LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi sekret i qeverisë/ Oligopol 10 vjeçar për gjurmimin dhe fiskalizimin e karburanteve

18 Shkurt 2021, 21:53, Politikë CNA
Vendimi sekret i qeverisë/ Oligopol 10 vjeçar për gjurmimin dhe

Qeveria ka miratuar në fund të dhjetorit një vendim, i cili instalon një oligopol 10 vjeçar për gjurmueshmërinë dhe fiskalizimin e karburanteve duke sjellë praktikisht një taksë të re private, të cilën qytetarët do ta paguajnë në çmimin fundor të naftës. Vendimi më titull, ?Për Përcaktimin e Metodologjisë dhe Procedurave të Monitorimit të Qarkullimit në Fushën e Hidrokarbureve? është mbajtur sekret dhe nuk është publikuar as në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave as në Fletoren Zyrtare. Por Syri.net ka mundur të sigurojë një kopje të aktit, i cili i hap rrugë koncesionit të fshehtë të radhës, që do u marrë taksapaguesve shqiptarë dhjetëra milionë euro të tjera në vit.

Vendimi i qeverisë detyron të gjitha kompanitë e tregtimit të karburanteve që të instalojnë një sistem elektronik të kompjuterizuar për regjistrimin dhe qarkullimin e karburantit, në çdo hallkë deri në shitjen me pakicë tek konsumatori. Pra ky vendim rrëzon sistemin aktual të kasave, që përdorin karburantet duke e zëvendësuar me një sistem të ri kompjuterik, i cili do të gjurmojë lëvizjen e karburantit si dhe do të lëshojë faturën për çdo transaksion, e cila I përcillet në kohe reale tatimeve.

Oligopol

Të drejtën për të instaluar sistemin e ri kompjuterik tek pikat dhe depozitat e karburanteve do ta kenë vetëm 3 shoqëri. Këto shoqëri do të liçencohen nga një Komision i Përbashkët me punonjës të AKSHI-t dhe Tatimeve. Liçenca e tyre do të ketë një afat 10 vjeçar.

Në vendimin e miratuar qeveria ka vendosur dhe kriteret që duhet të përmbushin kompanitë, të cilat do të marrin autorizimin për të instaluar dhe okfruar shërbimin e fiskalizimit për shoqëritë e karburanteve. Sipas vendimit, shoqëritë duhet të kenë të paktën 20 punonjës, nga të cilët një pjesë duhet të jenë të çertifikuar për konfigurim dhe mirëmbajtjen e pajisjeve matëse të karburanteve.

Po kështu, për të marrë liçencën shoqëritë duhet të kenë patur një xhiro mesatare prej 30 milionë lekësh në tre vitet e fundit si dhe të kenë të paktën dy punonjës të diplomuar si inxhiniera nafte.

Kriteret e përcaktuara në vendim duken qartazi kufizuese dhe me sa duket synojnë që ta çojnë këtë biznes të ri në duart e kompanive të paracaktuara. Përtej kësaj, mbajtja e fshehtë e vendimit duke mos e publikuar atë, përveç luftës së brendshme brenda maxhorancës se kush do të marrë llokmën e radhës, synon që t;u japë avantazh kompanive, të cilat me sa duket janë piketuar.

Biznes miliona euro

Gjurmueshmëria dhe fiskalizimi i karburanteve është një biznes që do të marrë milionë euro në vit nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Miratimi i vendimit sekret në qeveri, synon që këtë biznes ta mbyllë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Bëhet fjalë për një treg të mbyllur 10 vjeçar, i cili praktikisht vendos taksën e tetë mbi karburantet dhe të katërtën private. Qeveria po nxiton të mbyllë pazaret e fundit përpara zgjedhjeve, të cilat çimentojnë miliona euro me ligj në duar të kompanive private, pas të cilave qëndrojnë gjithmonë njerëz të lidhur me pushtetin. Qytetarëve shqiptar u mbetet vetëm të paguajnë sërish pazarin e radhës mbi karburantet, pas markimit, skanimit dhe kontrollit të pompave. Të gjitha koncesione ose kontrata monopol që marrin para përmes forcës së ligjit nga konsumatorët për t?i çuar në llogari private./Syri.net

Lajmet e fundit nga