Connect with Us

“ I vdekuri” kërkon pronat/ Si u amnistua skandali i gjyqtarit Erarbër Madhi

Vetingu

“ I vdekuri” kërkon pronat/ Si u amnistua skandali i gjyqtarit Erarbër Madhi

Publikuar

-

Skandalet në sistemin e drejtësisë, në një vend demokratik normal, duhej të ndëshkoheshin menjëherë sapo të zbuloheshin.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Shqipëri, jo se nuk ka pasur institucione, por ka qenë vetëm formale. Kështu që edhe skandalet u bënë standart dhe njerëzit e drejtësisë justitfikoheshin duke thënë se janë perceptime. Sot, kur presin të kalojnë në filtrin e Vettingut dhe ku askush nuk hesht më për skandalet, justifikimet kanë marrë tjetër rrjedhë.

CNA.al do të sjellë një skandal që është denoncuar në vitin 2017 dhe që prodhues i tij është gjyqtari i Gjykatës Administrative të Tiranës, Erarbër Madhi.
Skandali është denoncuar nga emisioni investigative “Fiks Fare”, dhe i referohet një dosje të cilën gjyqtari Madhi e ka pasur në kohën që ka punuar në Gjykatën e Vlorës.

Gjyqtari Erarbër Madhi shqyrton çështje gjyqësore me një “të vdekur”, i cili kishte hapur një proces gjyqësor. Sipas “Fiks Fare”, Vasil Stramarko, referuar certifikatës së vdekjes të lëshuar nga Qarku i Vlorës, ka ndërruar jetë në dhjetor të vitit 2007. Ndërkohë, sipas një kërkesëpadie të depozituar në Gjykatën e Vlorës, Vasili është “ngritur nga varri” dhe ka shkuar në dhjetor të vitit 2009 në Sekretarinë e Gjykatës, ku ka depozituar një kërkesëpadi, sipas së cilës kërkon një pronë prej 10.4 hektarë truall në Palasë të Vlorës.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 26 dhjetor 2020

“Dua të denoncoj veprimet e Gjykatës së Vlorës, që po bën 5 vite që na sorollat. Daja im ka ndërruar jetë në dhjetor të vitit 2007. Ndërkohë, dy vite më pas, në vitin 2009, rezulton se ka firmosur një kërkesëpadi dhe e ka dorëzuar në Gjykatën e Vlorës. Pra është ngritur nga varri dhe ka shkuar në gjykatë”, ka denoncuar Foto Andrea, nipi i të ndjerit Vasil Stramarko.

Në kërkesëpadi rezultonte emri i gjyqtarit Erarbër Madhi, i cili e kishte marrë kërkesën në datën 8 dhjetor 2009. Në fund të dokumentit është edhe emri i paditësit, Vasil Stramarko, bashkë me firmën e tij.

Për këtë skandal, gjyqtari Erarbër Madhi nuk ka dhënë përgjegjësi dhe as institucionet që pretendohet se kontrollojnë dhe monitorojnë si Këshilli i Lartë Gjyqësor apo Inspektporiati i Lartë i Drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë hap, duke i dhënë kështu mundësi kështu gjyqtarit, që të gjejë një mënyrë për të mbuluar skandalin.

Pas këtij skandali gjyqtari Erarbër Madhi është transferuar në Tiranë dhe që në Qershor 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kanë nisur hetimet ndaj tij./CNA.al

Skandali i gjyqtarit Erarbër Madhi/“Fiks Fare”, “i vdekuri” hap gjyq për pronat në Palasë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Vetingu

Hetoi rastin e Kosta Trebickës/ Pasuria e mjegullt e prokurorit

Publikuar

-

Nga

basha

Prokurori Përparim Vukaj, i cili ka hetuar rastin e Kosta Trebickës do të japë llogari para Vettingut, pasi hetimet ndaj tij kanë nisur që fund-vitin e kaluar.
Në vitin 2010, ndërsa shpalli përfundimet e hetimit, prokurori i Përparim Vukaj, i cili në të kohë punonte në Korçë, deklaroi pushimin e çështjes .

Sipas tij, krahas administrimit të provave dhe raporteve të ekspertëve ishin pyetur në kuadër të hetimeve edhe mjaft dëshmimtarë. Në bazë të dëshmive, që kishin marrë kontakt me viktimën para aksidentit, prokurori kishte dalë në përfundim se Trebicka kishte dalë për gjueti dhe nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim.

Ndër këto dëshmi prokurori Vukaj, evidentoi në atë kohë edhe atë të bashkëshortes së biznesmenit Trebicka, e cila kishte komunikuar, sipas prokurorit, me telefon disa orë përpara aksidentit me bashkëshortin. Ndonëse për opinionin public, kjo çështje ishte mbuluar me mister, prokurori Vukaj i dha epilog.
Po në kohën kur ka punuar në Korçë, madje drejtonte prokurorinë atje, Vukaj ishte i vetmi që nuk u përfshi nmë “listën e zezë” të Ministrisë së Drejtësisë.

Në raportin e inspektimit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, në vitin 2012, ndërsa ishin kërkuar masa për të gjithë prokurorët e Korçës, drejtuesi i tyre kishte shpëtuar.
Sa i përket pasurisë, të ardhurat e Përparim Vukajt burojnë nga paga e tij nga puna e prokurorit dhe e bashkëshortes nga puna si mësuese.
Në disa vite deklarata e tij e pasurisë është e paqartë. Në vitin 2009, bashkëshortja ka marrë hua për blerjen e një apartamenti në shumën 1 700 000 lekë, por prona nuk deklarohet.

Në vitin 2015 ai deklaron se ka blerë një garazh, 17,36 m2 me vlerë 1 664 824 lekë dhe se ka marrë hua për blerjen e kësaj prone shumën 1 600 000 lekë.
Në vitin 2017 ai deklaron një apartament 68 m2, në emër të bashkëshortes me vlerë 1 890 000 lekë. Ndër vite deklaron edhe financa dhuratë nga i vëllai emigrant në Holandë në shumën 7 000 euro dhe një orë dhuruar nga motra me vlerë 300 euro.
Në vitin 2007 deklaron llogari kursimi për djalin dhe vajzën me nga 5 000 euro, ndërsa pas dhjetë vitesh, në vitin 2017 vajza deklaron depozitë bankare me vlerë 11 703 47 euro. Burimi i krijimit i kësaj depozite nuk deklarohet.

Më pas në vitin 2018, në emër të vajzës deklarohet një llogari bankare në Gjermani në shumën 9 000 euro, dërguar nga xhaxhai. Nuk sqarohet nëse xhaxhai ia ka dhuruar apo janë dhënë borxh.

Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Përparim Vukaj, që aktualisht punon në Lezhë.
Viti 2003
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Shkodër, 0, 7 milion lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Shkodër, 60 000 lekë.
Të ardhura nga vëllai, emigrant në Holandë, 2 000 euro.

Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 796 112 lekë.
Dhuruar nga motra orë dore Tissot me vlerë 300 euro.
Dhuruar nga vëllai, emigrant në Holandë, 5 000 euro.

Viti 2006
Automjet Benz me vlerë 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 482 332 lekë.

Viti 2007
Shitur autovetura Benz, 650 000 lekë.
Llogari kursimi për vajzën, 5 000 euro.
Llogari kursimi për djalin, 5 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 546 036 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 96 000 lekë.

Viti 2008
Autoveturë Toyota, 3 500 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 769 861 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 288 000 lekë.

LEXO EDHE:  Topalli ironizon Bashën/ Sulmon faqen e SHBA dhe të ambasadorëve kur nuk shkojnë mirë punët e karriges

LEXO EDHE:  Deklaratat e Ramës/ Ironizon ministri serb: Nuk ka fytyrë, e kujtojmë për çorapet e shqyera

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 446 258 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 291 000 lekë.
Bashkëshortja ka marrë hua për blerjen e një ap, 1 700 000 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 543 659 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 350 000 lekë.
Bashkëshortja ka marrë hua për blerjen e një ap, 1 700 000 lekë. Pa shlyer 1 400 000 lekë.

Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 634 576 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 350 000 lekë.
Bashkëshortja ka marrë hua për blerjen e një ap, 1 700 000 lekë. Pa shlyer 1 000 000 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 583 245 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 210 000 lekë.
Bashkëshortja ka marrë hua për blerjen e një ap, 1 700 000 lekë. Pa shlyer 700 000 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tiranë, 1 376 937 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 350 000 lekë.
Bashkëshortja ka marrë hua për blerjen e një ap, 1 700 000 lekë. Pa shlyer 500 000 lekë.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tiranë, 1 254 250 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 41 000 lekë.
Bashkëshortja ka marrë hua për blerjen e një ap, 1 700 000 lekë. Pa shlyer 400 000 lekë.

Viti 2015
Garazh, 17,36 m2 me vlerë 1 664 824 lekë. Blerë me hua në shumën 1 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 1 409 496 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 540 000 lekë.
Bashkëshortja ka marrë hua për blerjen e një ap, 1 700 000 lekë. Shlyer.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 1 306 244 lekë.
Gjendje llogarie, 32 212 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 512 970 lekë.
Gjendje llogarie e bashkëshortes, 34 166 lekë.

Viti 2017
Hua në shumën 1 600 000 lekë. Shlyer 250 000 lekë. Pa shlyer 1 350 000 lekë.
Gjendje nga kursimet, 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 1 306 257 lekë.
Ap 68 m2, në emër të bashkëshortes me vlerë 1 890 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 545 609 lekë.
Depozitë bankare e vajzës
Tërhequr nga vajza shuma 1 700 euro.
Mbetur në llogarinë e vajzës, 10 000 euro.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 1 354 824 lekë.
Gjendje llogarie, 21 194 09 lekë.
Hua në shumën 1 600 000 lekë. Pa shlyer 1 350 000 lekë.
Bashkëshortja ka depozituar në emër të vajzës 1 300 euro.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 554 854 lekë.
Depozitë bankare e vajzës, 7 184 97 euro.
Llogari bankare e vajzës në Gjermani në shumën 9 000 euro, dërguar nga xhaxhai dhe tërhequr 1 556. 82 euro. Mbetur 7 444 euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Drejtësia e Kavajës në Vetting/ Rënia e kryegjyqtares dhe raporti i zi i DSIK-ut, për kryeprokurorin

Publikuar

-

Nga

Drejtësia e Kavajës në Vetting/ Rënia e kryegjyqtares dhe raporti i zi i DSIK-ut, për kryeprokurorin

Gjykatës së Kavajës, Vettingu i ka marrë drejtuesen, ndërkohë edhe drejtuesi i Prokurorisë rrezikon shkarkimin, nga shkalla e dytë e Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkonte drejtuesen e Gjykatës së Kavajës Entela Shedula, pas gjetjes së pasurive me burime të pajustifikuara si të ligjshme. Komisioni shpalli vendimin e shkarkimit për kryetaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë Entela Shedula në një proces që kishte nisur që më 30 Janar 2020 dhe që ishte ndërprerë në në mars për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Shkarkimi i kryegjyqtares Shedula erdhi pasi, hetimi administrativ ngriti dyshime mbi një shtëpi trekatëshe në Kavajë, e cila i përket familjes së bashkëshortit të gjyqtares. Shtëpia ishte deklaruar me vlerë 8.2 milionë lekësh. Ndërsa Shedula u hetua nga Vettingu, gjyqtari Osman Aliu shpejtoi të largohej nga sistemi dhe siç u lakua në media qëllimisht për t’i shpëtuar hetimeve të Vettingut.

Më herët gjyqtari Aliu, ishte kallëzuar penalisht për fshehje pasurie si dhe ishte pezulluar nga KLD, por gjykatat e kishin shpallur të pafajshëm.
Kujtojmë se Këshilli i Lartë Gjyqësorë vendosi të rrëzojë një vendim të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë të datës 29 prill 2015 për pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kavajës Osman Aliu, duke e rikthyer në detyrë, por ky i fundit pasi mori pagat e humbura u largua nga sistemi.

Nga ana tjetër Komisioni i Vetingut, ka vendosur të ndërpresë Vetingun për gjyqtarin Osman Aliu dhe t’i heqë të drejtën për t’u kthyer në sistem për 15 vitet e ardhshme, duke e konsideruar largimin e gjyqtarit Aliut, si një dorëhqje nga ana e tij.

Ndërsa, Kryeprokurori i Kavajës, Artan Madani është ende me një këmbë në Vetting. Madani u komnfirmua në detyrë nga KPK, e cila pohoi se prokurori ka burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar pasurinë, nuk është në situatë konflikti interesi, por janë konstatuar disa pasaktësi, që lidhen me vlerën e apartementit që ai ka në pronësi.

LEXO EDHE:  Lista e plotë/ Ja zyrtarët që do t’u kontrollohet pasuria në 2018

LEXO EDHE:  Deklaratat e Ramës/ Ironizon ministri serb: Nuk ka fytyrë, e kujtojmë për çorapet e shqyera

Lidhur me fuigurën morale, Komisioni rrëzoi gjetjet e Drejtorisë së Sigurimit të informacionit të Klasifikuar, i cili në raportin e parë konstatonte përshtatshmërinë e prokurorit për të vijuar detyrën. Pasi vetë Madani kishte deklaruar se kishte një vëlla të dënuar në Itali, DSIK, kishte ndryshuar tërësisht qëndrim, duke e cilësuar atë të papërshtatshëm

Por, Komisioneri Publik ka reaguar duke kërkuar shkarkimin nga detyra të drejtuesit te Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani. Tashmë rasti “Madani” ndodhet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe me 11 Mars 2021, do të zhvillohet seanca gjyqësore. Pjesa më e madhe e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Kavajës, ende nuk kanë dalë në Vetting, por hetimet ndaj tyre tashmë kanë nisur në të tria kriteret.

Më poshtë po sjellim shkrimet mbi pasuritë dhe anën profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kavajës./CNA.al

Nga pasuria tek drejtimi i togave të zeza/ Gjyqtarja që “refuzoi” trafikantin e drogës

 

Prokurori i denoncuar për mitmarrje/ Si e shpëtoi bashkëshortja-gjyqtare nga drejtësia?

 

Nga ILDKPKI në organin e akuzës/ Prokurori me patundshmëri dhe miliona në bono thesari

 

15 apartamente, lokal, troje dhe makina të shtrenjta/ Prokurori që u “siguroi” luksin fëmijëve

Makinë dhuratë dhe pa shtëpi/ Pasuria e prokurorit kollovar

Biznese dhe patundshmëri të dyshimta?/ Gjyqtari që ka privatizuar bregdetin e Spillesë

 

Nga Kushtetuesja në Gjykatën e Lartë/ Pasuria e gjyqtarit që “përplasi” Zaganjorin me KLD

 

Skandali i tokave në bregdet/ Gjyqtarja “shfryu” Operacionin “Forca e Ligjit”

 

 

Kryegjyqtarja e skandaleve/ Vilë trekatëshe me të ardhurat vetëm nga paga

Ngec në vetting/ Vila 3 katëshe djeg sërish gjyqtaren Entela Shedula

 

Prokurori si Fond Investimi që shton kursimet/ Deklasifikohet Artan Madani

 

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Nga organi i akuzës, këshilltar në KLP/ 38 vjet prokuror me dy apartamente

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e KLP/ Zbardhen vendime e marra

Nga organi i akuzës, këshilltar në KLP/ 38 vjet prokuror me dy apartamente

Prokurori Z.Mihallaq Bleta ushtron funksionin e magjistratit që prej vitit 1982, pasi është emëruar prokuror në stazh në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Ai ka një eksperiencë profesionale rreth 38 vite në punë si Prokuror dhe ka punuar në Prokuroritë e Librazhdit, Durrësit, Apelit Durrës, Prokurori të Përgjithshme dhe aktualisht në Lezhë.

Me datë 12.02.2020 pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka marrë një kërkesë nga prokurori Mihallaq Bleta, i cili prej një viti është i komanduar si Këshilltar pranë KLP dhe ka rishfaqur vullnetin për t’u komanduar në pozicionin e Këshilltarit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë
KLP e ka pranuar kërkesën e tij duke ia shtyrë afatin e komandimit me një vit tjetër, që aktulialisht i bie të ketë mbaruar.

Për prokurorin Bleta, hetimet-Vetting, kanë nisur në Qershor 2020, pra në kohën që ai ishte këshilltar në KLP.
Në aspektin profesional nuk rezulton i lakuar dhe do të jetë Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, institucioni që do të hedhë dritë mbi të kaluarën e tij profesionale, për më shumë se 38 vite si prokuror.

Sa i përket pasurisë, të ardhurat burojnë nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Patundshmëritë që ai deklaron janë një apartament 3+1 me vlerë 5 milion lekë një tjetër apartament 56 m2 me vlerë 65 000 euro, i blerë në vitin 2009 me kredi.

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Mihallaq Bleta, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.
Viti 2003
Ap 3+1 me vlerë 5 milion lekë.
Autoveturë Benz me vlerë 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme, 1,54 milion lekë.
Të ardhura nga paga (nuk kuptohet), 0,31 milion lekë.
Kredi bankare me vlerë 5 milion lekë.

Viti 2004
Depozitë bankare në bono thesari me vlerë 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme, 1 520 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Ndërmarrjen e Ujësjellësit në Tiranë, 390 000 lekë.

Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme, 1 600 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Ndërmarrjen e Ujësjellësit në Tiranë, 400 000 lekë.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme, 1 556 063 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Ndërmarrjen e Ujësjellësit në Tiranë, 415 025 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Pa shlyer 4 676 000 lekë.

Viti 2007
I kanë vjedhur makinën Benz në Durrës, me vlerë 500 000 lekë.
Blerë makinë Benz, me vlerë 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme, 1 920 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Ndërmarrjen e Ujësjellësit në Tiranë, 480 000 lekë.
Kursime, 700 000 lekë.

Viti 2008
Kursime 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 922 981 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 600 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 150 000 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.

Viti 2009
Blerë banesë, 56 m2 me vlerë 65 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 284 639 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 513 600 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.
Shlyerje detyrimi për pagesën e shkollës, 274 000 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 325 459 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 720 000 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.
Shlyerje kredie banese, 5 000 euro. Mbeten edhe 13 000 euro.
Kunati ka paguar vlerën 15 000 euro.
Shlyerje detyrimi për pagesën e shkollës së fëmijëve 300 000 lekë.

LEXO EDHE:  A do e pranojë ftesën e Murrizit?/ Topalli shuan aludimet

LEXO EDHE:  Shteti fqinj nën panik nga Covid-19/ Mbi 1000 të infektuar dhe 24 viktima

Viti 2011
Tërhequr nga depozita e bonos së thesarit, 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 380 440 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 780 000 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.
Shlyerje kredie banese, 5 000 euro. Vijon.
Kunati ka paguar vlerën 15 000 euro. Shlyer 10 000 euro.
Shlyerje detyrimi për pagesën e shkollës së fëmijëve 300 000 lekë.

Viti 2012
Bono thesari me vlerë 300 000 lekë.
Kursime, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 259 445 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si punonjëse e Ujësjellësit, Tiranë, 750 680 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.

Viti 2013
Blerë autoveturë Benz, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 124 086 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si punonjëse e Ujësjellësit, Tiranë, 836 000 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.
Overdraft, për blerje autoveture. Shlyer 380 000 lekë. Pa shlyer 200 000 lekë.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 458 839 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si punonjëse e Ujësjellësit, Tiranë, 820 000 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.
Overdraft, për blerje autoveture. Shlyer 200 000 lekë.

Viti 2015
Gjendje në cash, 1 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 339 586 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.
Bashkëshortja ka shitur autoveturën Benz me vlerë 500 000 lekë.
Bono thesari në emër të bashkëshortes, 400 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si punonjëse e Ujësjellësit, Tiranë, 636 000 lekë.

Viti 2016
Gjendje cash, 1 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 504 028 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.
Bono thesari në emër të bashkëshortes, 400 000 lekë.
Dëmshpërblim për bashkëshorten nga UKT për largim nga puna, 288 293 lekë.
Asistencë nga Zyra e Punës në Tiranë, për bashkëshorten, 47 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si inxhiniere në një kompani private, 296 280 lekë.

Viti 2017
Gjendje cash, 1 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 600 776 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Pa shlyer 1 896 000 lekë.
Llogari rrjedhesë e Xhoi Bleta nga pensioni i gjyshit nga mamaja, 85 000 lekë.
Pagë intershipi e Xhoi Bleta, 17 000 lekë.
Bono thesari në emër të bashkëshortes, 400 000 lekë.
Gjendje e pagës së bashkëshortes si inxhiniere në një kompani private, 320 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si inxhiniere në një kompani private, 246 900 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga interesat e bonos së thesarit, 8 500 lekë.

Viti 2018
Gjendje cash, 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 462 408 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Pa shlyer 1 611 600 lekë.
Bono thesari në emër të bashkëshortes, 400 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga interesat e bonos së thesarit, 6 672 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si inxhiniere në dy kompani private, 337 872 lekë dhe 200 000 lekë.
Dëmshpërlim për bashkëshorten për largim nga puna me vendim të Gjykatës së Apelit, 1 114 000 lekë.
Llogari rrjedhesë e Xhoi Bleta nga pensioni i gjyshit nga mamaja, 62 000 lekë.
Pagë intershipi e Xhoi Bleta, 59 500 lekë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE