La Liga
Laporta i bën thirrje Barcelonës të synojë përmbysjen ndaj PSG-së: E kanë bërë dhe më parë

Barcelona ka humbur ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve ndaj PSG, me rezultat 1-4.
Joan Laporta, njëri nga kandidatët potencialë për t’u bërë president i ri i Barcelonës ka thënë se klubi duhet të udhëtojë në Paris për të ruajtur dinjitetin e tyre.
“Ne do të udhëtojmë për në Paris të qetë dhe me një dëshirë për të ruajtur dinjitetin tonë, por gjithashtu duhet të synojmë një rikthim të mundshëm. Edhe nëse këtë herë është më e vështirë. Ne e kemi bërë atë më parë,” u ka thënë ai mediave.
Barca bëri një rikthim të pabesueshëm kundër parisianëve në 2017 pavarësisht se humbi ndeshjen e parë 4-0.
Interesante, Laporta mund të zgjidhet si presidenti i ri para ndeshjes së dytë. Zgjedhjet do të zhvillohen në 7 mars, ndërsa përballja me PSG-në në Parkun e Princave me 10 mars.
Lajme të Rekomanduara:

Bare: Të gjithë shqiptarët hanë fasule, vetëm unë jo
Keidi Bare është kthyer në një kohë të shkurtër në një nga emrat më të dashur për tifozerinë e skuadrës së Espanjoi, që ka pëlqyer...

Panik në konferencë, trajnerit të Barcelonës i fillon gjakderdhja (VIDEO)
Ronald Kuman ndërpret konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Seviljas e cila është e programuar të zhvillohet nesër në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” me fillim...