LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Efekti Berti Qerosi/ Mona fillon me këngët partizane

19 Shkurt 2021, 10:53, Satire Politike CNA
Efekti Berti Qerosi/ Mona fillon me këngët partizane

Lideri shpirtëror dhe udhëheqësi intelektual i shquar i fushatës së LSI në Korçë Berti Qerosi, ashtu siç pritej ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek Monika Kryemadhi, kryetarja legjendare e partisë së burrit të saj Ilir Meta.

Në takimin e fundit që pati Mona me Bertin duket se ngrohtësia, dashuria, fjala, magjepsja ndaj vlerave intelektuale dhe kapaciteteve gjeniale të Berti Qerosit do të kishin kaq shumë efekte tek Mona, askush nuk e besonte.

E pra, kështu ka ndodhur. Pas një bisede të gjatë ?kokë më kokë?, ku janë shqyrtuar dhe janë diskutuar emër për emër kandidatët për deputetë, strategjitë elektorale, sukseset e pafundme që po ndodhin në Korçë, shpresën e madhe që ngjall Berti Qerosi si lider shpirtëror, i zgjedhuri i Monikës në rajonin e Korçës.

Më në fund edhe Monika nuk rezistoi më. Pasi zhvilloi disa takime sipas axhendës së përcaktuar nga Berti, Mona ka publikuar efektin e takimit me të. Nga një Mona që kafshonte veshë e godiste me çizme, është kthyer në Mona partizane. Asaj i janë kujtuar tingujt e filmit ?Dimri i fundit? dhe me muzikën e tij brilante, ajo ka shoqëruar takimet e saj. Puth këtë e puth atë, puthu këtu e puthu aty, nuk dihet sa Covid ka shpërndarë dhe sa njerëz do vdesin pas takimeve me Monën, por mësohet se ajo ka thënë: Berti Qerosi më la gjurmë të pashlyera nga takimi me të, prandaj le të vdesi kush të dojë, le të rrojë kush të dojë, Berti Qerosi do jetojë./CNA.al

Lajmet e fundit nga