LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E ke marrë veten në qafë”/ Arta Bajrami thumbon këngëtarët shqiptarë për klikimet

19 Shkurt 2021, 14:38, Lifestyle CNA
“E ke marrë veten në qafë”/ Arta Bajrami thumbon

Këngëtarja Arta Bajrami ka bërë disa postime në rrjetet sociale ku nëpërmjet këngës më të re të Rita Orës thumbon këngëtarët e tjerë shqiptar.

Arta ka ironizuar duke marrë shembull klikimet e këngës së re të Ritës, duke thënë se po të ishte në Shqipëri apo Kosovë do të kishte kapur miliona klikime për 24 orë.

?Rita e ka marrë vetën në qafë që është e njohur globalisht sepse sikur të ishte e njohur vetëm në Kosovë dhe Shqipëri do kalonte pa problem 1 milionshin për 24 orë?, shkruan ajo duke shkkatuar reagimn e fortë të komentuesve të cilët e kanë keqkuptuar deklaratën e saj.Më tej ajo sqaron se kjo ishte një ironi dhe se si të gjithë shqiptarë edhe ajo është krenare për arritjet e Rita Orës.

?Një sqarim lidhur me një postim timin në instagram para disa ditësh.

Më rastisi të shikoj këngën e re të Rita Orës dhe ajo që më ra në sy ishte se për 24 orë kishte marrë rreth 300 000 klikime në YouTube. Pastaj lexova se po e njejta këngë kishte përfunduar në vendin e parë në toplistat në UK si dhe EP-Bang (mini albumi ku ndodhet kjo këngë) po ashtu ishte renditur në vend të parë në UK si dhe në vendin e pestë në nivel global.

Dhe pyetja që i bëra vetës ishte: si është e mundur një gjë e tillë kur disa artistë shqiptarë mbledhin me lehtësi 1 milion klikime për 24 orë? Dhe pastaj me sarkazëm thash: ?Rita e ka marrë vetën në qafë që është e njohur globalisht sepse sikur të ishte e njohur vetëm në Kosovë dhe Shqipëri do kalonte pa problem 1 milionshin për 24 orë.

Kjo mjaftoj që të më vërsulen me sharje, me fyerje, me nënqmime etj etj. Portalet zgjodhën të përdorin tituj bombastik, duke nxjerr nga konteksti krejt postimin tim dhe Arta brenda natës, në sytë e masës, u bë ?kritikuesja e Ritës?.

Çfarë të bëj unë tani? Tu spjegoj njrëzve se çfarë është SARKAZMA? Po të dëshiroja tu jap shkollë njerëzve, do isha bërë mësuese e jo këngetare. Kaq nga unë për këtë temë dhe siç thotë populli ?kush është bektesh e merr vesh?. Sepse në këtë vend, në këtë shoqëri, në këtë mentalitet, mëkati më i madh është të thuash të vërteten, ose të zbulosh gënjeshtrën.

P.S. Rita për mua, si për shumicën e muzikëdashësve në botë, është një yll që ndriçon fort gjith globin tonë, duke na bërë sidomos neve shqiptarëve një nderë te madh në botë?, ka shkruar Arta Bajrami në postimin e saj”, shkruan ajo në postimin e saj./ CNA.al

 

 

A post shared by Arta Bajrami (@iamartabajrami)

Lajmet e fundit nga