LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Idrizi-Basha pa konsensus/ Kreu i PDIU shkon në selinë e PD

19 Shkurt 2021, 12:13, Politikë CNA
Idrizi-Basha pa konsensus/ Kreu i PDIU shkon në selinë e PD

Negociatat mes Lulzim Bashës dhe Shpëtim Idrizit ende nuk janë arritur. Data 6 mars është edhe afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë.

Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opozita e bashkuar është ndarë dhe hyrja në një listë të përbashkët duket se ka krijuar probleme mes PD dhe aleatëve.

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, po zhvillon këtë mesditë një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mësohet se ky takim vjen në kuadër të marrëveshjes së PD me aleatët. Kujtojmë që të mërkurën që vjen, më 24 shkurt, është afati i fundit për koalicionet, për t?u regjistruar në KQZ.

Pak ditë më parë, Shpëtim Idrizi zhvilloi një tjetër takim me Bashën, ku pas takimit tha jashtë selisë blu se nuk ka asnjë dyshim për koalicionin e PDIU me PD./CNA.al

Lajmet e fundit nga