkimin e nga detyra të gjyqtarit të Vlorës, Ken Dhima, për shkak të problemeve të rënda me pasurinë dhe vendimmarrjet në konflikt interesi. Vendimi i shkarkimit mban firmën e trupit gjykues të kryesuar nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko relatore dhe Suela Zhegu anëtare.

Ky vendim nuk është i formës së prerë, por nga sot Ken Dhima nuk mund të hyjë më si gjyqtar në Gjykatën Administrative së Shkallës së Parë Vlorë. Dhima është i pezulluar, ndërsa mund ta apelojë vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Dhima, me një karrierë 18-vjeçare në sistemin e drejtësisë, zgjodhi që të mos përballej me Vettingut, të cilin në vitin 2018 e konsideroi si Sorosit.

Gjyqtari paraqiti në seancën e 27 korrikut 2021 një raport mjekësor sikur ishte sëmurë. Por, raporti  hodh poshtë nga trupa gjykuese si pabesueshëm.

Pse u shkarkua?

Sipas trupës gjykuese, gjyqtari Ken Dhima nuk justifikonte burime të ligjshme parash një pasuri me vlerë rreth 600 mijë USD si dhe ka bërë përpjekje për të fshehur edhe dy pasuri të paluajtshme me vlerë 300 mijë euro.

Një person me iniciale R.H i kishte dhuruar një makinë Benz gjyqtarit me vlerë 700 mijë lekë në vitin. Nga ana tjetër gjyqtari i kishte shqyrtuar një çështje dhuruesit. Një vit më pas, në vitin 2009, gjyqtari kishte marrë sërish një makinë Audi në përdorim pa asnjë pagesë nga subjekt. Në vitin 2015, gjyqtari Ken Dhima kishte marrë sërish një makinë Audi në përdorim pa asnjë pagesë nga subjekt tjetër. Dy makinat kishin një vlerë rreth 45 mijë euro. Në konflikt interesi, Ken Dhima kishte marrë në shqyrtim çështje ku dy subjektet ishin palë.-raporton shqiptarja.com.

Komisioni i Vettingut ngriti dyshime se gjyqtari kishte fshehur në emër të të afërmve edhe dy pasuri të paluajtshme, një apartament në Shëngjin si dhe njësi shërbimi me sipërfaqe 188 m2 në Tiranë. Komisioni i Vettingut konstatoi se çifti Dhima-Çela nuk justifikonin edhe një apartament të blerë në vitin 2005 për 74 mijë euro. Trupa gjykuesi vuri në dyshime të gjitha lëvizjet e gjyqtarit për të mbuluar pasurinë që nga kursimet tek huat. Me probleme rezultoi edhe një tjetër apartament i blerë nga Dhima, me paratë e vjehrrit të tij. Edhe blerja e dy garazheve nga gjyqtari rezultoi me probleme, bashkë me dhurata dhe të ardhura nga kontrata jo logjike.

LEXO EDHE:  Drejtësia e Lezhës në Vetting/ Nga shkarkimi i dy prokurorëve-biznesmenë, tek akuzat ndaj kryegjyqtares

LEXO EDHE:  “SPAK është i partisë”/ Berisha: Veliaj po vjedh lekë nga personat që kanë ndërruar jetë

Incidenti i fundit

Në mars të këtij viti, gjyqtari Ken Dhima është përplasur fizikisht me gjyqtarin Bevis Shehaj në korridoret e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë. Shkak i përplasjes është bërë një vendim i gjyqtarit Shehaj, i cili në dhjetor të vitit 2020, kishte vendosur të pranonte një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Dhima nga gjykimi i një çështje, e cila ka të bëjë me një konflikt pronësie në një pallat të ri në Lushnje.

I kallëzuar për fshehje pasurie

Ken Dhima është kallëzuar në Prokurori në vitin 2014 për fshehje dhe mashtrim me pasurinë, bashkë me bashkëshorten e tij Klorinda Çela, e cila është gjithashtu gjyqtare dhe është në proces verifikimi. Në atë kohë, ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të shkarkimin e gjyqtarit nga Drejtësia. Por, KLD-ja me në krye Bujar Nishanin refuzoi kërkesën, duke e shpëtuar kështu gjyqtarin. Më pas dosja e pasurisë së Ken Dhimës është mbyllur nga prokuroria. Rezultatet e hetimit nga Vetingu tregoi se kjo dosje është mbyllur në mënyrë të dyshimtë.

KLD-ja e shpëton për herë të dytë

Në maj të vitit 2018, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë sërish shkarkimin e Ken Dhimës nga detyra për shkelje që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. Por, KLD-ja, këtë herë me në krye Ilir Metën, refuzoi shkarkimin e tij nga detyra. Në mbledhjen e përballjes në KLD, Ken Dhima shpërtheu duke e konsideruar reformën në drejtësi si vepër të George Soros, ndërsa Vetingun si Sorosian.

Vendimi skandaloz/ Gjyqtari zhbllokon dyqanin e mishit të kalbur

Gjyqtari me dy emra “masakron” ministren e Ramës

LEXO TE PLOTE

Vetingu

“Plas” në Vetting/ KPK ankohet për Theo Jacobs, përfaqësuesin e ONM-së

Publikuar

-

Nga

Tre gjyqtarët e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që gjykuan prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj, kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të vëzhguesit të ONM, Theo Jacobs.

Olsi Komici, Roland Ilia, Suela Zhegu i kanë drejtuar një letër kreut të KPK ku thuhet se Jacobs ka bërë ndërhyjre jashtë kompetencave dhe ka dashur të influencojë në vendimmarrje.

Gjitashtu tre anëtarët e trupës gjykuese shprehen se janë ndjerë të ofenduar nga sjellja joprofesionale fyese dhe paragjykuese që i ka bërë të ndihen nën presion.

Trupi gjykues i subjektit Elizabeta Imeraj është shortuar me 17 Shtator 2018. Seanca dëgjimore për këtë subjekt u zhvillua me datën 24.3.2021 ndërsa deliberation u mbyll me datën 25.3.2021.

Në lidhje me organizimin e deliberation ne si trup vëmë ne dukje faktin që gjatë gjithë procedurës në fjalë jemi ndjerë të keqardhur dhe të ofenduar nga sjellja jo profesionale, fyese dhe paragjykuese si dhe në tejkalim të çdo kompetence nga vëzhguesi ndërkombëtar. Qëndrimi paragjykues, fyerjet e shpeshta na kanë bërë që të ndihemi jo komod dhe nën presion.

Me qëndrimin e tij dhe presionin e ushtruar vëzhguesi në mënyrë të përsëritur ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen. Kjo sjellje bie ndesh me frymën e deritanishme të bashkëpunimit midis Komisionit dhe Operacionit Ndërkombetar të Monitorimit.

Duam të besojmë se ky është një rast i izoluar dhe në asnjë mënyrë një tendencë për intimidim trupi për shkaqe të panjohura. Shprehim besimin e plotë qe raste të tilla që demtojnë procesin e rivlerësimit si dhe bashkëpunimin me ONM të mos përsëriten më”, thuhet në deklararë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Si po e shantazhon portali BIRN prokuroren e Tiranës dhe KLP-në

Publikuar

-

Nga

Një  shkrim i paqartë i publikuar dje në portalin Reporter.al (BIRN) godiste procesin e vlerësimit të drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).

Sipas raportimit të BIRN fabula është kështu:

Një vëzhgues ndërkombëtar i quajtur Theo jacobs, ishte ankuar se tre anëtarë të KLP-së që shqyrtuan emërimin e Imerajt në krye të prokurorisë së Tiranës, kanë patur farefisin e tyre, të lidhur me Imerajn.

Sipas BIRN dhe Jacobs, lidhja ishte fakti se farefisi i tre anëtarëve të KLP-së punonin në të njëjtin institucion me Imerajn ose në varësi të Imerajt.

“Hije dyshimi” thoshte BIRN, për konflikt të rëndë interesi, por kishte një problem…pasi konflikti i interesit nuk është princip që përcaktohet sipas dëshirës së një redaksie apo dhe një vëzhguesi ndërkombëtar, por princip i kornizuar në ligj.

Ligji për konstituimin e KLP-së ka klauzola të qarta për rastet dhe rrethanat se kur një anëtar i KLP-së është në konflikt interesi me subjektin që po shyrton për emërim.

Më poshtë mund të lexoni kriteret ligjore:

Është e çuditshme që BIRN, ndonëse ka hulumtuar ankesën e komisionerit Jacobs, madje dhe është konsultuar me këtë të fundit, nuk ka arritur që t’i bëjë vëzhguesit Jacobs pyetjen kryesore:

“Në cilën pikë apo klauzolë të ligjit për KLP-në, parashikohet si konflikt interesi fakti që kushërinjtë e anëtarëve të KLP-së punojnë në të njëjtin institucion me subjektin që po vlerësohet?”

Dhe pasi të bënte pyetjen dhe të merrte përgjigjen, BIRN si rregull do verifikonte dhe do zbulonte nëse kriteri ligjor përfshinte dhe kushërinjtë, apo nuk i përfshinte.

Ndoshta nuk është rastësi që as Jacobs dhe as BIRN, ndonëse akuzojnë për kushërinj në konflikt interesi, nuk citojnë dot në mënyrë precize asnjë klauzolë të ligjit që klasifikon si konflikt interesi pikërisht këtë rrethanë.

“Hije dyshimi” thotë BIRN në titull të shkrimit. Po pse hije dyshimi? Pse nuk e shqyrtuan dyshimin dhe pse nuk e ballafaquan me parashikimet e ligjit për konfliktin e interesit?

Gjasat janë që Jacobs dhe BIRN janë palë, të dy të interesuar për të vënë theksin te “hijet e dyshimit” dhe për të krijuar perceptimin publik se ka patur shkelje të ligjit në emërimin e Imerajt.

Për sa kohë BIRN ka patur gjithë mundësinë të verifikojë nëse lidhjet e pretenduara të farefisit të anëtarëve të KLP-së ishin ose jo parashikim i ligjit, nuk ka asnjë arsye profesionale që shkrimi të mbetej me “hije dyshimit”.

LEXO EDHE:  REPORTAZH- Pylli i Fazanëve, mundësia më e mirë e fundjavës/ Vizito Maliqin

LEXO EDHE:  REPORTAZH- Pylli i Fazanëve, mundësia më e mirë e fundjavës/ Vizito Maliqin

“Hijet e dyshimit” nuk i shërbejnë informimit korrekt publik, por spekulimit dhe hedhjes së helmit me qëllim shantazhimin dhe goditjen e subjektit, në këtë rast të Imerajt.

A ka Jacobs një axhendë private?

Theo Jacobs është vëzhgues i OMN-së. Disa kohë më parë ai hodhi dyshime se prokurorja eTiranës Elisabeta Imeraj kishte investuar një punë operative të paligjshme në terren, për inteceptimin dhe përgjimin e kolegut të tij të ONM-së Hans Kijlstra.

Konkretisht, Jacobs pretendonte se Imeraj kishte financuar fotografimin e Hans Kijlstras me disa femra që dyshohen nëpunëse të tij, në ambiente private, me qëllim shantazhimin e Kijlstras dhe përbaltjen e integritetit të tij moral.

Jacobs ka paraqitur një fabul tepër të fortë, me fotografime, punë operative në terren, shantazh mediatik etj.

Por ka një problem…e gjithë fabula mbështetet mbi hiç.

Sipas Jacobs, kolegu i tij Kilstrja i kishte thënë se kishte parandjenjën se ndihej i survejuar, ndërsa dy persona i kishin thënë Hans Kijlstrës se Elisabeta Imeraj i kishte angazhuar që ta përgjonin atë.

Kur ju kërkua të bënte të ditur emrat e dy informatorëve, Hans Kijlstra dhe Theo jacobs, deklaruan se nuk mund ta bënin të ditur një sekret të tillë.

Kjo ishte një përgjigje e paprecedentë, sepse një akuzë aq të rëndë ndaj Imerajt; e shndërronte në gallatë të tipit “kshu është një muhabet që s’ta them dot”.

Mirëpo ndonëse kjo akuzë e rëndë ndaj Imerajt, nuk kishte asnjë bazë konkrete, Kijstlra dhe Jacobs arritën të sugjestiononin ambasadorët e huaj me këtë fabul dhe me siguri që kanë arritur ta dëmtojnë Imerajn, derisa dhe ambasadorja amerikane  u shpreh kritike ndaj saj disa kohë më parë.

Pas tullumbaces së përgjimeve që plasi Jacobs disa javë më parë ndaj Imerajt, dje nëpërmjet BIRN u publikuan “hijet e dyshimit”.

Pra bëhen dy precedentë, ku të njëjtët lojëtarë, duken të investuar pa asnjë provë apo referencë ligjore në goditjen e imazhit publik të Imerajt. Fakt që lë shkas të mendosh se BIRN dhe Jacobs janë të sinkronizuar me axhendë personale ndaj goditjes së Imerajt./ Hashtag.al

LEXO TE PLOTE