LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klubi serb reagon për fyerjet ndaj Zlatan Ibrahimovic

19 Shkurt 2021, 17:36, Sport CNA
Klubi serb reagon për fyerjet ndaj Zlatan Ibrahimovic

Klubi i Crvena Zvezdës dënoi fyerjet e disa tifozëve të saj ndaj sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç gjatë sfidës së djeshme mes skuadrave në Ligën e Europës. Kampionët e Serbisë u shprehën në një komunikatë për shtyp se nuk do të lejojnë ?sjellje primitive që do të cënojnë vlerat tradicionale të vendit dhe popullit serb?.

?Crvena Zvezda dënon me forcë fyerjet ndaj Zlatan Ibrahimoviçit. Si klub, kemi bërë gjithçka për të siguruar që organizmi i ndeshjes të jetë në nivelin e dy klubeve të mëdha. Nuk do të lejojmë asnjë sjellje primitive që cënon mikpritjen tradicionale të vendit dhe popullit tonë. Klubi i kërkon sinqerisht falje Zlatan Ibrahimoviçit për këtë episode të pakëndshëm?, shkruhet në komunikatën për shtyp të Crvena Zvezdës, e publikuar nga ?Ansa?.

Disa tifozë serbë e quajtën Ibrën ?balija? (term denigrues për boshnjakët myslimanë) në kohën kur 39-vjeçari ndiqte nga tribuna e stadiumit ?Rajko Mitiç? ndeshjen mes dy skuadrave. Incidenti ndodhi përpara zyrtarëve të UEFA-s.

Lajmet e fundit nga