LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do e marr edhe dozën e dytë të vaksinës”/ Pipero tregon kur do të ulet kurba e infektimeve

19 Shkurt 2021, 13:06, Lifestyle CNA
“Do e marr edhe dozën e dytë të vaksinës”/

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero shprehet se në gjysmën e dytë të muajit mars do të ketë ulje të shifrave të të prekurve me Covid-19.

Parë në një prizëm optimist, Pipero shprehet se vendi ynë mund të shohë “bishtin” e pandemisë në fundin e vitit dhe këtë mendim të tij e mbështet në disa fakte.

“Deri nga gjysma e dytë e marsit, këto do jenë shifra, besoj nga gjysma e dytë e marsit do të fillojë të bjerë numri i rasteve, jam  bindur që do fillojë dyshesa, që shpresoj që të mbyllet në fund të viti, duke besuar që një pjesë e qytetarëve, infektohet, një pjesë vaksinohet, një pjesë e kanë kaluar dhe në fund të vitit do jetë bishti i pandemisë. Shpresoj fort që gjysma e dytë e marsit do të fillojë rënia e numrave”, tha Pipero për ?Report Tv?.

Mjeku, i cili u infektua pasi mori dozën e parë të vaksinës, u shpreh i gatshëm se do ta marrë edhe dozën e dytë.

“Opinionet e studime nuk ka, janë të ndara edhe në raport me dozën e dytë, dominon mendimi që doza e dytë duhet bërë për të plotësuar imunimtetin. Imuniteti që le COVID-i në vetëvete është më e plotë, por të mbron vetëm nga COVID, ndërkohë vaksina mund të të mbrojë edhe nga shtamet e tjera apo viruset mutant tashmë në qarkullim. Edhe pse thonë që vetë infektim mund të konsiderohet si dozë e dytë, dominon mendimi që doza e dytë duhet bërë në javën e gjashtë, pasi 2 javësh që je negativizuar, edhe unë do e bëj”, tha Pipero./CNA.al

Lajmet e fundit nga