LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

AstraZeneca më shumë efekte anësore se Pfizer/ Ankohet autoriteti shëndetësor

19 Shkurt 2021, 11:09, Kosova & Bota CNA
AstraZeneca më shumë efekte anësore se Pfizer/ Ankohet autoriteti

Autoritetet shëndetësore në disa vende evropiane po përballen me rezistencën e punonjësve të shëndetësisë për të marrë dozat e vaksinave të AstraZeneca-s, për shkak të efekteve anësore të saj.

Autoritetet shëndetësore në dy rajone të Suedisë kanë vendosur të pezullojnë programet e vaksinimit, në mënyrë që të mos kenë mungesa të punonjësve, për shkak të efekteve anësore si temperatura e lartë dhe dhimbjet e kokës.

Në Gjermani, punonjësit e shëndetësisë kanë bërë rezistencë në mënyrë masive ndaj vaksinimit.

Sipas një zyrtareje për komunikimin në spitalin Saint-Lo në Normandi të Francës, AstraZeneca shkakton më shumë efekte anësore sesa vaksina Pfizer.

Por, për zëdhënësin e AstraZeneca-s, këto janë reagime normale dhe të pritshme të vaksinës, ashtu siç edhe ishin të parashikuara nga testimet paraprake dhe të cilat mund të zgjasin deri në 12 orë./CNA.al

Lajmet e fundit nga