LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tapeti hibrid, nis rigjenerimi i fushës së “Air Albania”-s

18 Shkurt 2021, 14:05, Sport CNA
Tapeti hibrid, nis rigjenerimi i fushës së “Air Albania”-s

Shqipëria do të luajë më 28 mars ndeshjen e parë në shtëpi për kualifikueset e Botërorit ?Katar 2022? dhe në stadiumin ?Air Albania? ka nisur puna për të rigjeneruar fushën në gjendjen më të mirë. Teksa ditët e fundit edhe Tirana u përfshi nga reshjet e dëborës, u prit disa ditë derisa kushtet atmosferike të qetësohen dhe të shkrihet dëbora mbi fushë.

Së fundmi, në stadiumin ?Air Albania? ka nisur punën kompania që në muajin prill do të vendosë edhe tapetin me bar hibrid. Deri më 20 mars, fusha do të kalojë disa procese intensive trajtimi, për të bërë të mundur që fusha me bar natyral të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme ndaj Anglisë.

Kësisoj, fillimisht do të bëhet korrja ekstreme e barit aktual, do të bëhet më pas pastrimi me makineri i të gjitha fijeve ?të vdekura?. Më tej, do të trajtohet fusha me farë dhe rimbjellje në pjesën më të madhe të saj. E në fund, do të ketë edhe një mbulesë plastike për periudhën deri në 20 mars.

Kompania, me specialistët e saj, ka marrë përsipër që të rigjenerojë fushën në gjendjen më të mirë, duke vënë në zbatim edhe sistemin e ngrohjes me llamba si dhe ventilatorët që shërbejnë për ajrosjen e duhur të stadiumit, çka shërben në procesin e rritjes së barit.

Lajmet e fundit nga