LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji për Policinë e Shtetit përfundon në Gjykatën Kushtetuese/ Zbardhet kërkesa e Avokatit të Popullit

19 Shkurt 2021, 14:22, Aktualitet CNA
Ligji për Policinë e Shtetit përfundon në Gjykatën

Avokati i Popullit, me anë të një deklarate, ka reaguar për një nen, që i jep të drejtë Policisë së Shtetit që të gjurmojë.

Sipas Avokatit të Popullit, i është dërguar kërkesë Gjykatës Kushtetuese që të shfuqizohet ky nen, pasi përben shkelje të drejtave të njeriut.

Njoftimi i plotë i Avokatit të Popullit:

AVOKATI I POPULLIT I KËRKON GJYKATËS KUSHTETUESE TË SHFUQIZOJË NJË NEN TË LIGJIT PËR POLICINË E SHTETIT

Institucioni i Avokatit të Popullit i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një neni të ligjit ?Për Policinë e Shtetit? që lidhet me dhënien Policisë të disa kompetencave që lidhen me veprimtari infomative gjurmuese të qytetarëve në rrethana të ndryshme.

Avokati i Popullit konstatoi dhe vlerësoi se neni 8 i ligjit nr. 133/2020 ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 ?Për Policinë e Shtetit?, të ndryshuar? vjen në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe atë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Përmbajtja dhe zbatimi i këtij neni cenon rëndë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut e krijon premisa që ta kthejë Policinë e Shtetit në një organ që mbikëqyr e gjurmon qytetarët jashtë një procesi penal dhe kontrollit të organeve kompetente.

Gjithashtu ai cenon dhe eleminon garancitë kushtetuese dhe mjetet ligjore të mbrojtjes së individit, si kontrollin gjyqësor, kufijtë e përgjimit, mbikëqyrjes e gjurmimit dhe kohëzgjatjen e aplikimit të këtyre masave si dhe detyrimin e strukturave të Policisë së Shtetit për asgjësimin e të dhënave të mbledhura.

Për këto arsye të qenësishme Avokati i Popullit iu drejtua Gjykatës Kushtetuese më 18.02.2021 me kërkesë për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe KEDNJ, të nenit të sipërpërmendur; si dhe pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij neni./CNA.al

Lajmet e fundit nga