LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nga LSI nuk është larguar asnjë, janë përzënë”/ Manjani “zbërthen” prapaskenat brenda partisë së Kryemadhit

19 Shkurt 2021, 14:58, Politikë CNA
“Nga LSI nuk është larguar asnjë, janë

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manja ka ?zbërthyer? prapaskenat mbi atë se çfarë po ndodh brenda LSI dhe pse shumë emra me impakt janë larguar drejt PS.

Në një intervistë për Top Talk, Manjani u shpreh se asnjë nuk është larguar me dëshirë, por sipas tij ata janë larguar nga drejtuesit e partive.

Manjani dënoi edhe veprimet e Ilir Metës gjatë kohëve të fundit, duke theksuar se një presidenti nuk i takon të merret me partitë politike dhe sipas tij, ditët e fushatës elektorale janë ditë pushimi për kreun e shtetit.

?Të larguarit nga LSI nuk janë larguar me dëshirën e tyre po janë përzënë, u është treguar dera. LSI nuk duhet të ketë më një preferencë. Çdo kush ka kontribuar me aq sa ka ditur, aq sa ka pasur mundësi. Presidenti i Republikës nuk ka punë fare, ditët e fushatës për presidentin janë ditë pushimi sepse ai nuk ka asnjë punë me partitë politike. Është zgjedhja e tij personale që të ikë nga një parti politike dhe të shkojë në krye të shtetit. Të përdorësh Presidencën për të reklamuar LSI nuk është statura kushtetuese e presidentit. Posti i presidentit për Metën është një kostum që i rri shumë ngushtë.

Për çfarë do mbajë referendum presidenti? Presidenti duhet të flasë me Kushtetutë jo me përshkrim. Gara është mes Monika Kryemadhit dhe Edi Ramës jo Ilir Metës?, tha Manjani./CNA.al

Lajmet e fundit nga